![Prof.-Dr.-Hulusi-Hako]()
Nga Prof. Dr. Hulusi Hako
1.Prezantimi i temës.. Një ditë që do të vihet dorë në Kushtetutë, mendojmë se ia vlen për t`u thelluar edhe në statusin që kanë gëzuar deri më sot Faltoret. Feve dhe tufës së zotave iluzorë, si bosht i tyre, tradicionalisht, i janë druajtur t`i “lëndojnë”, i kanë mbajtur si temë tabu, për më tetpër, ua kanë siguruar pozitën, sipas vullnetet politike zyrtare, ku spikasin edhe lëshimet e bonuset më marramendëse. Vetë Evropa, pasi kaloi disa shekuj nën normën e politizimit të fesë dhe shenjtërimit të politikës; pasi përcolli kohërat kur Feja e bënte vetë ligjin në mënyrë absolute; kur përfytyrimi i botës jashtë lidhjes së saj me zotin ishte i pakuptimtë dhe nuk ekzistonte fare fjala “Ateizëm”, erdhi në Rilindjen e vet, e cila e zhveshi atë nga një serë atributesh madhore që i kishin sajuar e mveshur shekujt e mëparshëm, abrogoi statusin politik të privilegjuar, grisi perden që kish gëzuar për hatër të një zoti iluzor-inekzistent, të mveshur me madhështi të kurdisur, të imponuar me një autoritet të fryer ( sidomos, me kërcënimet verbale të ndëshkimeve “hyjnore” më të fandaksura); e bëri atë thjesht objekt sanksionesh e kufizimesh ligjore. Mandej, pas asaj Rilindjeje, ajo u rehabilitua dhe penetroi nëpër disa ligje e kushtetuta, u trajtua përsëri si beniaminë e llasticë e politikës. Njerëzimi, në këtë pike, pjesërisht nuk është pjekur, (islamizmi në botën arabe jeton mesjeten e krishterimit), në pjesën tjetër ka devijuar nga program politik, illuminist e thellësisht emancipues i asaj Rilindjeje, e ka deformuar frymën e saj. Faltoret kanë livadhisur nëpër zigzaket e politikës. Trajtimi kushtues i këtij zëri, përgjithësisht, i sanksionuar tradicionalisht,është bazuar në simbiozën Politikë-Fe dhe sot mbart remineshenca të theksuara të kësaj simbioze, që mund dhe duhen kapërxyer. Njerëzimi nuk ka ndonjë kontratë të përjetshme me Faltoret, sepse fryma dhe roli i tyre i bën dukuri historike, kalimtare. Shteti konsekuent demokratik, i shpallur dhe laik, nuk ka shkas e motive të shendosha të shfaq më preokupacione të posaçme; për më tepër, të kalojë, nga vënie kushtesh Kishës, siç veproi Rilindja evropiane, në krijim kushtesh favorizuese. Ato kushte mbeten paralajmërimi parimor se feja s`e ka të gjatë.Edhe pse një pjesë e madhe e njerëzve, me “të besuarit në zot” ngushëllohet, ndjehet e qetë, jeton e vdes më lehtë, kjo nuk është argument, nuk e justifikon shtetin që, për hater të fesë, të sakrifikojë iluminizmin dhe shumëçka tjetër, të sakrifikohet sot shkenca, sikur ajo të ketë mbetur “shërbyese e fesë”, e shpallur me eufemizëm si “mike e saj”!. Në këtë kontekst, një çelës i vendosjes së normalitetit është që, kryefjalë e denjë për çdo Kushtetutë demokatike të bëhet, jo më Feja, por “liria e ndërgjegjes dhe mendimit”, jo pjesa, po e tëra; të hiqet nga glorifikimi e përkedhelitë, siç vërehet tek ne e nëpër botë. Vokacioni i politikës është të shtyjë përpara shoqërinë e jo të shfaq zyrtarisht e publikisht debolesa obskurantiste, të ravijëzojë kushte e prremisa të zhbërjes së fesë demokratikisht e jo ta integrojë atë. Në të njëjtën mënyrë arsyetimi, pohojmë se, edhe “ateizmi”, parimisht, nuk ka pse të veçohet e të përmendet si kryefjalë, siç ndodhi me Kushtetutën tonë të vitit 1976. Si feja, ashtu dhe ateizmi, vetëm me autoritetin dhe forcën e ligjit nuk mund të imponohen. Posaçërisht për fenë, për të cilën politika ka marrë kot, duhen theksuar disa parime e kritetere.
2. Parimet themelore nga duhet të udhëhiqet shteti në konceptimin kushtetues të këtij zëri. Në duam të jemi korekt: Së pari, shteti të mos bazohet në pretendimet e feve si vërtet “qiellore”, “hyjnore”, “të shenjta”, që kanë kushtëzuar teokracinë, por të qaset ndaj tyre si ndaj një bashkësie ithtarësh të veçantë, që jeta u ka futur në shpirti disa dogma; me disa pretendime që janë çështje të brendshme të këtyre bashkësive, kurse shtetit i takon të respektojë me rigorozitet laicitetin e vet e jo të verbohet nga fasadat e të mallëngjehet duke i bërë hosanna “të plotfuqishmit” imagjinar, dzke u dorëzuar. Të dashuruarit me vetveten, apo, sipas termit Frojdit, “Narcizmi fetar” i miliona ithtarëve të një feje, që deklarojnë se vetëm ata e njohin të vërtetën, se feja e tyre është e vetmja rrugë e shpëtimit, nuk duhet katapultuar në “narcizëm shtetëror”. Së dyti, demokracisë, që ka përqafuar shkencën, i duhet t`i konsiderojë besimet si dukuri tranzitore, qoftë ky tranzit edhe gjatë një epokë disashekullore; të mos familjarizohet me pretendimin sikur ato një ditë nuk do të pastrohen nga shpirti dhe jeta e pjesës besimtare, ku kanë bërë fole e parazitojnë, shfaqin edhe pretendimin se janë rodhe të ngjitura me atak japonez. Kjo do të thotë t`i qëndrosh besnik rrjedhës dhe logjikës dsë hekur të histories e jeës. Së treti, shteti të mos shfaqet sikur ka bërë “paqe të përjetshme” me këto bashkësi, por të ndihet më shumë vizionar e i obliguar për të mbatur ndezur prozhektorët iluministë, se tanimë është bërë e qartë si drita e diellit se as një “vreshtë nuk është bërë me lutje e urrata, po veç me shata e lopata”. Duke përqafuar shkencën, ai nuk ka më shkas e shans të mbajë dhe fenë njëlloj, me tërë këtë dashuri përgjëruese, siç po e përjetojmë faktikisht! Shkenca, që ka zbuluar shumë sekrete të makro dhe mikro-botës, që e uli njeriun këmbë-kryq në Hënë dhe po synon Marsin, ç`duhet të bëj tjetër e më tepër, që politika të kthjellohet e ftjellohet, të ofrojë qasje shkencore ndaj fesë dhe të mos dalë me qëndrime sentimentale, ku ka gjetur fole obskurantizmi? Idhujt i janë dashur e i mbeten shoqërisë, anëtarët e së cilës janë të pafuqishëm e të pashpresë. Njeriu bashkëkohor, me zotësinë njohëse e transformuese, po e ndjen madhështinë e vet, ka nisur ta konsiderojë veten perëndi; s`ka kuptim që shteti t`i mbivendosë atij, dhe me ligj, një forcë tjetër, të mbinatyrshme, të paqenë. Së katërti, për shtetin, bashkësitë fetare, duhen kaluar në rangun e të gjitha shoqatave e bashkësive të shoqërisë civile të organizuar, të jenë OJF të radhës dhe t`i përmbahen këtij Ligji. Për më tepër, ato bashkësi janë për t`u trajtuar edhe si një fatkeqësi e grup-njerëzve, që duhen ndihmuar për t`u shkëputur nga ato kthetra shpirtërore. Demokacia, që ngvrihet mbi emancipimin e transparencën, nuk duhet t`i shmanget atyre. Së pesti, sikur jemi larguar e shkëputur nga kohërat kur zotat pëlqenin ta pinin nektarin me kafka njerëzish, por grupe njerëzish,në emër të perëndive të ndryshëm, të motivuar prej besimeve, që i kanë të ndryshme, po përleshen e përgjaken, ku shfarosen shumë jetë njerëzish. Bota s`është e qetë. Fetë mbeten problematike dhe në qendër të polemikave, brenda çdo vendi e në rang botëror. Dy fetë botërore janë buloni, si fondamentalizmit të krishter me kryqëzatat e në vazhdim, ashtu dhe të fondamentalizmit islam, me xhihadin në vazhdim. Shpesh, shteti i bie gozhdës, komunitetet-patkoit. Ç`tablo tjetër duhet që shtetet t`i thërrasin mendjes? Dhe argumente e levat i ka, nuk i mungojnë.
