Musa Fratari lindi ne Maj 1911,ne fshatin Fratar,te Rrethit te Permetit,ne nje familje me tradita te hershme Atdhetare,fisnike,qe ka luftuar brez pas brezi, dhe ka derdhur gjak, per lirine e Shqiperise, e lidhur me LANC-in.Musa Fratari,luftetari internacionalist,do te behej bir i denje,vazhdues i traditave te larta Atdhetare, i familjes Kame,i mbare Deshnices, Permetit e gjithe Shqiperise.Emri i tij do te ishte simboli i kushtrimit te djalerise Shqiptare,per tu ngritur ne kembe, per te luftuar me arme ne dore kunder fashizmit qe kishte pllakosur Spanjen, dhe i kanosej me zjarr e me hekur edhe Shqiperise,per te cfarosur njerezimin. Musa Fratari,qe ne moshe te re nguliti urrejtjen kunder bejlereve,ishte anti zogist,dhe ne gjakun e tij,velonin idete revolucionare,antifashiste Demokrate,me ndjenja te larta Atdhetare,per lirine e Shqiperise,dhe te popullit te tij.Ai kreu shkollen fillore ne fshatin e lindjes,shkollen plotore ne Permet,vazhdoi mesimet ne Liceun e Korces.Jeta e Musait,ne vitet qe pasun, 1931-1938,u zhvilluan me nje vrull te madh,duke ndjekur rrugen revolucionare te kohes.Ai menjehere perqafoi idete perparimtare, luftoi kunder regjimit feudo-borgjez te A.Zogut.Bashke me Riza Ceroven mori pjese ne kryengritjen e Fierit ne gusht 1936.Xhandaret e kerkonin per ta arrestuar,por nuk e gjeten dot. Ai qendroi disa dite mesues ne Pojan te Korces,ku dhe aty e ndoqen dhe shkoi ne Fratar.Me pas ai u vendos ne Tirane dhe vazhdoi studimet ne shkollen Ushtarake.Ne vjeshte te vitit 1930, shkoi Student per te kryer studimet e larta ne Akademine Ushtarake,te Modenas, ne Itali.Pas nje viti studimesh,per aresye te ideve te tij perparimtare,revolucionare,Demokratike, antifashiste,qe manifestonte cdo dite,u perjashtua nga Akademia, dhe e sjellin ne Shqiperi.
Mbreteria duke patur frike nga keto mendime, dhe veprimet e tij patriotike, anti rregjimit ne fuqi, e izoloj ne fshatin e lindjes Fratar- Permet, pa te drejte qarkullimi asgjekund.Internimi ne zonen e Permetit,ishte njekohesisht nen mbikqyrrjen e rrepte te komandes vendore.Musai, ne kete kohe, duke pare varferine e tejskajshme ,shtypjen dhe shrytezimin obskurantis,ju shtuan edhe me shume urrejtejet ndaj rregjimit te zogut.Ai nderkohe po burrerohej e po cfaqte cilesite e virtytet e tij,me te larta perparimtare.Musai,u ngrit dhe luftoi me force kunder fashizmit.Ai kishte kulture perendimore,dhe zoteronte gjuhet Italisht, frengjisht,prandaj priste dhe momentin te ndeshej me regjimin ne fuqi.Keshtu ndodhi me Mars te vitit 1936,ne krye te bashkefshatareve te vet ne shpellen e Fratarit, ai ndeshet me te deleguarit e Tepelenes e Klecyres, qe kerkonin, forcerisht e kunder protestave te popullit te Fratarit,qe rruges se re qe i lidhte me Kelcyren, ti vinin emrin e zogut.Musai, si antizogist, patriot e perparimtar,ne krye te fshatareve te vet,mbajti nje fjalim te rendesishem, ku midis te tjerash tha :”Vullneti yne eshte kunder monarkise,prandaj dhe rruges se re i veme emrin “Rruga e Vullnetit”,Kete ai e gdhendi mbi shpinen e nje shkembi. Me 1936, kur populli Spanjoll,ngriti flamurin e luftes kunder fashizmit,dhe atij nderkombetar, per mbrojten e lirise e demokracise.Lufta e Spanjes mobilizoi dhe antifashistet shqiptare.Ata shihnin tek kjo lufte,dhe shpetimin nga fashizmi,te Shqiperise.Me gjithe pengesat e paraqitura nga qeverite reaksionare,ne ate kohe dhjetra mijera vullnetare antifashiste nga 53 vende te Botes,shkuan ne Spanje per te luftuar ne krah te popullit Spanjoll kunder fashizmit. Nga qindra antifashiste shqiptare,qe kerkonin te shkonin vullnetar ne Spanje,vetem disa dhjetra munden te kapercenin pengesat e qeverise zogiste,duke perballuar rreziqet e udhetimit ilegal e te larget,arriten ne Spanje ku u rreshtuane ne Brigadat Internacionale. Musa Fratari,mori porosite e Babait te tij Ali Kame:Ti behej rruga