Quantcast
Channel: GAZETA REPUBLIKA » Komente
Viewing all 245 articles
Browse latest View live

Rreth përmbledhjes me poezi “Çaste meditimi” të poetes Flora Muçi Kopella

$
0
0

duke_shkruarNga Hyqmet HASKO

Kur lexon vargjet  e poetes Flora Muça Kopella ke ndesinë sikur dëgjon një muzikë të ëmbël, me jone herë kumbuese e të vrullshme, herë të qeta e të shtruara, por gjithësesi të thella dhe që të përfshijnë në magjinë  e ritmeve dhe tingujve të përndezur. Ajo është poete e një diapazoni lirik, ku meditimi dhe gjendja poetike shkrihen në një me figurat e freskëta dhe gjetjet e befta, gjenjdet dehëse dhe imazhet mbresëlënëse.

Nëse do të kërkonim të gjenim një fjalë kyç për poezinë e Muçës, një fjalë si të thuash çelës për të rrokur menjëherë magjinë e saj, ndoshta kjo fjalë do të ishte “lirizëm dehës”, çfarë do të thotë se shpirti i saj duket i mbushur me ritme jete dhe prushërim kënge, ngrohtësi vatre dhe pendim mungese, gjendje si këto e të tjera të cilat poetja na i përcjellë me një art të ngritur poetik. Pra, e thënë me fjalë të tjera, lirizmi spontan, pa sforcim, por që sikur i buron nga çdo varg e fjalë, është natyra e saj poetike dhe shtrati strukturor dhe konceptual ku autorja operon për të ndërtuar fabulën e saj poetike, për të krijuar figurat dhe për të përcjellë nëntekstet  dhe mesazhet e saj.

Në aktin poetik të Florës lëvrin një det i tallazitur pasionesh të bukura, dashuria për vendin e saj,  magjia e mallit dhe idilit, fillmet e pranverave të trishta e të lumtura njëherësh, malli për vendlindjen, pjesëtimi i çasteve me të tjerët, me ata që e rrethojnë në përditshmërinë e saj; të gjitha këto e të tjera grimca ndjesishë e përjetimesh, gjenjdesh të trazuara emocionale, poetja i mbart me vete si një kumt, si një bekim dhe si një mesazh universal paqeje e dashurie.

Në vëllimin e saj poetik “Çaste meditimi”, Flora Muçi Kopella bën autopsinë e unit poetik në raport me të gjithë tingujt, dritat dhe zërat që e rrethojnë, duke u vetëidentifikuar me bukurinë e brendshme, të thellë e transhendente të një bote të pasur shpirtërore, siç është zakonisht bota e poetëve të vërtetë, veçanërisht bota e femrave, që për nga shkalla e ndjeshmërisë dhe përjetimit të së bukurës janë një hap para burrave.

Tematika e poezive të Florës është përditshmëria me mallin, idilin, kujtimet, miqtë, ëndrrat, të birin e saj, “vajzat e Luzatit”, nënën, trishtimin, imazhet e mbetura pezull në rrugët e jetës, gjurmët e bukura në kohë, “një rrugë, pllajë dhe një grusht dhe”, bashkëshorti, vëllai, një botë intime e ndjerë me një temporitëm të brendshëm malli dhe dashurie.

Duke lexuar poezitë e këtij libri të mbeten në mendje peizazhe të shpirtit njerëzor, dhimbje, vetmi, trishtim, dëshirë, iluizion, kërkim në shpirtin e të vërtetave në hije, mister, ndjeshmëri. Janë bukuri të thjeshta, të prekshme, ikanake, që sapo të vijnë si përcjellje emocioni,  të ikin në mënyrë të beftë, duke t’u rizgjuar në kujtesë si përcjellje emocioni dhe ndjeshmërie ndaj kultit të bukurisë dhe ëndrrës.

Komunikimi i poetes është sa tekstuale aq dhe nëntekstual, ku figura bazë, metafora shërben si shtrat për të pikëzuar dhe nyjëzuar të gjithë abstragimet poetike. Poetja zbulon rrënjët e individualitetit të saj poetik, thellësinë e depërtimit, elegancën e vargut, përjetimet e thella të mbresave, përjetimeve dhe emocioneve që ushqejnë pemën e saj estetike krijuese.

Tek “Çaste meditimi” poetja përvijon me tone të lehta dhe mbush me mendim poetik hapësirën mes ëndrrës dhe realitetit, hapësirë që na vargun e saj sa vjen e bëhet gjithnjë e më e ngushtë, aq sa poetja nuk don që të ndajë botën iluzive të ëndrrës dhe transhendencës me realitetin që bën objekt pasqyrimi.

Poetika e Florës është e çliruar nga klishetë dhe morali, është një poetikë e pastër, që niset e merr udhë më së pari nga bota e brendshme e poetes dhe gjatë kësaj udhe pasurohet me përvoja, lexime, kalkulime estetike, kujtesa të mbetura nëpër kohë dhe që autorja i zgjedh si herbariume të vizionit të saj për botën.

Sigurisht, në një vështrim të sipërfaqshëm, siç është ky i yni, nuk mund të thuhen të gjitha për një poete me format të plotë e të vetëdijësuar në rrugën poetike, por vetëm sa dua që të përcjell një akt kujtese ndaj përveçësisë së kësaj poetje, në rrugëtimin e saj poetiko-letrar.

Në poezitë e kësaj përmbledhje duket një dorë mjeshtrore; depërtimi në mënyrë moderne në fatin e shoqërisë shqiptare dhe të njeriut bashkëkohor si pjesë e kësaj shoqërie, është një nga procedimet estetike dhe psikoanalitike të poetes, në kërkim të rrënjëve të etnopsikikës sonë kolektive.

Ne jemi trena që ecim tutje nëpër natë,

Duke lënë mall e kujtime nëpër fytyra,

Ne jemi grimca nga një pikturë e lashtë,

Me ngjyra të rralla, zgjedhur nga natyra.

Ky akuarel i beftë poetik,  ku shkrihen kohët, përjetimet dhe vetë haspira e imazhit, rrok në vetvete thellësitë mendimit estetik të poetes, prirjen e saj për të kryer një prerje vertikale të ndjesive dhe përcjellje polivalente të imazhit poetik.

Poetja realizon në këtë përmbledhje mund të themi të suksesshme me poezi një komunikim refleksivo-sugjestiv, ku, siç e thamë, zotëron një lirizëm i ngrohtë e spontan, teksa përzihen tradita me modernen dhe poetja zhbirilon anët e errëta të dhimbjes njerëzore, i ngre ato në art, duke ndërtuar portretin e Unit të saj dhe të shpirtit kolektiv të bashkëkohësisë.

Ajo i kundron objektet e saj poetike në brendësi të tyre, duke zbuluar dritëhijet, dramën dhe dyzimin që ato përcjellin, ndërkohë që nëntekstet dhe imazhet që i përcjellin ato duket se kanë një fuqi të veçantë sugjestive dhe reflektive. .

Poezia e saj është një poezi spontane, e shtruar dhe e thellë, herë herë ajo rebelohet, por në asnjë rast nuk thërret, siç ndodh me poezinë retorike dhe shabllone.

Një udhëtim në poezinë e Florës është si një busull për t’iu shmangjur monotonisë, pasi ballafaqimi i lexuesit me të vërtetat estetike që ajo shpalos është një ballafaqim me thelbin ekzistencial të jetës njerëzore, ku kulti hyjnor të cilës i blatohet përkushtimi i autores ështrë dashuria.

Në aktin poetik të poetes duket sikur ka një ngutje estetike për ta kondensuar mendimin dhe ndjenjën në postulate të nivelit mesazhor, të tilla që të bëjnë të përjetosh të plotë metaforën dhe mjetet e tjera stilistike, që autorja i përdor në funksion të kredos dhe besimit të saj tek kulti i lirisë dhe dashurisë njerëzore.

Përmbledhja “Çaste meditimi” e poetes Flora Muçi Kopella është një vlerë e mirëfilltë poetike, në vargun e atyre vlerave që po vijnë çdo ditë në poezinë e re shqipe, sidomos në atë femërore, me një pasuri e begati mjetesh shprehëse dhe teknikash vjershërimi, është një shpalim i një arti të vveçantë të shkrimit të poezisë, të pangjashëm me askënd tjetër, çfarë përbën veçorinë dhe individualitetin e saj poetik.


Përkushtim, Eshref Ymerit

$
0
0

ymeri(Me rastin e ditëlindjes së tij

ESHREF YMERI – BIR SHQIPËRIE

Eshref Ymeri, bir atdhetar i këtij dheu,

fjalëmprehtë si shpata e Skënderbeut,

nga Mesapliku në brigjet e Kalifornisë,

përhapës drite për lirinë e Shqipërisë.

Profesor-doktor me gjak shqiptari                                                                                               formuar në gen me shpirt atdhetari,

pasardhës i denjë i Nolit dhe Konicës,

nga trojet arbërore, në ato të Amerikës.