3. “Liria e ndërgjegjes dhe mendimit”, formula e plotë e të drejtës humane universale. Ndërgjegjja është kryefjala gjithpërfshirëse, ezauruese dhe, rrjedhimisht e bën të panevojshme përmendjen më tej të elementeve të veçantë të saj, siç janë besimet apo bindjet ateiste, normat morale e pikëpamjet estetike, shijet e gustot e tjera personale. Kjo dhe vetëm kjo hyn ndër të drejtat dhe liritë themelore, të patjetërsueshme që duhet të gëzojë njeriu dhe duhet bërë zë i veçantë në Kushtetutë. Ndërgjegjja është prone dhe monopol personal; elementet personale të ndërgjegjes janë të shumëllojshme, të lëvizshme, deri dhe të kundërta e përjashtuese në grupe njerëzish apo tek një njeri në evolumin e tij. Për më tepër, feja është element ndërgjegjeje, jo i të gjithëve, nuk ka identitet unik, e gjejmë të shprehur në shumë mënyra e forma, është e papërcaktuar dhe e paqëndrueshme. Ç`hyn ajo në kushtetutë me shprehjet “liri e ndërgjegjes dhe e fesë”, ku e gjejmë rëndom, madje dhe në konventat ndërkombetare? Pse duhet përmendur pjesa bashkë me të tërën ? Po nga tërë ajo lartësi e madhëri e pretenduar në “shekujt e artë”,, ajo do të kacavjerej nëpër ligje, që të mos përplasej e të coptohej; dhe politika me ligjet, i garantuan asaj një rënie si me parashutë, që të mbetej në këmbë, për interesa, debolesë, nostalgji, mandej, qoftë edhe pse është e pamundur të shqitet me një herë! ”Liria e ndërgjegjes dhe mendimit” është formula e përcaktimit të plotë të kësaj të drejte humane universale, me hapësirë maksimale, që përmban e nënkupton tërë galerinë e botës së brendshme, përfshi dhe çdo lloj “të besuari”, apo “mos-besimin”. Bazuar në lirinë e ndërgjegjes dhe mendimit, qytetarët e gjejnë dhe vendosin vetë si e menaxhojnë botën shpirtërore, pronën dhe monopolin e vet absolut, në veçanti, të përqafojnë ndonjë lloj besimi, ta ndërrojnë apo i braktisin ato dhe të jetojnë si laikë e ateistë. Secili vetë, me dëshërë e zgjedhje të lirë personale, vendos të mbetet besimtar i llojit pagan, ortodoks, katolik, protestant, mysliman, bektashi, budist, induist, deist, panteist e deri ateist. Para ligjit e kushtetutës, të gjitha këto grupime e kategori janë të barazvlefshme. Përndryshe, shprehja “liri e ndërgjegjes”, do të mbetej një fjalë boshe e propagandistike. Kjo formulë, duke qenë gjithëpërfshirëse e ezauruese, vetvetiu e bën të panevojshme veçimin dhe përmendjen e fesë si kryefjalë. Pa le më kur ngrihet zëri deri në kupën e qiellit për “mbrojtjen e lirisë së saj!” Vallë nga çfar dhe kush kërcënohet feja që i lakohet kaq shumë “liria e saj”! Fare kot kjo fushatë, – s`ka ngase ta mbrojë atë ligji, as t`i garantohet liria, se asgjë dhe askush nuk e kërcënon, përveç që pretendon se ka dhe ombrellën qiellore për mburojë! Kërcënimi vetëm real për lirinë fetë janë vetë për njera-tjetrën; intoleranca mes tyre vazhdon të jetë premisë e motiv konfliktesh të përgjakshme nëpër botë. Analizat e sociologëve të dëgjuar, përfshi dhe “Përplasjen e qytetërimeve” të Samuel Hundinkonit, që nënkupton konflik midis dy feve botërore – krishterimit dhe islamizmit – janë sinjale sinjifikative se bota as ka patur, as do të ketë qetësi prej feve kaq shumë të llastuara! Prandaj, ajo që duhet sanksionur e garantuar, për të mos thënë ligjërisht e imponuar, është pikërisht parimi i tolerancës. Kurse përligjja e pluralizmit fetar, është përligjje e zgjerimit të spheres e premisave për intolerance. Kot krenohen krerët fetarë në Shqipëri si “arkitekt të tolerances ndër-fetare”, është shpirti atdhetar popullor që u a ka diktuar si antipod imunitar të diversionit politik anti-shqiptar që kanë përçuar historikisht.
4. Një shikim retrospektiv. Begraundi negative i feve, nuk do ndonjë filozofi të madhe për t7u kuptuar e mbajtur parasysh. Pse e kishte të qartë këtë ngarkesë i ndieri Sabri Godo, që doli me idenë emblematike: “Në Shqipëri, nga monizmi në tranzicion, u kalua nga njeri ekstrem në tjetrin, nga mohimi me dhunë i gjithçkaje që lidhej me besimin, në servilizëm banal të shtetit ndaj fesë”, ide orientuese për të dale nga bataku. Po si vërtitet politika me fenë? Kësaj ideje reale e të mençur, nuk ia kanë vënë fare veshin, as e majta, që e finalizoi Kushtetutën gjatë mandatit të saj (1998), as e djathta, që në frymën e asaj kushtetute, s`e hoqi zotin nga goja, këndoi te Deum sa iu ngjyr zëri, sipas pentagramit të dëshiruar dhe shkopit të dirigjentit, që ia kish bërë gati e Majta! Më 2007-n, me zell e ekstazë fetare të papërmbajtur, e Djathta hartoi dhe një Projek-Ligj “Mbi lirinë e fesë dhe marrëdhëniet e bashkësive fetare me shtetin”, me 44 nene, i cili i mbeti në sirtar, pa kaluar në Parlament. Qeveria vetëm i subvensionoi komunitetet financiarisht me disa miliona, me bindjen se janë më të mira “një tepricë paresh sesa llafe të tepërta”. Ato dy qëndrime të skajshme të spikatura nga Godo, janë shprehur qartë në dy kushtetutat e vendit, të 1976-s dhe atë të1998-s, ku, në të parën u sanksionua si kryefjalë Ateizmi, në të dytën u rivendos zoti “në krye të vendit”e kryefjalë u bë Feja. Ajo u shoqërua dhe me privilegje marramendëse. Në Platformën elektorale të PS-së (1996), ende në opozitë, nuk mungonin disa dispozita të ekuilibruara, por kur Kushtetuta doli e miratuar (nëntor 1998), kish ndhodhur “mrekullia” e metamorfozave të neneve e ideve. Me nenet 10, 24, 137 (f. 6,10, 47), ajo angazhohet në mënyrë kaq të detajuar për raportet Shtet-Faltore, ka në to remineshenca mesjetare, sanksionim hapësirash të tepruara e pozitash të privilegjuara, sa të duket sikur ke të bësh me ndonjë rregullore bashkësish fetare; me defekte e shkelje parimore që nuk i kishte as Statuti i Mbretësisë Shqiptare (1929). Deformimi skandaloz na doli që në faqen e parë të Preambolës, me shprehjen: “Ne, populli Shqipërisë…me besim te Zoti dhe vlera të tjera universale”. Me ç`marifet e Deus ex machina, u bë kthesa 180 gradë nga Platforma në Kushtetutë? `është tërë ky përkushtim? Ku e gjetën deputetët këtë frymëzim “të shenjtë”, që mbarë popullit t`i mveshin “të besuarit tek Zoti” dhe këtë “të besuar” ta rendisin të parin në grupin “e vlerave universale”? Për “zotin” e cilës fe e kanë fjalën baballarët e kombit? Në Mesjetë po, fetë me zotat e tyre janë mbajur si emërues i përbashkët dhe normë e përgjithshme, po ku shkuan rezultatat e ndritura të Rilindjes evropiane? Për pjesën tjetër jo-besimtare, që automatikisht del anti-kushtetuese, si duket, atë frazë e kanë lënë ta lexojë me fjalët “Ne ateistët e Shqipërisë, me bindje të patundur në Universin si “shkak i vetvetes”, vetë- krijues e në zhvillim, i përgjërohemi mëmës-Natyrë me dashuri të pakufishme, i marrim asaj pa rreshtur, po dhe e ruajmë Mëmën tonë si dritën e syrit!” Bashkësitë fetare deklarohen “person juridik”,janë në listën e atyre subjekteve, që kanë të dretë të vënë në lëvizje edhe Gjykatën Kushtetuese dhe mjaft reveranca e përparësi të shkruara, pa përfshirë ato të pashkruarat. Me atë gjuhë e frazë të librave fetare dhe predikimeve klerikale, ajo kushtetutë i përngjan një shteti teokratik mesjetar, e destinuar vetëm për një pjesë të kufizuar që besojnë dhe përdor autoritetin e saj për ta diktuar e imponuar besimin! Një shtet ku feja vazhdon të trajtohet si “lule mos më prek” dhe krijon opinion shoqëror sikur ateizmi s`ka “të drejtë qytetarie”, kot që quhet demokratik. Me fe të simuluar nuk ka liri të ndërgjegjes, as qytetarë me vullnet të shpenguar! Në turbullirat e mjergullës fetare, edhe politikave s`u ndahen turbullirat!