e mbare,te luftonte si trim,te shkelqente si luftetar internacionalist,dhe Pushka tu befte Top”. Perballoi veshtiresite e shumta,deri sa kaperceu kufirin dhe arriti ne France,ku zhvilloi veprimtari revolucionmare dhe bashkepunoi me Halim Xhelon,Ali Kelmendin,dhe shoke te tjere antifashiste.Ai shkoi nga Paris,ne Spanje, ne kohen kur fashizmi ishte ne kulmin e egersise kunder popullit Spanjoll.Atje Musa Fratari, u bashkua me antifashistet e tjere Shqiptare si:Petro Marko,Mane Nishova,Xhemal Kada,Mehmet Shehu,Ramiz Varvarica, Asim Vokshi, Muco Podgorani, Sabri Lumani Katundishta,Feti Bubesi etj.Aty ai takoi dhe villain e tij Sulon, qe emigroi ne France mbi 10 vjet,dhe mori prej tij,urimet per rruge te mbare. Musa Fratari, dhe bashkeluftetaret e tjere Shqiptare, u bashkuan e u rreshtuan ne Batalionin e 4-te te Brigades se 12-te Garibaldi.Ai u shqua si luftetar trim,qe sulmonet i pari,nuk dinte sec ishte rreziku,me zerin e tij kumbues u jepte zemer luftetarve te tjre, duke thirur:Perpara,per ta zhdukur e varrosur bishen fashiste, mori pjese ne beteja te pergjakeshme.Beteja e Lumit Ebro, ishte nje nga me te ashperat,qe filloi me 25 Korrik dhe mbaroi me 15 Nentor te vitit 1938, ku shtrihej ne nje front prej 100 km.Musai,ishte ne krye te Kompanise qe kaperceu Lumin Ebro.Ne fazen e ofensives, ne betejat me te ashpera luftarake,ai u caktua Komandat i skuadres mitralere,ne kompanine e tij. Ne betejen legjendare te Korberes, ne kulmin e ofensives fashiste,Musai luftoi si luan,me heroizem,pa luajtur nga istikami.Prane kishte shokun e tij,italian Mario,qe e furnizonte me municion.Aty ne brigjet Ebros, ne istikam, nen bresherine e predhave, te avioneve, te topave dhe mortajave, te fashizmit, Musai luftoi me trimeri te rralle,aty me 25 Shtator 1938,ra heroikisht, bashke me Marion, luftetari shqiponja e maleve, i goditur nga nje predhe e artilerise fashiste,Ai duke thirrur:Perpara, te cfarosim bishen fashiste, rrofte Liria,Rrofte Spanja,Rrofte Shqiperia,e dha jeten per lirine e popullit Spanjoll,dhe per Shqiperine.Shoket e kompanise,munden ti mernin trupat e tyre, dhe i varrosen bashke.Me gjakun e tij vaditi token spanjolle,me gjakun e tij, u perzje ujet e lumit Ebro.Musa Fratari,u be i pavdekshem, u be simboli i luftes internacionale per liri,dhe mbeti per jete nje flakadan,nje yll e pishtar,qe nuk shuhet kurre,qe do te ndricoje gjithe jeten,duke i percejelle Shqiperise, rinise dhe popullit Shqiptar mesazhet e lirise e Demokracise,Bir i Permetit,e gjithe Shqiperise.Ne luften e Spanjes kunder fashizmit rane duke luftuar heroikisht dhe bashkeluftetare,te tjere te Musait,si:Xhemal Kada, Asim Vokshi, Ramiz Varvarica,Zef Hoti,Thimio Gogozoto,Daut Muco Podgorani etj,ne betejat heroike luftarke,te Madritit, Barcelones,Valencias,buze lumit Ebro.Lufta e perbashket ne Spanje,i forcoi edhe me shume lidhjet miqesore,midis luftetareve antifashiste dhe popujve, te ardhur nga vende te ndryshme. Lajmin,per renjen herikisht ne luften e Spanjes,familja e Musait,ne Fratar,e ktheu ne force e perkushtim,per popullin e Atdheun,per lirine e Shqiperise.Bashkefshataret, deshperimin e perjetuan me vargje.Baba Ailu, dhe Nene Xhemilja, heroizmin legjendar, te djalit te tyre e kthyen ne kengen: Ike o Musa ike/, Me vapor e me kaike/,Ne Spanje vajte zbrite/,Aty je ne Ebro te “shkrete”/, “Luftove sa deshe vete”/,”Luftove sa Ti dhe jete”/.Kjo kenge kendohet dhe sot e kesasj dite,ne Fratar,ne Tirane dhe kudo qe ndodhen bashkefshataret,e kesaj familje,luftetaresh legjendare,qe luftuan,ne te gjithe kohet,per lirine e Shqiperise.Musa Fratarin,qe dha jeten ne altarin e lirise kunder fashizmit,populli e ka ngritur ne Piedestalin e Heroizmit, te trimerise,te shembullit dhe vetmohimit te luftetareve shqiptare,qe luftuan heroikisht,e dhane gjakun e tyre,ne lufterat Shekullore per lirine e Shqiperise.