 

Refreni:

Patriot me sy e zemër të zjarrtë,

Shkencëtar i madh me mendje të artë,

Shpirti i tij burim që nuk ndalet,

Zëri i tij kapërcen fushat dhe malet.

               

                Kur në djep tё pёrkundi nёna. / Tё mёkoj fjalё pёr lirinё. / Sa ndrit dielli e hёna. / ti mendon vetëm pёr Shqipёrinё…

                Djepi i fisit të ymerajve pёrkundi paraardhёsit nё breza, derisa vijmё te babai i Eshrefit, HASAN  YMERI, veterani i luftёs sё Vlorёs nё vitin 1920, tё cilin Presidiumi I Kuvendit Ppullorte Republikёs Popullore tё Shqipёrisё, me dekret nr. 4040, datё 14 korrik 1965, e ka dekoruar me medaljen “Pёr veprimtari patriotike”, me motivacion:”Pёr trimёrinё, guximin dhe vetёmohimin qё tregoi nё luftёn kundёr pushtuesve imperialistё italianё mё 1920.

                ESHREF YMERI ka lindur nё fshatin Mesaplik mё25-12-1940. Pasi u edukua me elementet e parë te atdhedashurisë në rrethin familjar, ai mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi  shtatё vjeçaren  nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin  “Ali Demi” tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm.

                Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet  me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e mbaroi me rezultate të lareta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan  shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

                Si specialist dhe punëtor i palodhur e mendjes, ai është marrё me tekstet mësimore, të filluara qё nga viti 1968. Punoi pёr fjalorin e madh frazollogjik 40 vjet rresht. Ka qёnё i ftuar nё shumё seksione shkencore brёnda dhe jashtё shtetit. Mё 16-12-1989 iu dha grada “Kanidat i Shkencave” me vendim nr. 208 tё Komisioni tё Lartё tё Atestimit. Mё 14-12-1994  (sipas  vendimit Kёshillit Ministrave nr. 351 datё 30-6-1993) grada”Kandidat i Shkencave” iu konvertu me gradёn shkencore “Doktor”.

                Mё 13-12-1994 me vndim nr.11 tё Komisionit Kualifikimiit Shkencor, merr titullin “Asistent Profesor”,  Dhe Mё 11-5-200, (me vendim nr.53, tё Komisionit Kualifikimit Shkencor,  merr titullin “Profesor”

                Euruditi Porf. Dr. Eshref Ymerit, pas njё pune 40 vjeçare (dhjetor 1972-dhjetor 2002), pёrfundoi Fjalorin e madh frazologjik rusisht-shqip prej 1200 faqe kompjuteri, ku pёrfshihen 25.657 shprehje. Ai i hyri hulumtimit tё thelluar nё fushёn e frazollogjisё ruse, i bindur se shprehjet frazollogjike janё pasqyra e shpirtit dhe e fomimit psikologjik tё popullit rus. Me kalimin e viteve qё pasurimi i pa matё i shprehjeve frazollogjike të gjuhës ruse nё gjuhёn shqipe, u bë po ashtu, pasqyrё e shpirtit dhe e formimit psikologjik tё popullit shqiptar

                I nderuar Prof.Dr. Eshrefi, Tungjatjeta! 

                Unё kam printuar shumё artikuj tё tu, qё rrahin kurdoherё problemin e kombit shqiptar, mё shumё nga kushdo autor tjetёr. Ju keni deklaruar: “Unё, si shqiptar me vetëdije kombёtare, nuk mund tё heshtja dhe nuk mund tё heshtё kurrё pёr problemet… kardinale tё kombit shqiptar”.

                Me kёtё konseguencё unë, kam paraqitur para lexuesit me njё pjesё tё reduktuar tё artikujve tuaj… Dhe po citoj: Kisha botuar njё shёnim tё shkurtёr nё tё cilin reagoja ndaj shqetёsimit tё disa intelektualёve, pёr faktin qё nё disa kisha shqiptare shёrbesat bёheshin nё greqisht.Ndaj shёnimit tim ka reaguar z. Pirro Prifti, njё servil i Janullatosit ky … mё kёshillonte tё mos merrem me KOASH-in. Por unё si shqiptar me vetёdije kombёtare, nuk mund tё heshtja dhe nuk mund tё heshtё kurrё pёr problemet, tё cilave servilёt Janullatosi e Pirro Prifti u trёmbet si djalli vetёtimёs. Sipas argatit të Janullatist Pirro Prifti, unё duhet tё hesht ndaj deklaratёs sё historianit grek Nikolas Stavros, për tё cilin, hedhja nё dorё e kishёs ortdokse shqiptare ёshtё fitorja mё e madhe e Greqisё nё shek. XX”. …

                Unё duhet tё heshtja kur armiku i kombit shqiptar Janullatos ka deklaruar nё gazetёn “Katemirini”. “Nuk e kuptoj idenё e shqiptarёve qё feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria. Kёtё tezё ne do ta luftojmё, duke dalё hapur kundёr Rilindjes Kombёtare Shqiptare”.  Unё duhej tё heshtja ndaj shpifjes  sё fёlliqur tё Janullatosit, i cili, para gazetarit amerikan Fred Reed, ka deklaruar: “Zoti Reed, ju jeni njё gazetar i shquar dhe fjala e juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumё, sensibilizoni se kёtu duan tё krijojnё njё shtet oundamentalist islamik dhe kanё si qёllim tё shtypin ortodoksinё”.

                Unё duhej tё heshtja kurJanullatos sulmonte emigrantёt shqiptarё dhe bёnte kauzё tё pёrbashkёt me partinё nazifashiste “Agimi i Artë” kundёr emigrantёve shqipytarё dhe kundёr Aleancёs Kuq e Zi.

                Pirro Prifti ka vendosur dy portrete tё Fan Noli, ç’ka vёrteton se qёnka edhe njё hipokrit i madh. Nga njёra anё, merr nё mbrojtje Janullatosin, si servil i pёshtirё i tij, kurse nga ana tjetёr, para lexuesve kёrkon tё hiqet si fanolist. Hipokritёt e kallёpit tё Pirro Priftit i ka demaskuar Leonardo Da Vinçi (1452-1512  kёtu e ca shekuj mё parë kur thotë: “ Mes budallenjve, egziston njё farё sekti, ku pёrfshihen njerёzit hipokritё, tё cilёt ushtrohen papushim pёr tё mashtruar veten dhe tё tjerёt, por, nё tё vёrtetё,  ata mashtrojnё mё shumё vetёveten  sesa tё tjerёt”.

                Kisha shoveniste greke, si pararojё e shovenizmit grekokaragjoz, na ka masakruar personalitete tё shquara tё kombit shqiptar nga radhёt e ortodoksisё shqiptare,  si Papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atё Stath Melani etj. Pikёrisht kjo ёshtё arsyeja qё Noli i madh e vlerёsonte ortodoksinё shqiptare si njё pasuri shpirtёrore tё mbarё kombit shqiptar. Prandaj edhe unё nuk mund tё hesht pёr çeshtjet e ortodoksisё shqiptare. (Sarandё 23 qershor 2013).

                Dihet se shteti grek, qё prej themelimit tё tij e deri nё ditёt e sotme, asnjëherё nuk ka pasur nё rendin e ditёs “miqёsinё” me kombin shqiptar. Pёrkundrazi, nё rendin e ditёs vazhdimisht ka pasur armiqёsinё dhe sendertimin e saj pёrmes pabesisё, shpifjeve, mashtrimit dhe hipokrizisё ndaj kombit shqiptar, tiparё kёto, tё cilat pёrbёjnё themelet e kodit moral grek. Faik Konica, nё njё letёr qё i dёrgonte Fan Nolit mё 26 gusht 1940 e njoftonte si mё poshtё: Po ju komunikoj juve njё lajm me rёndёsi, nga njё burim dipllomatik grek i sigurt: Greqia ka pregatitur njё memorandё pёr Konferencёn e Paqes, ku do tё provojё se Shqipёria ёshtё bёrё vatёr panislamike dhe njё sukursalё e Mustafa Qemalit. (vell. 4, f.218).  Pra diplomacia greke, pёr tё shpёtuar Evropёn nga “krijimi “ i njё vatre “panislamike” shqiptare, kёrkon qё Shqipёrinё ta fusё nё “gjirin” e ortodoksisё greke. Gjynah qё s’ia dёgjoi fjalёn presidenti Uillson! Greqia pёr tё mirёn krishtёrimit Evropian “po pёrpiqej”. Mё 1997 Greqia, pёrms Zonjёs Ollbrajt (Allbright), u kёrkoi SHBA qё tё fuste trupat e veta nё Shqipёrinё e Jugut, por zonja Ollbrait u tha: ”Po ç’do bёjё Turqia? Do tu bjerё nga pas”. Dhe nga ky shkak Greqia nuk u fut nё Shqipёri . (Santa Barbara, Kaliforni. 30-11-2012).  