5. Pse, ajo ide kish mbetur për ta imituar e përvetësuar ne nga Amerika? “Ç`qe ajo shprehje në Preambol, që sanksionon e ringjall hijen e ish “sovranitetit hyjnor?”, - pyeta një ish-studentin tim, deputet n`ato vite; “e kemi të huazuar, m`u përgjegj ai, në atë pikë imituam Amerikën”. Punë e madhe, kur t`ja kemi hipur edhe ne kalit si ajo e të bëjmë vezën e saj, vetë zoti do të jetë profanizuar, do të mbetet tërësisht mit e simbolizëm, si zbavitje e jo nevojë për t`iu lutur për ditë më të mira! Fetarizmi i amerikanëve, i trumbetuar, sidomos, nga lart e zyrtarisht, është tepër simbolik, paraqitet si shartim me filozofinë e pragmatizmit, e cila është fryma e vertetë e reale e veprimit dhe i jep tonin jetës. “Ëndrra amerikane” është të punosh, të fitosh, të arrish suksesin për të jetuar dhe jo të ëndrrosh të mbinatyrshmen e jetën tjetër. Më parë ajo u zhvillua me ritme e në nivele të larta dhe simbolikisht u quajt Vend i Perëndisë (Got`s Countri) dhe jo të priste të bëhej i tillë me urata. Mbasi ka vendosur kulturën e punës, ajo aludon sikur të mirat e fuqia i vinë nga “zoti”. Në fund të fundit, në Kushtetutë shkruar e kanë: “Shteti respekton fenë; atij i ndalohet ta mbështesë fenë”. Borgjezia e sfidon fenë me komoditetin lëndor që krijoi në jetë. Të kapurit shtetëror tek feja në një vend të varfër e me halle shumë, si Shqipëria, është përligjje e fatalitetit, mbajtje gjallë e shpresave boshe, që të kujtojnë fatkeqin në mbytje me orvatjen të kapet nga flokët e veta! Kemi dhe politikanë që përdorin shprehjen “të mirat që na ka dhuruar natyra apo zoti”, dalin me këtë formulë të dyzuar që i bëjnë qejfin të dyve, tregohen si të pavendosur e në një tranzicion botëkuptimor! Ajo që duhej të kish mbajtur parasysh çdo demokraci moderne, është : jo lëshime pas lëshimesh, mbështetje institucionale, glorifikimr e hosanna, delikatesa e llastime për fenë e klerin, si për një koketë a beniaminë të veçantë; përkundrazi, duhej të ishin zbatuar sistematikisht qëndrime e veprime preventive, që të mos vinim në gjendjen e sotme të agravuar, me kriza e viktima dhe njerëzimi të mbahet peng e pjellës së vet që nga fëmijëria e agimeve të mendimit, me ato sajesa ëndrrash të disave që u shpallën profetë. Me liberalizmin pa kufi ndaj Faltores, pamja e botës sot është si me “shtet” brenda shtetit, me një administratë fetare paralele me ato shtetërore, që ka shkolla e shtyp, spitale e bamirësi, deri dhe parti politke të motivuara fetarisht, me qëndrime divergjente ndaj këtyre apo atyre çështjeve sociale. Po në qoftë se përmendet Franca si shtet i dalluar për laicitet konsekuent dhe me përparësi të politikës iluministe, kjo nuk e përjashton vlerën universale të përvojës së saj.
6. “Çështja personale”, e të “të besuarit”, spekulativisht u ngrit etikisht e juridikisht në rangun e “vlerave shoqërore” dhe “të drejtave njerëzore”! Ky është devijimi më parimor, falsifikimi më monstruoz, është vetë-mashtrim i dytë,që ka bërë politika me fenë mashtruese. Parimisht e logjikisht, ka një dallim thelbësor mes “gjërave personale” dhe atyre që janë mirëfilli “liri”, ”vlera shoqërore” e të përfshira në “të drejtat njerëzore”. Pa e bërë mirë dallimin e këtyre dy koncepteve, se ç` përmbajnë e si grupohen, nuk mund të përcaktojmë as qëndrim e qasje të drejtë.Të besojë njeriu apo të mos besojë, kjo është një çështje e secilit, personale, një çështje ndërgjegjeje dhe jo një çështje instutucionale. Zgjedhja e mënyrës së të jetuarit me“të besuar” apo pa besim, është, të themi, njëlloj si ndërimi i veshjeve stinore, zgjedhja e ngjyrës së kostumit, mënyra e krehjes së flokëve, e formës së veshjes dhe intimitete të tjera. Katapultimi i fesë në kategorinë e “të drejtave njerëzore”, është, të paktën, nostalgji për të mos harruar “dashurinë e parë”. Liritë, vlerat dhe të drejtat njerëzore të mirëfillta, përkundrazi, kanë krejt tjetër frymë e natyrë Ato janë arritje dhe vlera të mëdha shoqërore me rëndësi jetike, të mundësuara me këmbënguljen e vegjëlisë, të siguruara me ligje e vendime shtetërore për t`i gëzuar, pra, janë probleme të mirëfillta institucionale. Këtu hyjnë kërkesa social-ekonomike- politike e humane, siç janë liria e pavarësia, çlirimi e vetëvendosja kombëtare, abrogimi i racizmit e çdo diskriminimi, e drejta e jetës, e gjuhës amtare, e votës, e punës, arsimimit, të drejtat e gruas, të minoriteteve etj; janë grupimi i “lirive, vlerave dhe të drejtave të mirëfillta njerëzore”, që nga dikush janë mohuar, shkelen e diskriminohen, dhe për sigurimin e të cilave janë bërë përpjekje, është insistuar e luftuar për t`i gëzuar dhe afirmohen me vështërësi. Këto dhe vetëm këto jeta i ka klasifiuar si “arritje dhe vlera shoqërore”. Për këto popujt kanë luftuar e përpiqen edhe sot e kësaj dite,- shpesh dhe me sakrifica sublime. Të drejtat e mirëfillta nuk janë realizuar menjëherë, ka prej tyre ende të parealizuara. Miliona njerëz në botë po e abandonojnë “besimin”, kurse ligjë-vënësit e korfacojnë si “të drejtë”! Në mund të quhet “e drejtë” pirja e duhanit apo përdorimi i drogës, aq mund të kualifikohet si “e drejtë” edhe “të besuarit”! Ja, në këtë kontekst, feja, si e tillë, thjesht nuk mund të klasifikohet si “një e drejtë”, pale më e madhe, “themelore”, apo “universale dhe e patjetërsueshme”. “Të besuarit” dhe “pirja e duhanit”, janë dy vese personale, si të tilla, përbëjnë problem social për dëmet që i sjellin njeriut, respektivisht, shëndetit shpirtëror dhe atij fizik, prandaj, në se ligjërisht trajtohen si “çështje personale”, shoqërisht e njerëzisht ato janë problematike, prandaj një shteti demokratik i takon ta ketë mirë në konsideratë këtë aspekt.