Prinderit e tij, Ali Kame dhe Xhemile Kame,linden, rriten, edukuan e mekuan tek 5 djemte dhe 2 vajzat e tyre:Kame Ali,Musa Kame Fratari,Fadil Kame,Skender Kame,Sulo Kame,Diturine e Tushen,me frymen e traditave te larta Atdhetare,te perkushtimit per popullin e Atdheun e tyre.
Babai i tyre Ali kame, ka lindur me me 1879, ne Fratar.Ai ka qene figure e degjuar,e shquar,i dashur i mencur, fisnik, trim e dinjitoz, mikprites e bujar i madh, i ndershem,i drejte,punetor, me prestigj te larte e reputacion te gjere,i guximshem,me karakter te forte,Atdhetar,i pjekur,optimist, kishte maredhenie te shkelqyera me bashkefshataret,me fshatrat per rreth,me bashkeluftetetaret, miqte dhe shoket,ne Treven e Permetit, ne trevat per rreth, e ne gjithe Shqiperine.Ai u lind dhe u rrit ne nje kohe te rilindjes Kombetare,u brumos e u kalit,qe ne rinine e tij, me ndjenja Atdhetare,me vendosmerine dhe perkushtimin per ceshtjen e Atdheut,per lirine e Shqiperise,ka dhene nje kontribut te madh si luftetar,burre i mencur e personalitet i shquar, organizator e luftetar per mbrojtjen e Atdheut nga hordhite otomane.Ka marre pjese ne Shpalljen e Pavaresise dhe ngritjen e Flamurit tone Kombetar nga Ismail Qemali dhe Patriote te tjere,ne Vlore me 28 Nentor 1912.Ka marre pjese ne levizjet kombetare, dhe luftetar ne Cetat Patriotike per lirine e Shqiperise.
Ali Kame,kur doli ne mal Komit,ishte bashke me bashkefshataret e bashkeluftetaret e tij:Cacul Shabani, Muco Ramizi, Isa Hysen Hoxha, Rakip Caco etj,dhe u bashkua me Nexhip Benjen, u grumbulluan ne Fratar,te vendosur ne qellimin e tyre,per te larguar administraten Turke nga Permeti.
Me 1912,pas clirimit te krahinave,aksioni me i madh kunder pushtuesve turq, ishte lufta e Permetit. Me 13 Gusht 1912,Luftetaret e Cetes se Spiro Ballkamenit,Nexhip Benjes.Mendu Zavalanit,Mehmet Pavarit,e Servet Frasherit,si dhe mjaft vullnetare te tjere nga viset e Permetit, rrethuan dhe hyne ne qendren e Permetit.Me 14 Gusht 1912,Luftetaret, trima te mbeshtetur nga qytetaret sulmuan sarajen.Spiro Ballkameni, Nexhip Benja, Xhemal Malindi dhe Ali Kamja,hyne nga muret brenda ne saraje,kapen te gjalle kajmekamin, e perzune ate,me forcen e armeve.Me 14 Gusht 1912,u ngrit Flamuri Kombetar ne Kullen e Qytetit te Permetit.Me 25 Nentor 1912, shpallen pavaresine e Permetit.Ali Kamja,mori pjese ne shume kuvende,si ne Frasher,Permet,e tj.Ai u shqua si luftetar, Komandat e organizator i mencur e trim.