                Gjithashtu,  ju Prof. Dr. Eshrefi, na keni bёrë tё njohur me Robert Kuper dhe Aleksandёr Konuzin: (Robert Kuper ёshtё pёrfaqёsuesi faktik i Sёrbisё nё bisedimet mes Prishtinёs dhe Beogradit.) Evropa, si gjithmonё, qё prej vitit 1878 dhe deri tani, ka nёpёrkëmbur dhe pёrbuzur kombin shqiptar, duke u radhitur haptazi me krahun e shovenizmit sllavogrek. Ky Robert Kuper domosdo qё ka edhe sponsorizimin e padiskutueshёm tё politikёs ruse, e cila qё prej Kongresit tё Berlinit dhe deri nё ditёt tona, kombin shqiptar e ka pasur dhe vazhdon ta ketё halё nё sy. Por fajin nё kёtё mes nuk ёshtё as i Evropёs dhe as i Rusisё qё qendron pas saj. Faji ёshtё i mbarё popullit shqiptare nё trekёndëçshin Tiranё-Prishtinё-Shkup, qё nxjer nё krye politikanё mercenarё, tradhtarё, tё shitur kokё e kёmbё te Evropa, te kjo varrёmihёse e kombit shqiptar. Sllavёt sёrbomaqedonas, duke vepruar nё sinkron me Evropёn dhe Rusinё nё prapavijat e saj, po e shtojnё presionin pёr zhvlerёsimin e pavarёsisё sё Kosovёs dhe pёr çfaktorizimin e popullit shqiptar tё Maqedonisё… Thaçi hesht, sepse ai ёshtё jo kryeministёr i popullit shqiptar tё Kosovёs, por kryeministёri pakicёs sёrbe tё Kosovёs, sepse ai ёshtё tradhetar i popullit shqiptar tё Kosovёs. Hesht Thaçi, sepse shumё vite mё parё ka bёrё plane pёr shkёmbimin e Veriut tё Kosovёs me Luginёn e Preshevёs, pra, pёr shkёmbimin e një territori shqiptar mё njё territori tjetёr shqiptar…Pёr tё hequr qafe tradhёtinë e Thaçit, tё kёtij mercenari tё shitur te Beogradi, duhet rreshtuar rreth Lёvizjes  “Vetёvendosja”.  (“Tradhetia nё krye tё Kosovёs” 13 masrs 2012).

                Aleksandёr Konuzin, ambasador rus nё Beograd, nё rrjedhёn e zhvillimeve histoike nё jetёn e kombit shqiptar, nuk e ndalon dot kush.Rusocarizmi i dikurshёm ka qёnё arqitekti kryesor i coptimit tё trojeve etnike shqiptare, duke filluar qё nga Kongresi i Berlinit, konferenca e Londrёs dhe traktati i fshehtё i Londres pёr zhdukjen e Shqipёrisё nga harta e Evropёs. Ata u ranё kambanave tё alarmit nё tё gjithe udhёkryqet eEvropёs dhe nё mbarё rruzullit tokësor,  se pavarёsimi i Kosovёs do tё nxiste njё reaksion zinxhir nё mbarё botёn. Kanё kaluar mё shumё se katёr vjet, qё kur Kosova u pamvarёsua, por deri tani nuk kemi vёnё re kund nisjen e ndonjё reaksioni zinxhir. Ç’ka ky ambasadori Aleksandёr Konuzin qё Projektin e Shqipёrisё sё Madhe e vlerёsuaka si “tё rrezikshёm” pёr Evropёn Juglindore? Sepse ai, si pёrfaqёsues i thekur i shovenizmit rusomadh, kёrkon tё mbrojё me çdo kusht  interesat sllavogreke, nё dёm teinteresave kombёtare tё popullit shqiptar… Por Shqipёria Etnike do tё krijohet dhe politika ruse, ashtu si deri tani, do tё pёrjetojё dёshtimin e radhёs nё Evropёn Juglindore. Dёshtimi i saj i turpshёm ndodhi me pavarёsimin eKosovёs, kundёr sё cilёs ajo nuk ka lёnё dhe nuk po lё gurё pa lёvizur.

                Po diplomacia shqiptare nё Tiranё dhe nё Prishtinё, pse hesht pёr deklaratёn e ambasadorit shovenist rus nё Beograd? Nga kush ka frikё?… Pse hesht Ali Ahmeti, ky servilё i regjur i sllavizmit?… Nuk ka lёvizur as edhe njё grime nga mendёsia enverhoxhiane. (“Jo Shqiperia e Madhe, por shqipёria Etnike…”3-6-2012).  Si ka mundёsi tё ketё argatё tё kollarisur tё Sёrbisё nё Kosovё?

                Ju, Prof. Dr. Eshrefi shkruani: “Kur njihesh me  reagimet e prof. Spahiut ndaj fjalёs sё ambasadorit Lauka dhe me sulmet e z.Ymer Mushkolaj kundёr tij, vetvetiu lind pyetja: Si ёshtё e mundur qё kёta tё dyintelektualё radhiten pёrkrah politikёs shoveniste rusoserbogreke dhe bёjnё kauzё me tё kundёr aspiratёs njёshekullore tё kombit shqiptar pёr bashkimin e trojeve etnike nё njё shtet tё vetёm, duke kёrkuar tё venё nё idenё e ekzistencёs sё “kombit shqiptar”? Nё një njoftim tё datёs 13 qershor 2012, qё zoti Flori Bruqi e kishte botuar nё faqen e internetit Agjencioni Floripress, me titull: “Agjentё Sёrbё nё Shqipёri”… Sipas kёtij njoftimi, Milosheviçi paska pasur nё shёrbim 2200 agjentё nё disa shtete tё Ballkanit, nga tё cilёt 700 i paska pasur vetёm nё Kosovё… Edhe pas luftёs nё Kosovё, ёshtё bёrё Kooptimi i agjenturave  sёrbe nё shumё segmente tё jetёs politike, ekonomike, por edhe strategjike”. Prof. Spahiu dhe z. Mushkolaj gjatё kёtyre ditёve, kanё heshtur pёr kёto tё dhёna me tё vёrtetё befasuese, por s’pёrtuan t’i kundёrvihen ambasadorit tё nderuar, dr. Islam Lauka, pёr pikpamjen e tij shkencore tё argumentuara se nuk egziston dhe nuk mund tё egzistojё “komb Kosovar” Pёr kёta dy zotёrinj nuk paska fare rёndёsi egzistenca nё Kosovё e batalioneve me spiunё nё shёrbim tё shovenizmit sёrbomadh.Dr. M. Zeqo thotё: “Kombi shqiptar, e ka krijuar vetёdijen e vet, ka krijuar njёkohёsisht edhe vetёdijen pёr tё tjerёt. E nё gjenezёn e gadishullit (pellazg  shёn. Im) ilirik shqiptarёt janё zhvilluar si komb gjate mijёvjeçarёve, sipas istitucioneve tё indetitetit gjuhёsor, kulturor dhe historic. (“Koha jonё”, 4-8-2003).

                Tё huajtё pёr kombin shqiptar. Personaliteti i shquar politik francez Justin Godart (1871-1956), i ka kёrkuar Evropёs tё korrigjoje krimin qё bёri me coptimin e trojeve etnike shqiptare. Kёrkesё pёr ribashkimin e trojeve etnike shqiptare e pati bёrё edhe  senatori Helmёs nё senatin amerikan nё vitin 1983. Tё njёjtёn gjё kёrkon edhe historiani i nderuar, dr.Aleksandёr Lambert, nё njё intervistë qё i ka dhёnё z. Indrit Vokshit mё 10-11-2007. Para pak ditёsh, z. Felikёs Taho botonte kёtё lajm fort interesant nё faqen e internetit:  “Kryeministri turk Erdogan, nё njё intervistё pёr kanalin shtetёror turk,deklaron se Turqia do tё mbёshtesё vёllezёrit shqiptarё, nёse do tё jetё e nevojshme me trupa ushtarake. Ai shtoi mё tej, se populli shqiptar ka tё drejtёn e vetёvendosjes pёr krijimin e njё shteti tё madh Shqiptar, dhe se UÇK-ja nuk ёshtё njё organizatё rebele-terroriste, por vullneti i shqiptarёve pёr tё mbrojtur trojet e tyre. Ai shton se trupat kombёtare turke janё nё gadishmёri dhe do tё ndihmojnё shqiptarёt pёr çlirimin e trojeve tё shqiptareve. Kjo deklaratё ka bёrё qё ministrat e jashtёm grek dhe sёrb tё reagojnё ashpёr. (citohet sipas faqesё  intenetit: “Kryeministri Turk Erdogan: Kёrcёnon me shpёrbёrje tё Maqedonisё dhe tё Ballkanit nёse tё drejtat e shqiptarёve nuk merren parasysh”.12-5-2012).

                “Profesori Universitetit tё Columbias, David Philips, i cili ёshtё njohёs i mirё i çёshtjes shqiptare nё Ballkan, pohon se ka marrё njё nismё pёr promovimin e idesё pёr krijimin e Shqipёrisё Natyrale. –njofton agjesia e lajmeve INA”. (Santa Barbara, Kalforni 22-6-2012).