7. Ku të drejtat e mirëfillta e ku feja! “Të besuarit” nuk rezulton një normë e dëshiruar dhe e kërkuar, nuk është bërë ndonjë lëvizje për të qenë “besimtarë”. Feja është një grumbulim dogmash e hamendësimesh që lindën nga padija e pafuqija; ngushëllimi, qetësimi dhe kënaqja prej saj janë iluzione të mirëfillta; fetë iu ngjitën jetës, u imponuan edhe me shpatë e zjarr, më me dhunë e indoktrinim se çdo ide, normë a rregull tjetër. Për të qenë më të saktë, “të besuarit”, është më tepër i imponuar, sesa i dëshiruar vetë prej besimtarit, duke spekuluar me dobësitë dhe boshllëqet e tij shpirtërore, mbi të cilat u ngrit e vepron intesivisht dhe sistematikisht një aparat gjigand propagandistik për ta futur fenë në çdo pore të jetës. Përpunimi fetar është indokrinimi shpirtëror e mendor më i kopsitur organizativisht dhe më I dhunshmi me “fjalën e zotit” si “shpatë Demokleu”! Demokracia moderne nuk duhet të bjerë në nivelin e përligjjes së këtyre spekulimeve e mashtrimeve me dobësitë e natyrës njerëzore. Ajo është e thirur t`i jap fund simbiozës Politikë-Fe që gatuan shekujt.“Të drejtat”, u kërkojen e u imponohen pushtetarëve nga poshtë, “të besuarit” është imponuar nga lartë. Uzurpimi i Kishës Ortodokse Shqiptare nga greku Janollatos, është “peshqesh” i makinacioneve të politikave zyrtare, që trazon shpirtin e shqiptarisë së vërtetë, bashkë me shumicën dërmuese ortodokse. Si “kal Troje” hyri ai,si të tilla përdoren edhe kishat e manastiret në Kosovën tonë shqiptare, që bukur ilustrojnë idenë brilante të Henri Kisinger se: “Kërkesat fetare janë pretekste për interesa politike e strategjike” (Diplomacia, f. 93). Shkelje e traditës, prishje e qetësisë dhe imazhit sjell edhe përhapja e sekteve ekstremiste islame në Kosovën e lirë! Kush po i fton dhe i pret fondacionet e misionarët nga vendet arabe, që s`kanë ç`ti bëjnë dollarët dhe e quajnë për sevat e obligim fetar të ndërtojnë xhami në Shqipëri e Kosovë, me një, dy e katër minare? “Të besuarit” e faltoret, vërshojnë vetë, pa asnjë pengesë, instalohen nëpërmjet pushtimeve ushtarake, dekreteve shtetëore dhe ekipeve të misionarëve. Shumë rrallë nerëzit e kërkojnë klerikun, hera-herës veç për përcjelljen e xhenazes, ku ai mbin dhe vetë e u shfaqet njerëzve si fandi spathi! Ai shfaqet edhe kundravajtje, si sharlatan i nuskave, magjive, duave, për përzënien e djajve apo xhindeve! Kurse politikanët tanë, të Majtë e të Djathtë, turen në të kremtet fetare, po me atë instikt e uri që fluturojnë dhe mizat drejt mjaltit! Përgjithësisht, bashkë me aparatin gjigant propagandistik, është dhe kjo simbiozë Politikë-Fe, që prodhon “patericat politike” dhe bëhet faktor vendimtar për jetëzgjatjen e besimeve arkaike deri në ditët tona, duke spekuluar me padijen dhe dobësitë e shpirtit njerëzor. Është edhe ky liberalizëm pa kufi në demokraci. Sikurse, një faktor i tretë, që u del atyre në mbështetje është edhe apologjia intelektualiste e një grupi shkruesish, vendas e të huaj, i cili, duke abuzuar me durimin e letrës, se ku e gjen motivin e guximin të shtrembërojë zbulimet shkencore dhe ta spostojë shkencën për hatër të dogmave fetare, të shpall se Bibla e Kurani i ka të gjitha dhe shkenca s`bëka gjë tjetër, veçse konfirmon dogmat fetare! I ekzaltuar fetarisht, nëpërrmjet “intelektit manipulues” të mendimeve e ndjenjave të veta subjektive fetare, ky grup, jo vetëm u jep atyre vlerë e rëndësi maksimalisht të madhe, po i servir e imponon ato, si të vërteta objektive e të dobishme për të gjithë! Se me ç` kurdisje, këta intelektualë, nga fryma dhe kursi obscurantist i Faltoreve, e kthejnë rrotën në një rol përgjithësisht të dobishëm shoqëror të fesë; edhe nga tribunat e katedrave universitare, në vend të Ateimit shkencor, janë bërë kasnec të të ashtuquajturës “Filozofi të fesë”! Ajo e ka një “filozofi të ngurosur”, po ajo është kundër-jetësore! Kështu, këta predukues janë të vetë-mashtruar, përpiqen të mashtrojnë edhe të tjerët. Tragji-komedia dhe grotesku i tyre është se u duket sikur rrinë drejt dhe flasin krejt shtrembër
Duhet respektuar edhe stigmatizimi i thellë që i kanë bërë fesë, kultura përparimtare dhe mendimi shkencor botëror. “Të drejtat e mirëfillta” e kanë një substancë, një përmbatje fikse, të qartë, kurse “të besuarit”, nuk hyn në kategorinë e “të drejtave” edhe për faktin se nuk ka, në vetvete, një përmbajtje të qëndrueshme; feja i përket një arsenali dogmash që përshkohen nga in-toleranca e diskriminimi i brendshëm. Për më tepër, çdo lloj të besuari, po tronditet thellë nga marshimi triumfal i shkencës.Ta deklarosh “të besuarit” etikisht e juridikisht si një “të drejtë”, të kesh pohuar me ligj edhe të kundërtën, të të drejtën “të ndërrojë besimin” ose “të mos besojë” fare, ç`vlerë dhe e “drejtë natyrore” do të ishte ajo që u paraqitka me dy anë të kundërta? Në thelbin e saj, ajo mbetet një anti-vlerë, “pjellë e errësirës” (Fojerbah). Po edhe Bjeliski nuk e ka thënë kot: “Në fjalët zot e fe, shoh padije, errësirë, pranga e kërbaç dhe i dua ato dy fjalë sa dhe këto katër të fundit”? Nga vëllime të tëra idesh stigmatizuese në adresë të zotit, fesë e klerikalizmit, që janë skalitur në kulturën dhe mendimin botëror (përfshi dhe visaret e kulturës sonë kombëtare), po i përmendim dhe pak vargje nga Rubairat e Omar Khajamit, të shkruara para rreth 1000 vjetëve, në shekullin mesjetar më të errët e të egër të historisë: “Xhami e Kishë e Tempull,- robëri! Këmbana e minare,- një badërdi. Dervishë, e prift, e hoxhë, e kryq, e hënë, që të gjitha pengime për liri!”. Mund të citonim dhe Dideron, Marksin, Nitchen, Frojdin, disa lëvizje shoqërore si Komunën e Parisit (1871), Republikën e Spanjës (1936) etj; ndër politikanët: Pjetrin e Parë, Bismarkun, Ataturkun, Hoxhën e sa të tjerë, madje, dhe vëllime mund të përgatiten, siç është eseja-panflet “Anti-zot”, i cili doli këto ditë në qarkullim, ku pasqyrohet mendimi botëror si një akt-akuzë, që e ka vënë zotin, fenë, faltoret e klerin me shpatulla për muri! Është zëri i fuqishëm i arsyes, nuk janë shqelma për t`i rënë të mires me këmbë! Po politikanët e ligjë-vënësit nuk u vunë veshin zërave të arsyes, vazhduan rutinën e të njëjtit avaz, madje, edhe poetit persian, gati s`i thanë: “Aman, o derman, nga na dole ti, me këtë zë dreqi, që do të na bësh hatanë?” dhe nxitojnë të gjejnë natyralistë të lëkundur e dualistë që lavdërojnë fenë. Dëshira e madhe për ta mbajtur fenë, si të ish “kjo fjalë vërtet e ndonjë zoti, hyjnore, absolute, e gjithpushtetshme dhe e padiskutueshme”, bëri që ajo t`i imponohej opinionit shoqëror dhe hartuesve të ligjeve si një “e drejtë shoqërore madhore”! Sikurse qejfliu i drejtohet ndonjë femre semaforësh me fjalët: “Moj, bukuroshe, hande sonte me mua!”, ashtu dhe bota besimtare, shtrembaluqes fe, u kurdis t`i thotë: “Moj hyjnorja ime, lum ti që na njeh e na ke”.Pastaj, një dëshirë, gusto, shije shpirtërore, si zgjedhje personale e disave (jo e të gjithëve), e pjesës që i dorëzohen fesë, pse duhet të serviret si një “e drejtë e madhe”? Dhe mbi rërën e lëvizshme të politikës, u ngritën e u pleksën kombinime juridike nga më të çuditshmet, deri në spekulimin e nxjerrjes së Fesë si kryefjalë, që do të thotë përmendjen e një pjese të paqëndrueshme, në vend të së tërës të patundshme. Jemi para një paradoksi të madh kur jeta po e sfidon fenë, mjekësia e ka shkarkuar, shkenca e ka shpartalluar, kurse politika vazhdon t`i vëjë furka dhe paterica rethanore. Ajo e ndjen që po i rëshqet toka nën këmbë, prandaj një e dy e thërret SOS!