Clirimi i Permetit, shenon njeheresh,edhe clirimin e gjithe treves se Permetit,nga luftetaret e lirise ndermjet te tjereve cilesohen si:Bilal Alipostivani,Hajredin Tremishti,Ali Kame, Xhemal Malindi,Isuf Imami,Sulejman Nikollari,Mantho Melani,Myrteza Panariti,Sherif Duckallari,Hasan Mehmet Tolari,Jano Xhoga, Vesel Rustemi,Hasim Taullai etj.
Me 1913-1914,Ali Kame,ishte ne ballet e luftes,kur shovenisteve,andareve greke,qe vershuan si bisha,ne viset e Shqiperise jugut.I vune zjarrin Deshnices,bene barbarizmat me cnjerezore,shfarosen bagetite,dhe cfar gjeten perpara.Vete Ali Kamen, greket e varen te trau i shtepise,dhe nuk ja moren dot armen, nuk e mposhten dot kete luftetar te vendosur.Ai mori pjese ne luften e Vlores me 1920,kunder pushtuesve italiane,ne Revolucionin Demokratik te Qershorit 1924,si luftetar, dhe u vu ne mbrojte te Qeverise se Fan Nolit.Ai do te ishte organizator e pjesemarres ne levizjet popullore antizogiste,kunder rregjimit shtypes,feudal,e shfrytezuesve bejlereve e agallareve,qe i pinin si shushunje gjakun popullit.
Familja Ali Kame, familjarisht e priten me urrejtje, dhimbje e pushke okupimin fashit te vendit me 7 Prill 1939.Per ata,erdhi dita qe do te perkushtohershin,do te luftonin e do ta grinin akoma me lart traditen e luftes e te Atdhetarizmit,heroizmin dhe gjakun qe derdhi biri i tyre Musa Fratari,ne luften e Spanjes,kunder bishes fashsite,qe tashme kishte pllakosur e Atdheun e tyre te shtrenjte Shqiperine.
Familja e Ali Kames,familjarisht u perfshi qe ne fillim ne vitin 1942, ne LANC.Shtepia e tyre u be nje baze e rendesishme,dhe qender e fuqishme, e luftes per liri.Aty u strehuan e vepronin,Partizane dhe drejtues te luftes per liri si:Mustafa Matohiti,Shefqet Peci,Haki Toska, Mehmet Shehu,Tahir Kadare, Mestan Ujaniku,Lumo Pavari,Meleq Gosnishti,Gezim Kuci(Birce Sinemati), Skender Malindi, Iljaz Sevrani Kahreman Ylli,Myslym Keta,Adnan Qatipi, Xhako Kajca, Feti Bubesi, Myrteza Xhani, Adem Daja,Et-hem Xhani, Bexhet Mema,Shaban Idrizi,Qemal Hoxha,Kico Ngjela, Hajro Haxhia, Rustem Haxhia,Gogo Kozma,Dashnor Mamaqi, Muharem Mane Kuqari, Musa Mane Petrani, Adil Prishta, Niazi Cepani, Petrit Dume, Petrit Radovicka etj.
Ne shtepine e familjes Ali Kame,u strehuan ilegalet,u grumbulluan e u shperndane per Partizanet:Arme, municine,ushqime e veshmbathje.Aty beshim mbledhjet, beheshin kuvendet, merreshin vendimet per LANC-in, beheshin e shperndaheshin, Komunikatat, traktet, Buletinet per sukseset e luftes, mbaheshin lidhjet me fshatrat e tjera per rreth:Te Deshnices,me Permetin, Odricanin, Kelcyren, Skraparin, Kolonjen, Tepelenen, Zagorien,Gjirokastren etj.Nga familja Kame,8-burra e gra:Ali Kame, Kame Ali, Fadil Kame, Skender Kame, Merjeme Kame, Neke Kame, Zenepe Kame, Lule Kame,me arme ne dore,dolen ne mal,u rreshtuan ne Cetat, Batalionet e Brigadat Partizane,e ne forcat Territoriale,luftuan me trimeri kunder okupatoreve nazifashiste.Edhe grate e kesaj familje mbanin pushken ne krah.Ata luftuan me trimeri,per clirimin e Shqiperise,me 29 Nentor 1944.Fadili,doli Partizan,ne fillim Komandat i Cetes “Deshnica”,e me pas Komandat i Batalionit “Naim Frasheri”, ku fuftoi me trimeri per clirimin e Vendit deri ne Vishegrat.