                Shqipёria sot: Vёrteton katёrcipёrisht se Shqipёria ka nё krye njё kastё tradhёtarёsh nё pushtet dhe nё opozitё.Ky njoftim vёrteton pёrfundimishtё atё qё unё e kam deklaruar edhe herё tё tjera nё faqet e internetit me moderator  z. Feliks Taho, se Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit grekokaragjoz, kurse qeveritё shqiptare, qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё nuk janё gjё tjetёr, veçse njё turmё kukllash tё fёlliqura që na kane nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para opinionit ndёrkombёtar. Nё kёto kushte, Aleanca Kuq e Zi duhet tё demaskojё rёndё nё sytё e opinionit publik shqiptar kёtё bandё tradhёtarёsh.

                (Eshref Ymeri San Francisko, Kaliforni 6-9-2011). Ju Prof. Dr. Eshref Ymeri thoni: “Athina shoveniste ia ka ngrёnё hijen Tiranёs zyrtare qё mё  8-5-1971.  Mё 14-10-2013 Venizellosi u shfaq para shqiptarve me njё hipokrizi tё trefishtё. Greqia nuk ka frikë nga asgjë … “Çёshtja Çame: Venizellos s’e njoh”. Bushati: shih realitetin ne sy”…  Z. Felikes Taho, citon me titull: ”Shqipёri – Greqi – ligji i luftёs ende nё fuqi. 15 tetor 2013. Me pёrgjigjen e tij hipokrite, se gjoja nuk e njeh çёshtjen çame, Venizellosi vertetoi edhe njё herё, se shteti shovenist grek, edhe sot e kёsaj dite, vazhdon tё mbrojё masakrat e pёrbindёshme qё ai kreu me dorёn e Napolon Zervёs kundёr Çamёrisё nё vitin 1944…Venizellos: Degjoni, ju, shqiptarё! Greqia do tё bёjё gjithçka dhe do tё rekomandojё qё Shqipёria tё marrё statusin e vendit kanidat, por kujdes: kjo varet nga Greqia, se rruga për nё Evropё kalon nga Athina. Pradaj mos bёni naze pёr plotёsmin e kёrkesave tё Athinёs, siç jane kufiri detar, mohimi i çёshtjes çame, mosprekja e çёshtjes  sё ligjit tё luftёs, heshtja pёr mosnjohjen e kufirit tokёsor me Shqipёrinё nga ana e Greqisё,  krijimiiI komisionit tё varrezave pёr ushtarёt grekё, ngritja e vorrezave tё reja, pёrvehtёsimi i pushtimit tё kishes ortodokse, avancimi i tё drejtave tё minoritetit grek e kёshtu me radhё”.

                Cilat ishin pasojat e traktatit tё miqёsisё Shqipёri-Greqi tё vitit 1996?… Vetёm lёshime pёr gjatë 17 vjetёve tё kёtij traktati nga Shqiperia, shoqёruar me 154  emigrant tё vrarё dhe me ato qё kemi folur mё sipёr. Shpёrfilljen e Greqisё për çёshtjen çame, deri tani e ka ushqyer vetё Tirana zyrtare, e cila eshte tallur me Rezolutёn Çame. Ajo rezolute qe u botua ne Fletoren Zyrtare ishte e 8 prillit 2004. Ky ёshtё njё turp, tej mjeranes qё tallet Tirana pёr 9 vjet. Gjithsesi,  ёshtё si ёshtё, Rezoluta e Fletores Zyrtare, duhet shoqёruar me Dosjen Çame me tё gjitha krimet e shovenizmit grek, e cila duhet t’i dorezohet  Brukselit, Kongresit Amerikan dhe Departamentit tё shtetit. Fishta thotё:  “Shqiptarёt janё si i don armiku”.   (Santa Barbara, Kalforni 21-11-2013.

                Dhe pas kësaj ekspozeje me pak fjalë që i bëra veprimtarisë suaj patriotike, sё fundi, O  Prof. Dr. Eshref Ymeri,  ju uroj shёndet me jetё të gjatë për të mirën e popullit shqiptar dhe me shpatё tё mprehtё.

Rasim Bebo, Addison, Çikago janar 2014

NJË NGA ATA NJERËZ QË NDËRTUAN VLORËN E RE

$
0
0

01= foto e Xhelal Veizit, VlorëSINONIM I EMRIT TË PËRVEÇËM TË TYRE ËSHTË FJALA SAKRIFICË

- Babai asnjë ditë s’rrojti për vete, – më tregonte miku im i mirë, Çela, para disa kohësh, kur Xhelal Avdulla Veizi, 86 vjeçar, qëndronte akoma si një bredh i plotë, i drejtë e i pathyer nga erërat dhe borërat e gati një shekulli të tërë. – Edhe tani që ka këtë moshë rron e flet për të tjerët, për Vlorën, me merak, me besim…

Ai, bredhi i rëndë  me kurorë i lartësive të Barçallait, në shpatull të malit të Lungarës,  mbi Dukat, i ka rrënjët të thella e të përhapura  deri në Vlorë, nga ku ushqehen filizat e gjelbër të tij për jetën. Emri i tij mbahet mend në Vlorë e nderohet sikurse edhe emri i Kristo Papajanit, Misto Meles, Petro Dodes, Vasillaq Ndinit, Sihat Tozajt, Baki Balilit, dr. Llukë Gjidedes, Teki Mukës, Hysen Gjondedës…Vlera e tyre qëndron se urbanizuan Vlorën, i dhanë një fytyrë të re qytetit, sikurse Petro Marko, Fatos Arapi e Kudret Velça që e futën frymën dhe kulturën qytetare në Vlorën e tyre, duke u bërë  pjesë e  elitës  së re të botës letrare shqiptare.

Ndërsa shkruaj këto radhë për një nga ata burra që dhanë nga vetja e tyre, nga shpirti, nga mendja dhe nga trupi i tyre, për të ndërtuar Vlorën e Re të Pasluftës, më kujtohet një fjalë e urtë popullore, që në Labërinë e Vlorës transmentohet si këshillë e mençur brezave:

“Respektoni të vjetrit, se ata janë përmendore të gjalla në tokë”.

Dhe shembulli më kuptimplotë i mishërimit të urtësisë zakonore vërehet edhe në familjen Veizi, me vëllezër, motra, vajza, djem, nipër, mbesa e deri te Drini Veizi i vogël, djali i djalit të vogël, Asqeriut apo Çelos, si i flasin në shtëpi e shoqëri atij djali të zot e vijimi fisnik të Xhelalit, të atij Xhelali që sot qetësohet në paharrim, përjetësisht…

Pak historik.

Fisi Veizaj është ndër më të vjetrit në Dukat. Dega në Dukat quhet Çeloaliaj, në Himarë Veizaj, në  Vlorë njihen si vlonjatë të hershëm.

Xhelal Avdulla Veizi është lindur më 23 mars 1920 (1922). Sot ai do të ishte 92 vjeç, por iku i bardhë e kështu do të mbahet mend. I ati, Avdulla Veizi është ndër flamurtarët e Plakut të Bardhë, Shenjtit të Flamurit, ndodhet i fiksuar dhe në fotografi me Ismail Qemalin e gjithë ata trima të tjerë. E ëma quhej Shero, ishte vlonjate dhe rridhte nga një familje tregtare. I ati, qysh i ri, ka punuar sipas motos: “Adoleshentit – sa më pak  kohë të lirë”. Kur punonte te “Monai”, u njoh me  Hysni Kapon e Rrapo Dervishin. Njihet si komunist i ’42 – shit, nga ata idealistët e lirisë; ishte me gjimnaz të përfunduar dhe pjesëmarrës i njësitit  guerril  të qytetit deri në Çlirim, mik i  Arif Haskos, Rrahman Perllakut, Mico Eminit… Pas Çlirimit ka qenë deri në Shkodër, tok me gjeneral Vehbi Hoxhën. Kërkoi lirimin nga ushtria, se i vdiq dhe nëna, pasi babai kishte kohë që i kishte vdekur dhe Xhelali kishte tashmë në ngarkim dy vëllezër: Ejupin dhe Xhevdetin. Ishte njeri i pastër, nikoqir e u bë parakohe zot i shtëpisë; nuk la njeri në jetimore e u bëri ballë halleve të jetës. Në Vlorë hapi Parkun e Mallrave me të burgosurit (i nxorri nga burgu e bënte punë me ta). Caktohet të ngrerë kooperativat artizanale të Vlorës, si rrobaqepësinë, këpucarinë etj. Pasi u jep fytyrën e duhur për kohën, këtyre sistemeve  të organizimit të punës së shoqërizuar, ngre Ndërmarrjen e Ndërtimit “Perlat Rexhepi ” e i jep emër. Me përkushtim, përgjegjësi e zotësi, në vijim ngre shkollën e Rezervave të Punës. Një veçori dalluese e tij, gjë që ndikoi tek fitimi i një respekti mbarëqytetar, ishte se Xhelali asnjëherë, me asnjë nuk zhvilloi luftë klasash, por kërkesën e llogarisë e mbante gjithmonë në standartet e domosdoshme për mbarëvajtjen e punëve në çdo sektor që krijonte e drejtonte. Shëtitorja Vlorë – Skelë, Rruga  e Re, Galeria e Arteve, Studioja e Piktorëve, Uji i Ftohtë e sa e sa vepra të bukura kanë firmën fantaziste të atyre burrave të vlefshëm, që ndërtuan Vlorën në ato vite të vështira emrat e të cilëve i përmenda në fillim të shkrimit e që qyteti ynë i kujton me adhurim përherë)

Tregon vajza, Shero Fejzullau: “…Njërin nga vëllezërit, Selametin, e nxorri partizan, siç qe dhe vetë. Selameti u vra aksidentalisht në mal, gjatë pastrimit të armëve, jo duke luftuar kundër pushtuesit. Babai nuk kërkoi ta bënte vëllain partizan dëshmor, edhe pse kishte luftuar për liri. Vrasja e tij rastisi e tillë, aksidentale, nuk u vra në luftë kundër armikut, edhe pse qe partizan! – kështu na thoshte babai ne, fëmijve, se ky qe botëkuptimi i tij. Kaq i pastër qe babai, kaq i vërtetë, kaq i virtytshëm. E ne jemi krenarë për një baba të tillë, e mbajmë lart ballin me të.