8. Spekulim pas spekulimi, mashtrim pas mashtrimi. Feja, me tërë dogmat dhe ritualet e saj, bashkë me premtimet joshëse, është vetë-mashtrimi më skandaloz dhe bara më e rëndë në shpinë dhe shpirt të botës besimtare e që trazon krejt njerëzhimin. Doli dhe politika me spekulimet ligjore për t`i bërë derman fesë, siç mund të përmendim kalimin nga masa për ”lënie e lirë e fesë në punët e veta” në përdorimin e frazës “liri e fesë”; nga divorcimi i prerë, në mos zbatimin rigorozisht të normës “Zotit e Cezarit ç`u takon përkatësisht”; nga “e drejta e zgjedhjes”, në “të drejtën e fesë” dhe imponimin kushtetues “të besimit”; nga qasja si tepër problematike, në trajtimin etiko-juridik si “liri, vlerë shoqërore dhe e drejtë njerëzore”; nga garantimi i ndërgjegjes me tërë pasurinë e larminë e saj, në sanksionimin vetëm të një “ndërgjegjeje fetare”; nga destinacioni e roli i saj si kundërshtare për vdekje e shkencës, në “mike të saj” dhe sa e sa shtrembërime, ku “liria e fjalës” degradon në “fjalë të lira, badihava” etj, dhe bota vazhdon të përjetojë spekulim e mashtrim me e për dogmat mashtruese! Tërë kjo piramidë spekulative, ka krijuar tablonë e terrenin favorizues, që i jep dhe klerikut shkas të thotë “Feja është e afirmuar me ligj dhe s`ka forcë ta tund!” Po edhe njeriu i thjeshtë ndikohet, imponohet me auto-sugjesionin: “Ama, është përcaktuar feja ligjërisht si “vlerë”, “e drejtë”, që mbrohet me lig, domethënë se ashtu është dhe s`e lot topi! Si mund të braktis unë këtë dhuratë “qiellore”, që shteti im ma servir me ligj e kushtetutë?”! Kacavjerja e besimtarëve dhe krerëve të feve pas ligjit, që do të thotë pas politikës, mbetet një absurditet dhe paradoks i radhës, që demokracia moderne duhet ta çmontojë!Një qasje e re, shkencore, reale, me arsyetim të saktë juridik, në frymën e arritjeve më të mira të njerëzimit, me siguri, do të jepte mesazhe iluministe dhe emancipuese më të plotë. Jemi nga kombet e pakët me një imazh të kthjellët, të pa çoroditur në mjegullat e dogmave fetare, mbartim kulturën, virtytin dhe atributin popullor të tolerancës ndër-fetare, prandaj dhe për këtë temë e zë, mund të flasim më saktë e më serbes. Mjafton vetëm një vullnet politik-shkencor i saktë!
Ka një shkallëzim historik të pozitës dhe rolit të fesë në jetën shoqërore. Mesjeta feudale nuk e bënte atë objekt të ligjit, sepse Kisha ishte vetë pushtet e bënte ligjin (siç vazhdon ta bëj Islami në disa vende të botës arabe). Mandej, me Rilinjen evropiane, erdhën kohëra që Feja po binte nga fiku, që nisi të bëhet temë e kushtetutave dhe ligjeve, u gatuan dhe stërhollimet për t`i rezervuar asaj një status politik-juridik sa më të veçantë. Rënie pas reniesh, nga dogma e “Sovranitetit hyjnor”, u kalua në “të drejtën Hyjnore të mbretërve dhe perandorëve”, që sanksionoi e imponoi Kisha në apogjeun e vet të Mesjetës evropiane, deri sa e rikuperuan fenë në nivelin e një “të drejte” njerëzore. Konkretisht, në kacafytjet Kishë-Shtet, me ethet shekullore të Kishës për pushtet politik dhe kacavjerjet e saj nëpër ligjet juridike, erdhi një moment dhe raport i forcave, kur shteti sanksionoi ndarjen e kishës nga vetja e nga politika dhe e la atë “të lirë në punët e veta”. Ishte periudha që “Të plotëfuqishmit dhe Qezarit t`i ndaheshin domenet përkatëse”. Rilindjes Evropiane as i shkonte ndërmend të kërkonte e sanksiononte “lirinë e fesë”, sepse në atë kohë feja ishte vetë sunduese, madje absolute, e padiskutueshme, e egër e kërcënuese. Pse ishte kjo gjendje dhe si përballje ndaj pozitës e pretendimeve absurde, kërkesa e Rilindjes formulohej “të lihet e lirë feja në punët e saj”, e veçuar, e ndarë nga shteti dhe politika, që përbënte një sanksion parimor për fenë! Por sanksionit “të lihe feja e lirë në punët e saj”, i ranë për shkurt “liri e fesë”, gjë që përbën një ndryshim të thellë në përmbajtje. Për hir të faktit historik, kujtojmë se Presidenti amerikan, Thomas Jefferson, në Statutin e Virgjinias, iu desh të përdorte dhe shprehjen “liria e fesë”. Por kjo, për pos kushteve konkrete historike të kufizuara, që në kohën e tij shprehja në fjalë “u bë shkak për të ngjallur fyerje e urrejtje, kurse sot po merret si diçka e mirëqenë”,- thekson Klark, autori i librit “Qytetërimi” (f. 146). “Liri e fesë” dhe “lënie e lirë e fesë”, janë dy koncepte me ndryshime të theksuara, i pari me shumë leverdi për fenë, sepse e fut në ombrellën e ligjit, i dyti, nuk ia njeh këtë bonus. Fakti që borgjezia revolucionare, kur po delte në arenën e historisë për të shembur rendin feudal, katolicizmit të lidhur organikisht me atë rend, iu kundërvu po me forma fetare të protenstantizmit (Luteranizmi, Kalvinizmi, Anglikanizmi etj.), dëshmonte se ajo do edhe vetë më tej do të operonte me besimet fetare, madje, edhe katolicizmin do ta bënte aleat e mjet të vetin. Se fetë kanë përshtatshmëri të lartë ndaj politikave dhe bien në hall të madh kur s`i kanë ato me vete. Por politikat veç se i kanë lëshuar pe faltoreve e fesë, ia kanë mbajtur bol hatrin si të “shenjta e qiellore” Ndaj si spekulim të tretë të madh do të përmendim bilancin e zhdrejtë të ndarjes së domeneve:
8. “Zotit e Çezarit ç`u takon përkatësisht”, normë që nuk u zbatua rigorozisht. Në procesin e divorcit të binomit shtet-faltore, kuptohet, dhe vetëm për sanksionimin e këtij divorci, Faltorja hynte si kryefjalë e ligjëratës dhe palëve u duhej lënë ç`u takonte, sipas disa ligjeve parimeve e normave. Ishte Rilindja evropiane që shtroi problemin e ndarjes qartë të hesapeve me rendin feudal dhe me Kishës e fenë që ai rend i kishte politikë e ideologji sunduese, ligj e moral, culture, arsim etj, dhe Kisha duhej medoemos të zbriste nga ky piedestal. Por kjo nuk ndodhi as me transparencën, as me konsekuencën e duhur. Kompromiset, hilet dhe dredhitë e bën të vetën. Norma shkelej dhe kandari tërhiqte gjithnjë nga Faltorja. Shprehjes “lënie e lirë”, i ranë për shkurt me fjalën ”liri”, kjo u bashkua, si spontanisht, edhe me fenë dhe kështu, hyri e mbeti togfjalëshi “liri e fesë”. Po të thuash “feja veçohet nga shteti”, lihet e trajtohet si një “çështje private”, është një gjë, ajo që synohej e kërkohej; kurse shprehjet “feja është një e drejtë” e “liri e fesë”, janë diçka tjetër, eufemizma të politesse e delikatesës ndaj saj si ndaj diçka “Qielloreje”, të futura kondravajtje në dobi të koracimit e lartësimit të saj. Nëpër kushtetuta e dokumente të tjera hyri togfjalëshi “liria e ndërgjegjes dhe e fesë” (ndërgjegjes arbitrarisht iu shtua dhe “feja”), kur dihet qartë se feja është një pjesëze dhe