Ali Kame,mbante lidhje me bashkeluftetaret, miqte e shoket e tij, me Sulejman Nikollari,me te cilin kishte maredhenie te ngushta miqesore, familjare, vellazerore, ( me 1937 ai ndroi jete),me Sherif Duckallari,Mustafa Jaupllari e tj.Ai gjate LANCI-it,mbante maredhenie me bashkeluftetaret e tjere te cetave Patriotike si:Xhelal Elezi, Xhemal Malindi, Xhako Kajca, Hasan Merkuri, Koco Xhani, Qirjo Dhimarko,Hasan Mehmeti Tolari, Shuaip Harka,Koco Stefani e Jani Jorgji ne Odrican, Musa Bejko, Veli Gostomicka, Zeqir Tako, Rakip Caco,Fetah Bundo, Hasim Xhako, Vesel Rustemi,Hasim Taullaj, etj,te cilet ishin lidhur dhe jepnin kontributin e tyre te madh per fitoren e LANC,ne zona te Permetit.Ali Kame,shkoi ne mbledhje e kuvende qe u bene per krijimin e Cetave,Batalione e Brigadave Partizane,si ne Deshnice,Kajce,Gorice me 21 Mars 1943, Permet, Kelcyre etj.
Ali Kame, mbas clirimit te vendit me 1945,u zgjodh Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te ish Rrethit te Klecyres, dhe ne forumet e oranizatave shoqerore.Ai ndroi jete me 26.8.1953.Sipas amanetit te tij,u varos me kengen:”Te lutem o balta e varrit/, mos ju rendo Shqiptarit/, nga djemte, bashkefshataret, bashkeluftetare, miq e shoket e tij, qe moren pjese ne cermonine e percjelljes se tij per ne banesen e fundit.
Kame Ali,eshte djali i madh i familjes Kame,e vellai i madh i Musa Fratarit.Kamja lindi me 1902,ai u mekua ushqye, e brumos me traditat e familjes se tij te Atdhedashurise, te perkushtimit per popullin e Atdheun,per lirine e Shqiperise. Kame Ali, ky emer i degjuar, i nderuar e respektuar ne Deshnice dhe gjithe Rethin e Permtit.Gjate LANC-it, udheheqja e luftes, e ngarkoi ate, te luftonte, te qendronte e te punonte ne Teren,ne Deshnice e gjithe Permtin,per te ngritur rinine dhe masat e njerezve ne lufte kunder okupatoreve nazifashiste per clirimin e vendi.
Kame Ali,me trup te shendoshe,me Pushken ne dore,me gjerdanin e fishekeve e revolen ne brez,do te shkonte ne te kater anet e Deshnices, diten e naten,ne Permet, Kelcyre, Odrican, Kajce etj,per te propoganduar LANC-in,per te ngritur masat, djemte e Deshnices ne lufte.
Kame Ali, mori pjese me mbledhjen e Gorices si perfaqesues i popullit,me 21.3. 1943,ku Mustafa Matohiti,udhehqes i luftes per liri, e demaskoi Ali Bej Klecyren, qe kishte ardhur te mashtronte,popullin e Deshnices, Aty dhe ne mbledhjen e Hauzit te Podgoranit,ai u thye dhe iku ne panik.Ne keto mbledhje kumboi fuqishem dhe zeri i Kame Aliut,te cilin populli e degjonte me vendje, me respekt e besim ne fitoren e luftes.Ai ishte politikan, orator, diplomat, organizator e luftetar. Kishe maredhenie te shkelqyera me te gjithe popullin,qe shikonte ate ne sy,goje embel, i pjekur, i perqendruar, masovik. Ai u prit nga familjet e Deshicareve, si njeriu i mencur, i zgjuar, Trim, inteligjent, me integritet, te larte e reputacion te gjere ne popull.Kame Ali, u be Komandat e Komisar,i dashur.Ai dinte te komunikonte me njerzit, tu rrokte zemrat dhe mendjet e tyre, me besimin e pa tundur tek ky prijs e udheheqes popullor,qe kurre fjala e tij nuk u be dysh.
Kame Ali,punoi me guxim,vullnet e vendosmeri,i pa lodhur,per ngritjen e Keshillave Nacional Clirimtare,Grupet Edukative,e organizatat e rinise Antifashiste,dhe Keshillave te Gruas Antifashite, ne te gjithe Deshnicen, e ne zona te tjera te Permetit.Te cilat ishin pefaqesuese te vetme te pushtetit te popullit te dale nga gjiri i luftes per liri.Ai do te shkonte ne mbledhje e takime ne Keshillin Krahinor,si Anetar i tij,ne Komanden e Vendit ne Zhepove, ku do te conte zerin e masave, dhe merte detyrat,per te ardhmen per luften kunder okupatoreve.