Ai punoi një jetë të tërë me djersë, me nder, pa kërkuar as më të voglin privilegj. Edhe pse rridhte nga një familje tregtare, asgjë s’mori për vete. Një lagje të tërë ndërtoi. -Të rregullohen të gjithë – thoshte i bardhi.

Shpirti atdhetar e i pastër i tij na bën ne sot të jemi të nderuar me të. Ai ishte ballëlarë e ne na bëri ballëlart me punën e tij, me jetën e tij, me veprën e tij. E ne s’mund të na rritet mendja, se s’duhet ta turpërojmë, veç të ndjekim shembullin e tij, se na hapej dera me nderim kudo ku trokisnim.

Petro Dode na thoshte “Po punove sa gjysma e Çeçoit, me ne je në rregull (Çeço shokët i flisnin Xhelalit, babait tonë të dashur e të paharruar).

 “Xhan i babait, po bëri punën tjetri, vlerësoje ! – na porosiste Xhelali ne. – Dy vezë po u përpoqën, xhan i babait, njëra do thyhet. Njerëz jemi. Një grusht njerëz!…Bën punën?! Është në rregull! Ke mundësi t’i bësh tjetrit mirë? Bëji! S’ke mundësi? Mos i bëj keq, lere në punë të tij!” Këto ishin këshillat e vyera të tij për ne, që të bëheshim të mirë e të vlefshëm për vete, për familjen e për shoqërinë…

Xhelali me Feruzen, bijë e Halim Çobos, (tregtar nga Trevllazri, familje e pasur në Topallti e me miqësi me Hajredin Cakranin) bënë nëntë  fëmijë: 5 djem e 4 vajza. Për respekt dhe për kujtesë po i përmëndim konkretisht e me radhë: Afërdita e datëlindjes 1949, e martuar me Dilaver Muhon, nga Tepelena, kanë 4 vajza; Nexhmia, e datëlindjes 1951, martuar me Xhevat Fejzullaun nga Mallakastra, me universitet, kanë 2 vajza  dhe 1 djalë, (njëra vajzë, Ticiana është piktore e spikatur dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Vlorës); Ëngjëlli, i datëlindjes 1953, martuar me Adelinën, vajza e Danish Hoxhës, kanë  dy djem, të dy në Itali; Leka, i 1955 – s, martuar me Eleni Sakon nga Vlora, kanë dy djem; Shero, martuar me Ali Fejzullain nga Fieri, banojnë në Tiranë, kanë 4 çupa me universitet; Elisabeta; Iliriani, martuar me Silvanën nga Selenica, me dy djem, njëri nga ata quhet Xhelal (në kujtim të babait); Qemali, martuar me Majlinda Koçin  nga Vlora, kanë 1 djalë;  Asqeriu (Çela), martuar me Irena Haxhiaj, kanë 1 vajzë dhe Drinin, pinjollin e fisit, me të cilin mburren të gjithë Veizajt e Xhelalit, sikur është një trim – kordhëtar me pallë!…

Ejup Veizi, i datëlindjes 1 shtator 1934, është vëllai i Xhelalit. Shkollën 8 vjeçare e ka bërë në Muradie, te shkolla nr. 2. Jetëshkrimin e tij e ka të pasur, por flet telegrafisht për vete. Ka punuar mekanik dhe elektro – mekanik, më 1978 nga Komiteti Ekzekutiv i Vlorës, seksioni i Industrisë, merr  titullin e lartë  “Mjeshtër i punës”. Më 1. 06. 1997 del në pension…Gjatë bisedës, pasi dëgjon mbesën, ai sikur kërkon me ngulm ta plotësojë historikun dhe thotë : – Avdullai, para shpalljes së Pavarësisë erdhi nga Janina, me 10,12 patriotë të tjerë, veshur me kostum kombëtar. Di që babai është lindur në Vlorë, nga vitet1874 – 1875, në lagjen e Re (sot “Partizani”); në Janinë merrej me tregëti. Vdiq më 1941. Ka qenë pjesëmarrës i Luftës së 1920 – ës; ishte dhe kundër Zogut, se ai ishte shtypës i popullit. Kështu mendonte ai. Ne rrjedhim nga një familje atdhetare, që përherë ka përkrahur lëvizjet popullore dhe luftërat për liri. Babai ka strehuar, kur u bë kryengritja e Fierit, njerëzit e Riza Cerovës e shprehej: “Nga revolta lindin ideologji të reja”.

Avdullai qe martuar tre herë. Me të parën, Hamiden nga Karbunari s’pati fëmijë, ajo vdiq shpejt. Me të dytën, nga Mallakastra bëri Nezirin, Shabanin dhe Sadikun; ajo vdiq 48 vjeçe. Metë tretën, Sheron, bijë  në Trevllazër e mbesë  në Rrapaj, bëri pesë fëmijë: Xhelalin, Selametin, Faton, Ejupin dhe Xhevdetin. Babai i Sheros (nënës time) quhej Ejup, ishte nga Veriu dhe  merrej me tregëti lëkurësh. Emrin e tij e kam unë… Xhelali, djali i madh i Avdullait e Sheros, u martua me Feruzenë, bijë nga Çobajt e Trevllazrit, vajza e madhe e Halim Çobos, martuar më 1948, me të cilën lindi 9 fëmijë. T’i tha mbesa ime, Sherua ca gjëra, po dua të shtoj akoma të jenë për brezat: Xhelali mbaroi shkollën fillore, pesë klasë te “4 Heronjtë”, afër te godina e Kokajve, te Aneta e Thoma Koleka, te shkolla modelore, shkollë femërore, ku në vitet 1941 – ’42 mësohej dhe italisht. Pas shkollës fillore, që e mbaroi në vitet 1936, në moshën 14 – 15 vjeçare, babai e mbante me vete, bënte tregëti, si kasap etj. Xhelalit ky zanat nuk i pëlqeu dhe  filloi punë në ofiçinën italiane “Tenda” të Monait. Pikërisht aty u fut në aktivitetin e P. K. të qytetit dhe u angazhua me njësitet guerrile të Vlorës, ku si detyrë kishte përgatitjen politike të anëtarëve të rinj për t’i bërë kontigjent të rreshtave partizane për lirinë e Atdheut. E di që ka punuar së bashku me ish -kuadro të P. K. të rrethit të asaj kohe, si Nuri Arapi (banor  i lagjes), Hetem Gjinushi etj. Me njësitet ka qenë deri më çlirimin e vendit. Më 1945 u emërua kryetar i këshillit të tre lagjeve: të lagjes së Re, (sot “Partizani”), të Topanasë (sot “4 Heronjtë ”) dhe të Karabashit (sot “15 Tetori”) dhe  e la këtë detyrë më 1948, kur u thirr për të kryer detyrën ushtarake, dy vjet në veri, në Kukës. Pas lirimit nga ushtria, kontribuoi, me urdhër të Partisë që drejonte vendin, në ngritjen Parkut të Mallrave, në fillim në Skelë, te Plazhi i vjetër, te ofiçina, te kripa, që më vonë erdhi këtu ku është dhe sot. Qe nëndrejtor teknik dhe shef i ofiçinës (në vitet 1950 – 1957). Xhelali njihet si themeltar e krijues i Parkut të Mallrave. Nga vitet 1957 – 1969 kemi këtë  ecuri të karrierës së tij: Transferohet për organizimin  punës në Ndërmarrjen e Ndërtimit “Perlat Rexhepi” si kryeteknik; ndërkohë emërohet drejtor i kursit të shoferëve, që ka qenë atje ku sot ndodhet Ndërrmarrja Rruga. Mbas mbylljes së këtij  kursi, pas dy vjetësh, (1961 – 1963) u krijua Shkolla Një vjeçare e Rezervave të Ndërtimit dhe Xhelali ka qenë  drejtor i kësaj shkolle nga viti 1963 – 1970. Ai qe kuadro i spikatur, i praktikës, i veprimit, i duhur, saqë dhe kur u lirua nga kjo detyrë, në vitet ’70, inxhinierët e rinj me arsim të lartë e kërkonin për këshillim në vijimësi. Në këtë kohë fillon punë në Ndërmarrjen e Përpunim – Drurit si  teknik makinerie, deri sa doli në pension, në vitet ’86-’88… Xhelali, përveç 9 fëmijëve të tij, rriti dhe dy vëllezërit e tij, nga nëna e nga babai: Ejupin dhe Xhevdetin dhe u bë prind për ta. I mbajti deri në moshën  që ata u bënë zotër të jetës së tyre, biles njërin prej tyre, Ejupin e nisi me bursë në Poloni, në vitet 1953 – ’56 për degën teknik, elektromekanik i mesëm, (tre vjeçar) …

Jo se Xhelali është vëllai im, por ai ishte nga ata burra, që, për qytetin e  Vlorës, për kontributet e dhëna për ringritjen e jetës qytetare pas Çlirimit, emrin e kishte sakrificë, në emër të idealit, për hir të dinjitetit njerëzor, në respekt të mundësive dhe vlerave që mbartnin…

Sot, një rrugë në qytetin bregdetar të Vlorës është emërtuar pikërisht “Xhelal Veizi”.