element i saj, dhe jo e ndërgjegjes së të gjithë njerëzve. Kur ke përmendur të tërën (ndërgjegjen), ç`hyn më pjesëza për bri saj, siç është feja, aq fluide, e papërcaktuar, fakultative, e këmbyeshme dhe e abandonueshme? Po ajo do futej, se është mbajtur në shekuj si sinonim i ndërgjegjes dhe, për më tepër, është trajtuar edhe si “e zbritur nga qielli”! Lutet dhe qeni të bien kocka nga qielli, po vetëm robit i “zbriti Fjala e Madhe” që andej! Më tej, nga “e drejta e zgjedhjes”, u kalua në shprehjen “e drejta e besimit” dhe konfuzioni terminologjik ka mbetur në veprim! Të kesh të drejtën personale të zgjedhësh një fe, si nevojë dhe dobi vetiake (për të mos thënë dobësie fatkeqësi), kjo nuk do të thotë se ajo fe është një e drejtë, nevojë e dobi e përgjithshme. Si zgjedhja, si moszgjeshja, janë të barazvlefshme. Madje, në lënien e lirë për zgjedhje, është më e preferushme shoqërisht, mos zgjedhja e asnjerës, abandonimi i të gjithave. Po kulti fetar është braktisur në masë e po vazhdon të braktiset pikërisht se e kanë bërë profesion parazitar miliona klerikë, që sillen vërdallë me alamet uniformash sugjestionuese; pse krerët më të lartë shtetërorë turren në festat fetare si mizat në mjaltë, me mendjen të magjepsur pas “mjekrës së zotit” dhe me ethet për “bekim hyjnor”! Ata nuk duan t`ia dinë se faltorja dhe kleri janë dhunues të ndërgjegjes, se përpunimi fetar është indoktrinimi shpirtëror më i kopsitur organizativisht, më i sforcuar, më imponues dhe më i dhunshëm. Përse duhej veçuar e cilësuar feja për t`u ngritur e sanksionuar juridikisht në rangun e “vlerave shoqërore” e “të drejtave jerëzore”, kur ajo gjendjet në ndërgjegjen vetëm të disave? Ky është spekullimi i radhës, i bërë badihava, me akrobaci, i mbështetur dhe nga politikat e djathta. U spekullua sa e si u spekullua me fenë nëpër klauzolat kushtetuese e ligjore, gjatë procesit të divorcimit Shtet-Kishë, problemi shtrohet që ajo nuk duhet, nuk ka arsye përse edhe më tej të lakohet. Nuk duhet bërë kjo në se vlerësojmë e respektojmë idenë e para tre shekujve të Xhon Lokut se: “Shqoqëria politike krijohet të sigurojë për njeriun vetëm gjithçka të kësaj bote, qeveria civile nuk mund t`i japë asnjë të drejtë të re Kishës, po ashtu dhe kisha qeverisë civile” (Letra për tolerancën, f. 25). Nëpër tërë këto peripeci e zig-zage politike-juridike, fesë i duhet përcaktuar statusi adekuat, të vendoset në gjendjen që të jetë vetvetja dhe të mbaj veten përball sfidave, që objektivisht janë të papërballueshme prej saj, pot ë mos ketë nën sqetulla “patericat politike”! Ndësa, si në botë dhe në Shqipëri, vërejmë politika të liberaizmit pa kufi, që kalon deri në kthimin e tyre në ”paterica politike” për fenë! Këhtu që spekulimi i katërt i madh është:
9. Përfshirja arbitrare e fesë si kryefjalë në nene kushtetutash e ligjesh.
Kjo përbën shprehjen e kujdesit politik të veçantë për Faltoren. Dëshirat dhe interesat e caktuara bënë që Feja të hynte e të mbetej si kryefjalë, gjithnjë me akrobaci e manipulim të fjalëve e arsyetimeve. Qysh kur liritë dhe të drejtat nisën të konceptohen e të sanksionohen ligjërisht, kushtetushmërisht, të shprehen në gjuhën juridike, vanë e na e përfshin e klasifikuan edhe Fenë si të tillë, e cilësuan ndër të “drejtat” e mëdha njerëzore, gjë që nuk i takon asaj posaçërisht e nominalisht, seps në grupimin e “të drejtave” njerëzore, themelore e të patjetërsueshme që i takojnë t`i gëzojë njeriu, është vetëm Liria e Ndërgjegjes dhe e Mendimit. Tek kjo e drejtë dhe brenda këtij koncepti (“ndërgjegjes”), vetvetiu përfshihet e nënkuptohet edhe feja, pa qenë nevoja të dalë e veçantë, si kryefjalë e të bëhet qëllim në vetvete, (siç e është futur kundravajtje); ajo mbetet një derivat i nënkuptuar, si element i mundshëm përzgjedhjeje dhe bazuar vetëm në dëshirat personale të secilit. “Të drejtat e mirëfillta”, nuk janë kurrë objekt zgjedhjesh. Por teologjitë, sikurse dhe politikat, i kanë bërë të tyre lojën e fjalëve, sofizmat dhe parashtrimin e vërtitjen e gjërave sipas interesave e dëshirave të tyre, të cilat kanë qenë e mbeten një forcë e madhe e devijimit dhe deformimit të mendimit e gjuhës. Kurse fjala është për formësimin lirshëm të ndërgjegjes, të përmbajtjes së saj, pa asnjë imponim; jo për ndonjë “të drejtë”, por për “një stad personal”, një nivel të zgjedhjes së brumit të“ndërgjegjes personale”, – kjo dhe vetëm kjo kërkohet të sanksionohet, të garantohet e të mbrohet institucionalisht. Në këtë “liri” dhe “të drejtë” përfshihet edhe përqafimi lirshëm i një besimi, braktisja lirshëm e atij dhe konvertimi në një besim tjetër, sikurse dhe heqja dorë nga çdo lloj besimi, gjithnjë me vullnet të lirë, siç e ka theksuar dhe Sigmund Freud: “Askush nuk mund të detyrohet të besojë apo të mos besojë”. Kjo është mënyra demokratike-iluministe e shkëputjes nga feja. Fraza “e drejta e zgjedhjes së feve”, e thënë shkurt “e drejta e fesë” përbën një spekulim brenda spekulimeve, sepse ndër të zgjedhrat janë llojet e besimeve, si dhe ateizmi, apo mosbesimi. Mirëpo, “të besuarit”, përveç se imponohet intensivisht e sistematikisht, urtë e butë, si pa u ndierë, është bërë akrobacia dhe shtrembërimi logjik: liria, e drejta dhe vlera, që i përkasin vetëm ndërgjegjes, iu atribuan posaçërisht fesë, kësaj pjesëze të mundshme, fakultative të saj. Se ç`ka ndodhur më tej, si u bë kthimi i arsyetimeve në favor të fesë e faltores, kjo hyn në hilet e spekulimet e mëtejshme linguistike e semantike, në sofizma e akrobaci mendore, shtrëngo-liro e lësho Faltores. Feja, të besuarit, si e tillë, nuk është ndonjë “e drejtë”, pa le më themelore, unieversale apo “kozmike” dhe e patjetërsueshme, as ndonjë nevojë jetike. Shprehja “Feja, një e drejtë universale”, është një pretendim absurd e fare pa kuptim, sepse në botë janë edhe disa qindra milionë ateistë; ndërsa fetë kyesore të mozaikut fetar të botës, janë egërsisht në konflikt edhe për këtë pretendim të monopolit hyjnor, janë në divergjenca, kacafytje e gjakosje; njera kundër të gjithave, të gjitha kundër njerës dhe here pas here u prishin popujve paqen e qetësinë! Sot, realisht, lirinë fetë ia kërcënojnë vetë njera-tjetrës, dhe, vetëm kur vjen fjala për garantimin e kësaj lloj lirije, ato mund të përmenden si kryefjalë. Shihet, duhet e kuptohet qartë se in-toleranca ndaj njera-tjetrës, shkelja e ndërsjell e kësaj lirije, mbetet edhe sot një premise e motiv i konflikteve të përgjakshme nëpër botë. Tërë ky konfuzion gjuhësor, juridik shmanget po të përdorim formulën adekuate: Në fund të fundit, liri