Kame Ali,ishte nje Personalitet,nga figurat e shquara ne Deshnice e Permet.Me 21 Korrik 1943, ne Fratar u krijua Ceta Partizane “Riza Velcishti”, aty Kamja u zgjodh Komandant i saj,dhe Muharrem Kuqari Komisar.Me pas Kame Ali, u caktua Komandat i Batalionit Territorial te Deshnices,njesi keto qe i drejtioi e udhehoqi me sukses, gjate gjithe aksioneve luftarake,per clirimin vendit.Ai me shoket e bashkeluftetaret, mori pjese ne betejen luftarke me 2 Korrik 1943,kunder garnizonin fashist Italian ne Kuqar te Klecyres, arriten me sukses fitoren, e asgjesuan ate, dhe cliruan fshatrat e zones per rreth.Me 15 Nentor 1943,ka marre pjese ne luftimet kunder gjermaneve, ne Nishice, te Skraparit, ne betejen legjendare ne Tenden e Qypit,me 19 Janar 1944,Ku Brigada e I.reS,shkroi epopene me te lavdishme, ne luften e Pacomiti,ne Qershor 1944,ne luften kunder gjermaneve,ne Operacionin armik te Dimrit e te Qershorit 1944,e aksione te tjera.Kame Ali,u shqua si luftetar trim,Antifashist i flakte,si udheheqes e organizator,me shembullin e tij,u printe masave ne aksionet lufatarake.Ai dha nje kontribut te madh,ne ndihme te Shtabit te Pergjithshem N.Cl.ne operacionin e Deshnices,ne Odrican, me furnizime me municion e ushqime,ne zhvillimin me sukse te Kongresit Historik te Permet me 24 Maj 1944.
Keshtu punoi, luftoi e bashkepunoi, Kame Aliu,me bashkeluftetare,aktiviste dhe antifashiste te tjere si:Kudret Caushi,Muharrem Caculi,Feti Bubesi, Rexhep Didini,Syrja Tahiri,Ferik Fezga,Syrja Sakollari,Xhako Kajca,Lumo Pavari,Eqerem Alia,Zylyftar Veleshnja, Arif Sakollari, Lima Abazi, Myrteza Xhani, Ibrahim Pashollari, Muharrem Mane Kuqari,Hysni Dragoi, Vesel Jaupllari, Gani Nikollari,Hazis e Shaqo Duckallari,Xhafer Cangollari,Sami Gremi Velcishti(Vellaj i Riza Velcishtit),Dr.Musa Ohri,Ethem Xhani,Rustem Caushi,Tajar Caushi, Resmie Tuku, Lule Duckalllari, Tare Fega,Niazi Cepani,Islam Anxhaku,Skender Saliaj,Peco Kagjini,Polikron Nano, Kozma Zoto,Medi Vila, Xhafer Serani,Ilmi Serani,Kaso Hoxha,Belul Arapi,Sefer Hoxha,Durro Kopo,Isa Qerimi,Teki Mehmeti,Qani Kule,Bedri Bezati,Isa Kalemi,Sali Bundo,Abas Demaj,Novrus Muhameti,Et-hem Selfo,Faik Fekollari,Ahmet Hasan Mehmeti,Asllan,Beke e Hajdar Zenuni-Alipostivani,Musa Mane,Qamil Male,Muhamet Beqiri,Xhelili Pashollari,Islam Rrapo,Shahin Aliu,Lame Lamcellari,Taip Kamani, Arshi Beqari,Ali Durro etj, deri ne fund per Clirimin e Shqiperise me 29 Nentor 1944.