Në nderim të personazhit për të cilin po shkruaj këto radhë dhe për mirënjohje të visareve morale, shpirtërore e atdhetare që na lanë të përkushtuarit deri në vetëmohim, prindërit tanë të mrekullueshëm thura dhe këto vargje:

 

NJERËZ QË NDËRTUAN VLORËN

 

Baladë për Xhelal A.Veizin -

 

Hedh shikimin lart nga mali,

e zgjat tutje, buzë detit;

ca rrënjë fisnike më flasin,

mallin me valët e tresin.

Është një mall i bardhë, i ëmbël,

buron nga kurorë e bredhit,

plot’ dëshirë, porsi në ëndërr

t’i mbajë dinjitetin emrit.

Emrit që nuk përsëritet

as edhe një herë të vetme,

me erë Dukati flladitet,

me Jonin të bëjë marrëveshje.

Ia ka gdhendur koha emrin:

Xhelal Avdulla Veizi.

Mirësia njerëzore

e ka palcën e kurrizit.

Emrin ia ka gdhendur koha,

diti jetën ta jetojë;

për të s’kishte kuptim mosha,

por fjala si mjalt zgjoi.

Si mjalt zgjoi iu bënë të nëntë,

stinë me gonxhe Drini i vogël.

Ec, Xhelal e mos u çmënd!

Po ti ke fituar botën!…

Si Xhelal Veizi, burra,

njerëz që ndërtuan Vlorën,

vijnë të kthjellët nga Gurra

ta pranverojnë metaforën!

ALBERT R. HABAZAJ

 

*) Master Shkencor për Etnologji dhe Folklor,

 Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

 

Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti i “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania.

 

Një sistem efikas për një pjesëmarrje dinjitoze

$
0
0

BASKETBOLL-kombetarjaNjë sistem efikas për një pjesëmarrje dinjitoze

Nga Viron Bezhani

Problemi i lindur ditët e fundit në sportin shqiptar me mospjesëmarrjen e kombëtares së basketbollit në arenën ndërkombëtare nxori edhe një herë në pah vështirësitë që po kalon sporti ynë. Probleme që më së shumti janë trashëguar nga një periudhë e gjatë e përgjumjes së pushtetarëve, të cilët e çuan sportin drejt greminës. Natyrisht që në rastin specifik, apo edhe në shumë raste të tjera të ngjashme me të, jo gjithçka varet nga shteti apo sportistët, por edhe nga vetë drejtuesit tanë në sport. Dhe kjo ka sjellë një kompleksitet problemesh, të cilat ende nuk kanë gjetur zgjidhje dhe që sot pasqyrohen me të drejtë nga mediat sportive e më gjerë.

Sporti në të gjithë botën, ashtu sikurse duhet të funksionojë edhe në Shqipëri, zhvillohet në bazë të një piramide, ku një bazë e gjerë dhe e shëndoshë sjell një majë të fortë e solide, që di të rezistojë në çdo moment problemeve. Ndoshta kjo gjë nuk ka funksionuar në rastin e basketbollit, apo njerëzit nuk kanë ditur të menaxhojnë mirë situatën. Por, më së shumti, sa më solide është baza ku mbështetet një Federatë, aq më e suksesshme do të jetë maja, pra një ekip kombëtar.

Kjo jo vetëm në futboll, basketboll, volejboll e sporte të tjera, por edhe tek ne si KOKSH, që gjithashtu ecim në bazë të këtij parimi. Në fund të fundit, edhe ne në veprimtaritë tona olimpike, përzgjedhim më të mirët, ata që kanë sukses në sportet e tyre. Më të mirët, ata që kanë mundur të dalin në majë, ndërkohë që baza është një numër i madh sportistësh që luajnë e zhvillojnë aktivitetin e tyre sportiv në Federatat e tyre dhe që synojnë të njëjtën gjë, përfaqësimin në Lojërat Olimpike.

Por jo gjithnjë gjërat funksionojnë ashtu si duhet, pasi shpesh, edhe kur kemi një bazë të fortë, nuk dimë të gjejmë rrugët e duhura për të shkuar. Shpesh sistemi që ne përdorim për të arritur te qëllimi ynë nuk është ai i duhuri. Njerëzit anashkalojmë faktorët e ndryshëm anësorë që kanë ndikimin e tyre në rrugën tonë dhe që në fund akumulohen e ndikojnë në performancën tonë. Kjo ka të bëjë edhe me një menaxhim jo të mirë të burimeve njerëzore, situatave, financave etj., të cilat një ditë dalin në sipërfaqe. Dhe atëherë është shumë vonë për të korrigjuar gabimet e bëra dhe të kthehemi pas.

Në fund, këto gabime të përdorura në sistemin e ndjekur do të pasqyrohen në një fushë futbolli, në një pallat sporti, poligon qitje, ring, pishinë apo tapet. Dhe ky pasqyrim i punës jo të mirë është rezultati, që shpesh është i dobët, madje i frikshëm. Apo më keq akoma, nuk arrijmë të marrim pjesë në veprimtari kombëtare apo ndërkombëtare dhe rezultati mungon fare, pasi ai fshihet në punën e dobët të drejtuesve, që nuk janë të aftë të zhvillojnë sportin.

Ndaj sot unë kërkoj një punë më të fortë në bazë, një përfshirje më të madhe të rinisë në sport, për të patur nesër një piramidë më të madhe e të suksesshme. Futja e sportit në shkolla, rregullimi i infrastrukturës, ndihmesa më e madhe financiare e shtetit dhe privatëve si dhe përmirësimi i ligjit të sportit janë kushte të domosdoshme që sporti të kthejë kursin e të shohë për nga e ardhmja me një mentalitet tjetër. Ky është një sistem zinxhir: Duhet një ligj më i mirë për të afruar privatin në sport e t’i krijojmë atij lehtësi si dhe të hapë palestrat e shkollave për njerëzit që duan sportin; kjo lehtëson edhe shtetin, i cili mund të investojë në infrastrukturë e kështu do të kemi më shumë masivitet. Pra, një bazë më të madhe të piramidës.

Kjo, në fund do të sjellë një majë, pra një kombëtare, më të mirë, më të fortë, më të suksesshme në çdo sport. E në fund edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të ketë një ekip olimpik më të fortë se kurrë dhe pjesëmarrja si e Federatave ashtu dhe e KOKSH-it në arenën ndërkombëtare do të jetë më pozitive.

Sot e rëndësishme në sistemin që duhet ndjekur është bashkëbisedimi i përbashkët për çdo problem që lind, bashkëpunimi për t’i kaluar së bashku problemet. Askush nuk mund të ecë përpara i vetëm, as një Federatë që mendon se e vetme dhe e izoluar nga komuniteti i saj mund të përballojë krizën e problemet. Përkundrazi, ndihma dhe zgjidhja e problemit vjen pikërisht nga poshtë, nga komuniteti i saj, nga baza e piramidës që ajo Federatë ndërton. Sa më e fortë ajo aq më e suksesshme do të jetë në punën e saj, askush nuk do ta kritikojë dhe rezultatet do të jenë më të lehta për t’u arritur.

Rrugëzgjidhje nuk është vetëm gjoba ndaj makinave

$
0
0

policia-rrugore-300x212-Pse ka kaq shumë kosto zbatueshmëria e ligjit për Qytetarët e thjeshtë!

-N.q.s ke një makinë, e ke të sigurt që ke një gjobë pa qënë i informuar për këtë!?

-Në mbi 50% të rasteve Tirana nuk të ofron pothuajse aspak mundësi për një parkim të rregullt të makinës etc!

-Sa ndikon dendësia e ndërtimeve dhe shërbimeve në këtë realitet!?