dhe të drejta të mirëfillta janë ato që i shërbejnë njeriut e njerëzimit për zhvillim, gjë që nuk e bëjnë dogmat e ritet fetare. Formula “Shteti është laik, garanton dhe respekton lirinë e ndërgjegjes dhe mendimit”, do të ishte e plotë, e mjaftueshme dhe ezauruese sesa shprehja:“liria e ndërgjegjes dhe e fesë”, e përdorur rëndom në to. Po në këtë kontekst, del edhe se njerëzimi në historinë e re, ka devijuar nga programi politik, iluminist e thellësisht emancipues i Rilindjes Evropiane, i ka deformuar kërkesat dhe mesazhet e saj. Në historinë e kohës së re shprehjet “liri e fesë” e “feja një e drejtë e madhe”, jo vetëm morën dhen, por janë bërë një lajtmotiv i politikave zyrtare dhe i legjislacionit, brenda çdo vendi dhe në përmasa ndërkombëtare. Edhe Konventa Evropiane e të Drejtave të njeriut përdor formulën e dyzuar: “Çdo person ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë” (neni 9). Po kur ke njohur “lirinë ndërgjegjes dhe mendimit”, kjo është e mjaftueshme, ezauruese, kurse përmendja edhe e fesë, në atë tezë, është e tepërt e kundërvajtje. Në këtë kuptim, çdo bashkësi fetare, duhet të jetë thjesht dhe vetëm një OJF e zakonshme e një grupi ithtarësh të shoqërisë civile të organizuar, me atë ligj e në atë kategorizim, pa kurrfarë Komiteti Kultesh në shtet, pa financim nga buxheti dhe sa e sa bonus-e e benefice të tjera. Ato janë bashkime njerëzore e tokësore me vello “shenjtërie”, s`kanë asgjë më tepër se Shoqatat Atdhetare – kulturore “Labëria”, ”Kosova, “Çamëria”, Shoqata Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar e shumë të tjera, përveç negativizmave të njohura më të theksuara, kapriçiove e pretendimeve të pashtershme! Pse nuk mbështeten nga buxheti këto Shoqata, por bëhet ky dallim e diferencim nga shteti, që komunitetet i mban si djalin e vetëm, e shoqatat, as si të njerkës? Është pozicionimi i kalbëzuar i politikanëve dhe ligj-vënësve, që, të strukur prej frikës së kërcënimeve të zotave, edhe sot e kësaj dite e servirin fenë me cilësime të fryra, si e si për ta koracuar juridikisht, për të dalë deri te kushti ultimativ “o ndërgjegje fetare, o hiç fare”, që përbën shkelje të drejtpërdrejt të parimit të lirisë së ndërgjegjes e mendimit, deformim e devijim të tij. Përgjegjësia për tërë këto “lajthitje”, devijime e shtrembërime, bije mbi shtetarët, politikanët e ligjë-vënësit; ajo kushtëzohet nga fakti se sa janë ata në gjendje e si janë të disponuar ta menaxhojnë shkencërisht vullnetin dhe mandatin e sovanit.
5. Requem për fatin e një Projekt-ligji që ngeli diku, në sirtaret e “të djathta”. Një nga paradokset e derisotme të njerëzimit është se besimet domisuese, ndërsa janë me karakter tipik kozmopolit, trajtimin e kanë pasë të diferencuar, të ndryshëm e të ndryshueshëm nëpër zona e kufij gjeografik, etnik e shtetëror përkatës, në funksion të politikës së çdo vendi e shteti. Po tek ne ç`është gatuar dhe pse është sjellur ligji rreth fesë si macja rreth qullit? Në 2007 qeveria hartoi dhe një goxha Projekt-ligj “Mbi lirinë e fesë dhe marrëdhëniet e Komuniteteve fetare me shtetin”, shoqëruar me një Relacion, por e la diku në sirtar,nuk iu bë “mbarë” ta diskutonte në Parlament; ajo shpalli vetëm financimin e kulteve me shuma të konsiderueshme (se nga nenet e llafet e tepërta, është më mirë tepricë paresh!).
Ta arsyetojmë pak më në themel, “pse u dashkish hartuar një ligj i veçantë për raportet shtet-faltore ” dhe “ç`obligohet të sanksionojë ai”, “pse duhet veçuar feja si kryefjalë dhe t`i bëhet kjo apotheozë lirisë së saj”, nga se kërcënohet liria e saj që duhet mrojtur kaq shumë me ligj? na del se ish qeveria e djathtë e mendonte veten në një raport partneriteti, kushtesh, marrëdhëniesh, obligimesh e interesash të ndërsjellta, se vetë ideja e një ligji të veçantë, është hije dhe jehonë e peshës së dikurshme të fesë dhe synon të sanksionojë ç`mund të përfitojnë bashkësitë fetare prej pushteteve zyrtare. Këtë e dëshmon krejt përmbajtja dhe fryma e atij Projekti, me një Hyrje e 46 nene e me Relacionin shoqërues. Kush mundi të njihet me atë Projekt, i hedhur si “bazë për diskutim”, është bindur se ai përfaqësonte një shtesë tjetër lluks, të tepërt e të tepëruar mbi ato qasje e trajtime ekzistuese; se mbeti një dokument-dëshmi i përunjies e përvuajtjes qeveritare prej besimtari, i preokupimit dhe kujdesit maksimal prej xhentëlmeni për një gjendje komode e shenjtërore të bashkësive e kulteve fetare, që të kujton Don Zhuanin e Molierit; shpallte tërë pompozitet urat e bashkëpunimit Shtet-Faltore; kësaj të dytës i njihte dhe i lënte dorë të lirë për veprimtari dukative-arsimore, ekonomike, shëndetësore, bamirësie e celebrimi; dekretonte lëshime të paprincipta; kapërcente interesat kombëtare; kthente në normë gjëra që janë sporadike e kalimtare; përmbante udhëzime e detaje si prej rregulloresh të komuniteteve fetare e të tjera. Ai Projekt të lënte përshtypjen, gati, sikur Faltorja është shtet brenda shtetit dhe vepron paralelisht me të. Që në “Parimet e përgjithshme” të Projektit shpallet si parim bazë e tërë solemnitet “Mbrojtja dhe respektimi i plutalitetit fetar” (neni 5), që do të thotë le të livadhisin në këtë vend gjithfarlloj zotash e shenjtorësh, se mban shpina dhe shpirti i besimtarëve. Si moment të veçanta po përmendim dhe disa shqetësime të shprehura nga grupi i punës: Së pari, me dorë në zemër, ai Grup qante hallin se “ka has vështirësi në përcaktimin e “statusit të feve në kufijt e ndjesisë demokratike” dhe “çështjes së madhe të kërcënimit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë”, pasi ” kufiri midis të dyjave, shpesh herë, ishte mjaft i hollë e i padukshëm”. Pra, ata ndjenin se në botën fetare janë të pranishëm edhe “Kutija e Pandorës”, edhe “lepuri i përgjumur”, por që këto aspekte nuk duheshin ngacmuar, se po t`u hiqej kapaku, “kundërmonte era”! Së dyti, dhe me absurdja është qarja e hallit për komunitetet fetare, sikur ato e “paskan kryer veprimtarinë e tyre në përputhje me Ligjin “Për organizatat jofotimprurëse”-Nr. 8788, dt.7.5.2001”, prandaj me Ligj të veçantë, u duhej sanksionuar atyre “pozita shenjtërore” të veçanta nga to të OJF-ve. Por ato, edhe pa këtë Projekt, ishin ku e ku jashtë e mbi këtë ligj, i kanë pasë në vazhdimësi shumë bonuse e benefice të veçanta, kështu që Projekt-ligji në fjalë, ishte një orvatje e politikës për t`ia u shtuar e sanksionuar ato më tej. Do të ishte kryevepër sikur Bashkësitë fetare të trajtoheshin njëlloj si dhe të gjitha OJF e tjera, por trajtimi i tyre mbetet që mbetet i veçantë.