Mbas clirimit te vendit,Kame Ali do te ngarkohej me funksione te rendesishme si:Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te Lokalitetit Kelcyre,pastaj Shefi Seksionit te Shendetesis dhe i Seksionit te Punes ne Komitetin Ekzekutiv te ish Rethit Kelcyre (1953-1956).Populli i Deshnices dhe i Permetit,e kane zgjedhur ate, perfaqesues te tij ne organet e Pushtetit,dhe forumet shoqerore: Kame Ali ishte zgjedhur Anetar i Keshillit Popullor,dhe Anetar i Komitetit Ekzekutiv te Rrethit,Anetar i Keshillit Popullor te Qarkut Gjirokaster N/Kryetar i FDSH, te rrethit te Permetit, Anetar i Plemiunit te Kom.Partise te Rrethit Permet e te Qarkut Gjirokaster.Ai ka qene delegat ne Kongrese.Me ngritjen e Koop.Bujqesore,Ai u zgjodh Kryetar i Koop.Bujqesore te Fratarit, detyre te cilen e kreu me dinjitet per 10 vjet rresht deri me 1965.Kame Ali,kishte arsimin fillor.Por ai kudo dhe kurdohere,ne veprimet,mendimet dhe punen e madhe si luftetar e aktivist shoqeror,do te tregonte se kishte mbaruar Universitete.Ai kishte edukaten e kulturen e Universitetit te jetes,te pa zevendesushem,qe e kaliten e brumosen, e lartesuan,e burreruan,e bene me emer, me integritet,e karakter te pa diskueshem,si luftetar e kuader me reputacion,gjithe jeten e tij.Ai, ishte punetor i madh,bujk i shquar dhe intelektual popullor.Ai urrente karjeristet, servilet, hipokritet, ciniket e dembelet.
Kame Ali, me 1967,doli ne Pension.Shteti i akordoi atij,Pension Patriotik.Per aktivitetin revolucionar,per meritat e perkushtimin e tij,gjate LANC.Presidiumi i Kuvendit Popullor te Republikes Popullore te Shqiperise e ka dekoruar ate me Urdhera dhe Medalje te Luftes e te punes.Edhe pas daljes ne pension ai nuk pushoi e nuk u lodh duke punuar si aktivist e Veteran i LANC-it, per edukimin patriotik te masave dhe te rinise.Ai mbrojti deri ne fund, idealet per cilat luftoi e punoi, gjithe jeten e tij.Emri, vepra e kujtimi i tij do te perkujtohen nga brezat, nga pasardhesit,nga bashke luftetaret, nga te gjithe ata qe kane njohur, kane punuar e jetuar me Kame Aline.
Kame Ali,u martua me Merjemen,nene shembullore,bashkeshorte e shkelqyer,fisnike, mikpritese, trime, dinjitoze,Aktivise,Atdhetare,e Patriote e shquar,nga nje familje fisnike nga Ballabani.Kamja e Merjema,kane lindur, rritur,edukuar, shkolluar e nxjerre ne jete 5 vajza dhe nje dajle:Lulen, Nimeten, Shegen, Sihariqen, Mejane e Zigur Kame.Te gjithe te shkolluar.Puonjne me devocion kudo,qe jane.Edhe vajza e tyre Shega, e martuar me Aktivistin e LANC- Kaik Fekollarin,prej vitit 1997,kane emigruar ne Florida te SHBA,ku shquhen si qytetare te Amerikes ne pune e ne jete,Ata jane krenare,per Prinderit e tyre, te dashur,bashkeshorte te shkelqyer dhe prinder shembellore.Kame dhe Merjema, me 1976,u vendosen familjarisht ne Qytetin e Tiranes,bashke me djalin e tyre familjarisht, qe ishte transferuar, me detyre ne Tirane.Edhe ne Tirane, Kame Aline, vinin e takonin, cmalleshin me te,shume bashke qytetare nga Fratari,Deshnica e Permeti, bashke luftetare, kuadro e Veterane te luftes.Jemi krenare, thote nusja e djalit te tij-Zigurit, Bukuria,per babane Kamen e Nenen Merjemen,te nderuar,te dashur,e te perkushtuar,per popullin e Atdheun.
Kame Ali,u nda nga jeta me 29.12.1990,ku la pas, pasardhes,te denje e perkushtuar, Atdhetare e patriote te shquar.Emrin,figuren,vepren e shquar,dhe kujtimi i tij,do perkujtohen, nga brezat,do te frymezohen e perkushtohen gjithe jeten per ti dale zot popullit e Atdheut-Shqiperise.Kurse shoqja e tij e Jetes Merjema, u nda nga jeta 7, vjet me pare, ne vitin 1983,gje qe e trishtoi Kamen, dhe familjen.