Me këto pyetje të cilat në pamje të parë duken të vecuara në kuptim nga njëra tjetra, mendoj se është një pjesë e burimit kryesor lidhur me debatin për gjobat e shumta në numër ndaj drejtuesve të makinave dhe pa dijeninë e tyre. N.q.s do shikojmë me vëmëndje Tiranën dhe do kemi njohje mbi rregullat që përcakton Kodi Rrugor dhe aktet e tjera nënligjore të nxjerra nga institucionet përgjegjëse, do vërejmë se kjo Tirana jonë, kaq e dendur në ndërtime, kaq e dendur në shërbime si rrjedhojë edhe në banorë, detyrimisht parkimi i makinës në mbi 50 % të rasteve do të quhet jo i rregullt. Kush ka makinë është i ndërgjegjshëm që në të gjitha rastet gjatë ditës, asnjëherë nuk gjen dot një vend të rregullt për parkim. Por edhe t’a parkosh makinën 500 metra me tutje, përsëri e njëjta situatë është. Kjo gjëndje na bën të kujtojmë një thënie që i përshtatet më së miri shoqërisë informale shqiptare, “Informaliteti është valvë shkarkimi i tensionit social”! Si rrjedhojë e kësaj, meqë cdo Qeverie i ka interesuar shumë ky lloj informaliteti, nuk ka patur përplasje të dukshme midis Policisë Rrugore në detyrën e saj dhe Dejtruesve të makinave në rastin konkret. Sepse u është lënë hapësirë këtyre të fundit në një formë viktimizimi, që përkthehet, “po bëjmë sikur zbatojmë ligjin”. Dhe faktikisht deri dje, Policia Rrugore ka bërë tolerime në ato përmasa sa qytetarët filluan të krijonin bindjen se ajo nuk ekziston, ose ekziston sa për të marrë pagën mujore, ose për të viktimizuar ndonjë qytetar për rryshfet. Por edhe në kushtet e sotme Policia Rrugore po vepron, po gjobit pa na dhënë alternative, mundësi.

Një shembull konkret për Policinë Rrugore dje, para se të vijmë tek Policia Rrugore sot.

Sa herë që dal nga shtëpia jam i detyruar të eci në rrugë jo në trotuar, sepse ky i fundit është i zënë nga parkimet e makinave, sepse rruga në të gjithë gjatësinë e saj më shumë se 700 metra nuk lejohet parkimi, megjithëse shërbimet, (disa nga ato shumë të rëndësishme si shkolla, bankë, televizion, instituti i gjeoshkencës etc), në të dyja anët e rrugës shkojnë mbi 100 subjekte. Dhe për të bërë detyrën time si qytetar kur kam mundësi dhe kohë, në këtë rast i telefonoja në formë rutine për cdo ditë Policisë Rrugore në numrin 126, dhe bëja denoncimin që trotuari është i zënë. Përgjigjia ishte që do dërgojmë një patrullë dhe patrrullë realisht nuk vinte, por c’rëndësi ka, sepse besimi i qytetarëve ndaj këtij shërbimi deri dje ishte shumë i dobët. Një ditë duke telefonuar si ditët e tjera Policinë Rrugore, një punonjës operativ atje më përgjigjet: Të njoh nga zëri zotëri se ti merr shpesh në telefon për këtë shqetësim, por të të pyes për dicka: “sa banorë kalojnë zakonisht në ditë në rrugën Don Bosko?”, dhe unë ju përgjigja duke i thënë “mbi 10 mijë deri në 20 mijë banorë”, punonjësi operativ i policisë rrugore më thotë: “po mirë, në 10 mijë banorë që kalojnë në atë rrugë, vetëm ty t’a kanë zënë trotuarin, se banorë të tjerë nuk na kanë marrë në teklefon për këtë shqetësim!?”. Pas kësaj nuk më mbeti që tjetër vecse t’i thoja; atëherë Unë po të pres këtu duke të dhënë dhe emrin dhe hajde shiko në terren sa e vërtetë është ose jo, por përgjigjia e tij ishte sikur njihesha prej kohësh me atë, “na ler rehat u cun, sa i ngeshëm je dhe ti”. Mesazhi është i qartë për Policinë e djeshme. Por policia e sotme rrugore cfarë zgjidhje ka ofruar!? Sot Shteti tenton të zbatojë ligjin, dhe i po dalin në pah difekte pa fund, të vet punës së dobët të vetë Shtetit. Qyteti ka shumë pak vend parkime, qyteti është shumë i dendur në ndërtesa, shërbime dhe banorë, ka shumë pak rrugë dhe sinjalistika është më shumë corientuese, me punë pa punë njerëzit dalin xhiro rrugëve të Tiranës me makinë, makina vazhdon nga disa qytetarë të prezantohet luks në shoqëri dhe si rrjedhojë jo vetëm e duam makinën nga pas në cdo moment, por mundësisht edhe përpara lokalit ku konsumojmë kafen. Pas gjithë kësaj panorame, tek semafori na dalin dhe fëmijë të mitur që lypin lekë, policia rrugore nuk mban përgjegjësi për këtë fakt, megjithëse e ka aty para syve dhe nuk vepron. Dhe sikur mos mjaftojnë të gjitha këto, shërbimet e tjera alternative janë akoma më keq, urbani shumë i ngadaltë, rrugë për bicikleta nuk ka, trotuar për patina, është idiote t’a përmëndim jo më kot t’a kërkojmë! Me urban sot nuk mbaron punë, me bicikletë, atë duhet t’a marrësh në krah në shumicën e rrugëve, në këmbë nuk ja del dot, dhe me të madhe bërtet brenda shpirtit tënd “ku është rruga ime”!?. Përpara se Shteti të vendosi gjobën, dhe duke e falenderuar që më në fund po bën një punë serioze me veten dhe për veten në rradhë të parë pastaj për qytetarët, duhet të na orientojë dhe të na krijojë kushtet si të sillemi me mjetin tonë në punën e përditshme!? Ku të parkojmë n.q.s parkojmë gabim, si të veprojmë kur na dalin lypsa dhe futin këmbët në goma, po me parkimet e “privatizuara” më iniciativë të lirë tek Muzeu Kombëtar dhe në vënde dhe lagje të tjera në Tiranë si të sillemi!? Po kur mbetemi me orë të tëra për të dalë nga parkimi i rregullt që kemi bërë sepse makina tjetër na ka bllokuar daljen me parkim paralel, kush na e paguan kohën e humbu kur zbatojmë ligjin!? Po kur marrim në telefon 126, dhe ajo nuk përgjigjet, si t’a denoncojmë këtë gjë!? Kush është rruga për t’a ankimur një gjobë!? Dhe një dyzinë e madhe mjergulle mbizotëron në marrëdhëniet midis policisë rrugore dhe drejtuesve të mjeteve, ku duhet thënë të dyja palët shikojnë ngushtësisht punën e tyre, dhe asnjëri nuk po mendon seriozisht për zgjidhjen e problemit!

Pyetja që lind dhe kërkon përgjigje është:

Kur “vjedhja” e pllakave të bronxit tek Përmendorja e 100 Vjetorit të Pavarësisë bëhet për mbijetesë, atëherë c’rëndësi ka që e kape “hajdutin” dhe e fute në burg, në burg me një kosto mujore mbi 500 Euro në muaj nga taksapaguesit!? Kur gjoba merret nga pamundësia e madhe për të gjetur një parkim të rregullt, atëherë cfarë vlere ka gjoba!? Po vazhduam kështu, gjoba shumë shpejt do quhet me të drejtë nga drejtuesit e mjeteve por jo vetëm “Vjedhje Administrative që Shteti u bën qytetarëve të vet”, pa ju krijuar më parë mundësitë për një sjellje të rregullt në harmoni me ligjin.