Së treti, edhe pse në Relacionin shoqërues e thonë për bukuri që “Në Shtetet e Bashkuara nuk ka një ligj për fenë, pasi, sipas konceptit të baballarëve të Kushtetutës amerikane, feja nuk mund të shmanget me ligj nga ligji civil, por duhet t`i nënshtrohet atij, si çdo subjekt tjetër i të drejtës”, ata, nën hyqmin e politikës, në vend që t`i përmbaheshin përvojës amerikane, u mprehën për t`i rënë vënçe daulleve mesjetare.
Përpjekjet për hartimin e këtij Projekt-Ligji, që shkuan dëm, dëshmojnë edhe faktin se feja ka qenë dhe mbetet dukuria shoqërore me problematike, gjithnjë e diskutueshme dhe në epiendër të polemikave. Të mbajtura kështu në pekule, komunitetet fetare, edhe më shumë po bëjnë naze e shfaqin pretendime. U prononcuan edhe komunitetet fetare për këtë Projekt, u botuan dhe disa artikuj në shtyp ; fjala e fundit ishte që “Projekti të shumzohet me zero”, ai mbeti diku nëpër sirtare (ah! të ishte verë, do të ishte kthyer tamam në “gjak krishti”). Shtetarët tanë, në vend që të vrasin mendjen për një filozofi politike të drejtë e humane, na dalin me politika teologjike iluzore e obskurantiste! Një besimtar edhe mund të shprehet me frazën “Ngre zërin me të drejtën që më jep Zoti”, se mban atë për sovran, kurse qeveria flet e vepron vetëm me zërin e mandatit që i ka dhënë sovrani-popull. Për atë Projekt-Ligj janë të njohura dy metafora: “O qerroz, o qerroz, si t`u nis, ashtu t`u sos” dhe “Një vendim Balli që mori, ashtu hyri, ashtu dolli…”. Por më thelbësore e shqetësuese është çështja se gjatë shekujve , bota politike bëri rutinë koncepte favorizuese e koracuese të pamerituara ndaj Faltoreve. Prandaj, duke vijuar fillin e arsyetimit të nisur prej paragrafit 4 të këtij shkrimi, konkretisht konstatojmë dhe pyesim:
1. E majta në pushtet, përfaqësuese e rrënjëve dhe trungut të jetës shoqërore. Le të kujtojmë, fillimisht, se e majta në pushtet është përfaqësuesja e masës më të gjerë të popullit, e rrënjëve dhe trungut, asaj që i vë shpatullat histories; me djersën egjakun e saj mban gjallë jetën shoqërore, garanton të mirat materiale dhe progresin; ajo është përfaqësuesja e sovranitetit më të gjerë e real; kështu që ekipit të ri politik, që nisi qeverisjen këtë vjeshtë, si pjesë integrale e rrënjëve dhe trungut të jetës, natyrshëm, edhe mandatin e ka pej sovranit më të përgjegjshëm e më obligues, edhe qeverisjen më radikale. Qeverisjen e djathtë, që na la shëndenë, e prekëm dhe e përjetuam si një ekip titullarësh të kompromentuar e të kompromentueshëm, nepotikë, me personalitet e dinjitet të telendisur, me përdorimin e pushtetit si mjet “o mete, për vete”. Ndryshe nga ajo e djathtë që e shihte bazën nga “qilimi fluturues”, ekipi i ri duhet të ketë tjetër bylmet. Janë ngjallur shpresa të mëdha se ekipi i ri do t`i thotë vetes “Dallëndyshe, ktheje ndryshe”, do të bëhet oponencë e vetes, pa i dhënë shkas zhurmës së kësaj opozite të diskretituar, që e ka në gjak të bëj edhe zhurmë për asgjë; se nisi ta paragjykojë atë si “rrezik kombëtar” që në djep, në fakt, po aludon për mazhorancën e re, defektet e veset e veta për tetë vjet! Nuk më shkon mendja për ndonjë injorim apo nënvlerësim të së “djathtës”, por përgjithësisht është vërtetuar se çdo e “djathtë”, edhe kur paraqitet e saktë e kombëtare, vazhdon ta ketë të theksuar refleksin e synimin për pushtet pas betejës, sikur vetëm ajo ka ditur të drejtojë turmën, hiqet për moderatore, ndërsa kënaqet me gjendjen e cfilitur të vendit. Qeverisja e re nuk është se do t`i gjëjë fundin të mirës, po ajo duhet, të paktën, medoemos të kthehet nga e mira dhe ta synojë çdo ditë; ta sanksionojë të arthmen edhe në Kushtetutë, të veprojë edhe sipas parimit të presidentit Wilson ndaj këshilltarëve: “Më thoni ç`është më e mira, ta vëmë në jetë”. Ekipi i ri parlamentar, me moshë e ide të reja, që po nis punën këtë vjeshtë, ka shumë ç`të sanksionojë më saktë e më drejtë në Kushtetutën tonë, tanimë 15 vjeçare. Asaj i kanë dalë në pah disa konvencionalitete e ambiguitete paradoksale, nëpër vite është vënë dorë dhe arbitrarisht, për koniuktura klienteliste e nepotike, janë dhënë në media disa sinjale alarmante. Një ditë të bukur Ligji themeltar i shtetit duhet të rishqyrtohet me kujdesin maksimal. Është logjika e hekurt e jetës që obligon. Një Kushtetutë serioze bëhet dëshmi e seriozitetit të qeverisjes së re. Kohët e reja, në veçanti përkushtimi i ri që ofron ekipi qeverisës, zotimi i tij për kthesë deri në nivel Rilindjeje, që në themel ka ngjizjen e shtetit ligjor, duhet të pasqyrohet qartë e bindshëm në dokumetin që mban dhe titullin simbolik “Këtu fillon e ardhmja”. A po na vjen dita ne shqiptarëve ta themi me plot gojën këtë frazë? Mandati i ri duhet të bazohet në një Kushtetutë sa më solide, të paprekshme deri në shenjtëri. Deklararat e bëra në fushatën elektorale, janë imperativ i kohës, sikurse dhe sfidat e kohës për qeverinë e re janë të shumta, substanciale e parimore. Konstitucionalistë e juristë të tjerë, po dhe qytetarë e intelektualë të çdo fushe, kanë bërë e po bëjnë mjaft sugjerime konstruktive; e kemi përvojën kombëtare e potencialet intelektuale optimale, janë të pranishme edhe përvojat botërore të demokracisë moderne për ta bërë Kushtetutën tone një model e me fjalën e fundit të shkencës juridike e në nivelin e demokracisë moderne. Ekipit të ri qeverisës do t`i bënte shumë mirë që sugjerimet qytetare nëpër media, t`i evidentonte me skurpulozitet, t`i trajtonte seriozisht, duke organizuar dhe debat publik problemor, kuptohet, duke nisur jo nga kjo çështje që kemi në fokusin e këtij shkrimi (se dhe fjala “zot”, nis me një nga gërmat e fundit të alfabetit), por nga shumë pika të tjera më madhore e më me peshë, se feja nuk përbën palcën e jetës shoqërore, paçka se është përpjekur ta rrethojë e mbërthejë jetën deri në palcë. Kushtetuta ka vlera dhe rol shumë më të madh e cilësor në jetën shoqërore e prosperitetin e vendit, nga ç`kanë pasë në të kaluarën Bibla e Kurani, prandaj dhe kujdesi sa më serioz për të, për garantimin e pavarësisë së pushteteve e standarteve të tjera, është imperativ, kusht sin ecua non i një të arthmjeje rilindëse. Tek kushtetutat e ligjet ka kohë që kacavjeren edhe bashkësitë fetare, si është shkruar në to, ashtu ka qenë dhe situate e tyre.