Te gjithe femijet e tyre,kane shkelqyer ne jete, kane krijuar e konsoliduar familjet e tyre dinjitoze.Djali i tyre i vetem,Zigur Kame,ka kryer studimet ne USHT,dhe eshte Diplomuar,per Ekonomist Finace.Ai u rrit,edukua,u brumos,me shpirtin e Atdhetarizmit, te familjes se tij, i perkushtuar per Popullin dhe Atdheun e tij.Ziguri u be nje kuader i njohu,i shquar, i nderuar e respektuar,ne Rrethin e Permetit, e ne gjithe vendin.Ai kreu me kopetence, me dinjitet e aftesi te shkelqyera detyra te rendesishme si Shef i Seksjonit te Finances,te Kontrollit,dhe u Zgjodh Sekretar i Komitetit Ekzekutiv te Rrethit te Permetit,e me pas Drejtor i Drejtorise te Kontrollit ne Ministrine e Financave,ku u shqua per perkushtimin dhe aftesite e tij ne detyra kaqe te rendesishme.Zigur Kame, eshte martuar me Bukurine, vajze nga Gjirokastra, nga nje familje fsinike, Atdhetare dhe e lidhur me LANC-in.Ata kane lindur, rritur, edukuar ,shkolluar e nxjerre ne jete 3 djemte e tyre te shkelqyer : Mendon,Altini,Dritani,te cilet ,punojne familjarisht,me perkushtim ne punet, kudo qe jane.
Kame Ali,gezohej e krenohej,per djemte Deshnices e Permetit,qe shquheshin, hecnin perpara e punonin me perkushtim.Por ai nuk i duronte padrejtesite,i luftonte ato me vendosmeri,kur ishte rrasti,per ndonje kuader,djale i Deshnices,qe shquhej.Nga karjeriste dhe xhelozia e semure, e sulmonin e pengonin,me sajesa,intriga,e masa ekstreme,duke shfrytezuar namtelin e pozites qe kishin,per ti prere rrugen qe cante perpara,me aftesie virtyte te larta.
Kamja,keto i luftonte me kembengulje,duke shkuar vete deri ne organet e larta te shtetit,me vendosmeri, ndershmeri e drejtesi, deri sa ti kthehej e drejta.Keto e bene Kame Aline,figure madhore te shquar,te triumfonte gjithe jeten,ne luften e tij,te drejtesise, ndershmerise,me reputacion e Prestigj te larte.Prandaj Kamen,e nderonin besonin,e adhuronin,per vlerat e tij te larta.Ai ishte me shpirt Demokrat i vertete.Ai, kishte miqesi familjarisht me Hysni Kapon, Shefqet Pecin, Haki Tosken,priste e percillte Deputet e Kuvendit Popullor:Vito Kapo,Qirjako Harito, Kadri Baboci,Dashnor Mamaqi,Hajrulla Muhameti etj.Dera e madhe e familjes Kame,ka qene e hapur, e dashur, ne te gjithe koherat,e sot e kesaj dite,nga djemete e tyre:Zigur Kame, Gezim Kame,Bashkim Kame,ne Tirane.E gjithe familja Kame,priti me dashuri,ardhjen e Demokracise ne Shqiperi,kudo qe jane,punojne e luftojne ,per zhvillimin e forcimin e saj.
Keshtu shkelqeu kjo familje, djemte dhe vajzat e tyre ju perkushtuan, gjithe jeten popullit e Atdheut,u bene te lartesuar, nderuar e respektuar ne Permet e gjithe vendin.
Gjate LANCI-t, me 13.3.1943,Ceta e Pare Partizane qe u Formua ne Badelonje te Permetit, mori emrin e Luftetarit Internacionalist,Musa Fratari.Luftetaret u betuan se do ta mbanin lart emrin e tij, gjate luftes per liri, deri ne fund per clirimin e Shqiperise.Do te ishte ne nderin e Qytetareve e te Bashkise, qe nje nga lagjet, ose nje nga Rruget e Tiranes,te mbante emrin:” Musa Fratari”.
Musa Fratari, per luften dhe aktin e tij Heroik ne luften e Spanjes, Kuvendi Populllor i Republikes Popullore te Shqiperise e nderoi,i dha Dekoraten,me te Larte:HERO I POPULLIT.Ky Martir i lirise e Demokracise,ky luftetar legjendar, internacionalist,do te shkelqeje per jete ne Panteonin e lirise, ne Permet e ne gjithe Shqiprine.Emri, vepra,Heroizmi tij, do te kujtohen ne Shekuj, nga brezat do te sherbeje per edukimin Patriotik te popillit e rinise.Populli e ka perjetuar Heroizmin e tij,i ka thurur vargje,i ka ngritur monumentin e tij,te derdhur ne Bronx,ne Fratar,Kelcyre-Permet.Heroizmi i tij,flet me madheshti ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane.
Dr. Apostol Kotani, Kastriot Bezati, Muharrem Nikollari