Nga Renaldo Bregu

Evropa e bashkuar dhe shqiptarët

$
0
0

Miti Europa-EvropaDuke pas parasysh artikujt e shumtë të shtypit tonë dhe të rrjetit elektronik që “fshikulloi” në veçanti shqiptarët e Gadishullit Ilirik, dhe duke i lexuar dhe sistemuar, duke i shkoqitur e duke i vlerësuar apo duke i parë me syrin kritik disa prej tyre, e gjejmë të pashmangshme kthimin edhe njëherë me një shkrim të veçantë në drejtim të tyre, se çka është Evropa. Kjo është arsyeja e parë e vështrimit polemik dhe njëkohësisht domosdoshmëria e vështrimit kritik, pas disa viteve të kësaj çështjeje. Ne shqiptarët i shohim me syrin e mashtruar të Evropës. Kush e di dhe kush nuk e di se çka është Evropa? Ne bëjmë prova për ta thënë se çka është Evropa e Bashkuar. Evropa e Bashkuar është bashkim i shteteve të veçanta të kontinentit të Evropës në bazë të përcaktimit apo deklarimit të vullnetit popullor të lirë për këtë bashkësi. Vjen si rrjedhojë në përcaktimet e deklarimet e këtyre popujve dhe zgjedhja e organeve të udhëheqjes në nivel të kontinentit apo të shteteve që e kanë pranuar këtë bashkësi. Kuvendi për tërë Evropën  ka një histori të gjatë historike, por ne po e fillojmë me mbledhjen e parë të Këshillit të Evropës, me 10 gusht 1949, që është më i vjetri Kuvend parlamentar pluralist e demokratik me përbërje ndërkombëtare dhe deputet të zgjedhur në mënyrë demokratike për tërë Evropën. Evropa e Bashkuar përbëhet nga Këshilli i Evropës, i cili me statut i ka dy organe, apo të themi më mirë dy njësi strukturore, të cilat janë Komiteti i Ministrave, i përbërë nga ministrat e punëve të jashtëm të këtyre shteteve, të cilat janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe Kuvendit Parlamentar, përfaqësues i forcave politike të shteteve anëtare.  Këshilli i Evropës numëron sot të gjitha shtetet anëtare dhe ka për qëllim statutar realizimin e një uniteti gjithnjë më të madh të anëtarëve të tij përmes debateve, marrëveshjeve dhe aksioneve të përbashkëta. Vetëm shtetet të cilat i plotësojnë kushtet e anëtarësimit mund të bëhen anëtarë të saj. Në radhë të parë këto kushte janë demokracia pluraliste, politika globale dhe regjionale e sigurisë, ligji dhe drejtësia, sistemi i sigurimit social, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut , etj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja janë vëzhgues të Këshillit të Evropës, ndërsa procesi i anëtarësimit fillon së pari me një lutje të shtetit që do të futet në Evropë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i cili, ia dërgon këtë lutje Komitetit të Ministrave me qëllim studimi. Ky i fundit e konsulton Kuvendin Parlamentar, i cili e shikon a i ka plotësuar kushtet e parapara me aktet e saj për anëtarësim. Fjala vjen për shembull në vendin e ngjarjes; hulumtimit të përgjithshëm të tij, madje prej komisioneve parlamentare si dhe të komisioneve informative, të formuara nga anëtarët e Komisionit; Gjyqit evropian apo ndërkombëtar, si dhe vetë të Gjyqit për të Drejtat e Njeriut.  Shqiptarëve, me të dy republikat që i ka bërë, iu është premtuar një gjë e tillë, por kjo çështje zvarritet e zvarritet, pa caktim.  Unë nuk i shoh shqiptarët si një popull, por si komb, dhe jo si një popull i ndarë nëpër 5 shtete artificiale rreth e përqark, por si një komb i veçantë, i cili, pas mija vitesh luftë pandërprerë për mbijetesë, ka mbetur si një grusht i vogël në këtë bashkësi. Është një komb i vetëm prej gjenezës së hershme të botës, por bota e avancuar nuk na sheh, d.m.th. nuk na njeh. Në kurrizin tonë janë krijuar disa shtete, me tokën tonë, me mallin tonë të rrëmbyer, ne me. Të ashtuquajturat “shtete” gënjejnë fuqishëm, më së pari me “historinë” e formimit të tyre. Botës i duhen njëmijë vite studim për ti parë këto gjëra, të mbushura me të pavërteta. Disa nga këto shtete të reja apo edhe të vjetra kualifikohen si shtete “multinacionale”, si p.sh. Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Më parë, janë krijuar Greqia dhe Serbia, me tokat shqiptare që i mbajnë gjithnjë me dhunë shfarosëse e politikë të pandërprerë, pra nën vete. Askujt nuk ia vrasin veshin të vërtetat e hidhura, që fshihen në petkat e feve të ndryshme të Evropës. Feja vihet mbi kombin. Madje, ajo është kryesore. Edhe sot e kësaj dite po luftohet për çështje fetare, por duke anashkaluar kombin shqiptarë, të ndarë, të përçarë, të luftuar deri në fund të fjalës.

brahim_avdyli1Feja islamike e ka përfshirë një pjesë të denjë të kombit shqiptar. Edhe sot ajo mobilizohet, duke i mashtruar kryesisht të rinjtë që nuk dinë me tepër sa ato që i dëgjojnë përmes feve, dhe shkojnë për të vdekur për shembull në Siri. Përmes feve populli i pa ngritur shqiptar politizohet. Kjo gjë i shkon më së miri për shtat armiqve tanë të mëdhenj, në radhë të parë Turqisë, etj., sikurse armiqve tjerë të mëdhenj, Bullgarisë, Greqisë e Serbisë, për të ngritur gishtin e tyre ndaj shqiptarëve, “ja, a e dini kush janë këta shqiptarë, që do ti pranoni”.Sadri Ramabaja ka të drejtë të theksojë edhe njëherë Senekën, me thënien e tij për fenë. “Fenë vegjëlia e beson. Të diturit e përbuzim. E të pushtetshmit e përdorin”. Erdogani është një përfaqësues i islamizmit politik që e ka të plotë fuqinë që i jep shteti dhe pushteti, duke mos i përfillur normat demokratike.  Demokracia evropiane nuk i ka kaluar aspektet e veta fetare, në mes të Kishës Katolike të Romës dhe Kishës Ortodoksëve të Lindjes, pra mes të Patrikanës së Vatikanit dhe të Patrikanës Ekumene. Shqiptarët, të ndarë e të përçarë nën 5 shtete fqinjë dhe feve të shumta nga çdonjëri kënd i botës; të vrarë; të shtypur, të gënjyer e të çnjerëzuar deri në fund; pa ndonjë zgjim të sërishëm të vetëdijes kombëtare, as pas kaq vitesh luftë në të gjitha anët për ekzistencë, mbesin në bredhje të kotë mes të dy ekstremeve. Madje, edhe Vatikanit, Spanjës, etj., që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, si një vend multinacional, dhe vetë Kardinalit Walter Kasper i jepet mundësia të flasë në emër të Këshillit Papnor pas vizitës së tij te Kisha Ortodokse Ruse e të Patriarkut Aleksei, se “Kosova është djep i Kishës Ortodokse Serbe”, që është një prej kualifikimeve të gabuara të Selisë së Shenjtë dhe të Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Kjo është  shenjë se Vatikani nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën. Evropa e Bashkuar e ka domethënien e vet prej shqiptarëve dhe gjenezës së tyre, mirëpo kjo u mjegullohet dendur nga filozofia artificiale e shndërruar në “shkencë” nga armiqtë e përbetuar kundër nesh. Ata mbijetojnë me tokat tona; pasurinë tonë të rrëmbyer me pahir; dhe duke na marrë neve si opsion të domosdoshëm të mbijetesës së tyre. Evropa e Bashkuar nuk sheh me sytë e mjegulluar prej kujt e ka gjenezën kjo ide dhe e marrin prej Kretës, pa e ditur se ajo e ka fjalën për këtë popull. Populli shqiptar është populli i parë i antikës së hershme të Evropës. Ai nuk është quajtur kështu, në kohët më të vjetra. Arbër janë quajtur shqiptarët prej pellazgëve të tyre hyjnorë. Kjo gjë d.m.th. se ilirët e kanë prej tyre prejardhjen, dhe prej ilirëve e kanë prejardhjen shqiptarët. Pse këta i lidhin me “Greqinë”? Dihet, atëbotë nuk ka ekzistuar “Greqia”. Ajo është themeluar kryesisht nga Franca, Anglia dhe Rusia. Asnjëherë nuk ka ekzistuar kombi “grek”, por shqiptarë të Greqisë, d.m.th. arbër të Greqisë, si rajon i tërë verior i Greqisë së sotme dhe Epirit. Ta marrin si shembull sa të duan veprën e parë të shkuar letrare të Homerit dhe të thonë se ai ka qenë i “kombit grek”, dhe të ndërlidhen keq me “Greqinë”, kur dihet se edhe vetë Uliksi (d.m.th. Odiseo) e ka mbajtur plisin e bardhë (borealë).  Në të vërtetë, Greqinë “e themeluan” fuqitë e mëdha, ndër të parët Franca, Anglia dhe Rusia, në bashkëpunim me fanariotët dhe Kishën Ortodokse, në shekullin e 19.  Dihet nga shkencëtarët e mirëfilltë se gjuha shqipe ka pasur edhe një formë të parë të shkrimit, të ashtuquajturën shkrim me alfabetin antik, të cilën shkencëtarët e botës së avancuar e thërrasin “alfabeti grek”, që nuk është “alfabet grek”, por alfabet i pellazgjishtes, që ka mbetur gjallë përmes shqipes. Ky është quajtur më vonë “epirotas”, sepse epirotët kanë qenë më të njohurit nga pellazgët, edhe nëpër luftërat e tyre të shumta. Alfabeti pellazgo-epirotas ka pasur formën e parë të shkrimit, nga e djathta në të majtë, si arabishtja, shkrimin bustrofedik, që dokumentohet me dhjeta shkrime të vjetra antike. Shkencëtarët albanologë vinë pas shkencëtarëve të Evropës, të cilët, ripërtypin pa dijen e tyre “shkencore”. Ne nuk kemi kohë të merremi me ta, por merreni shkrimin tim, “Armiqtë e rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine, 1-8”, deri sa të kem kohë të shkruaj për gjuhën e parë shqipo-epirote. Evropa thotë se ishin helenët që futen dhe përshtatën alfabetin fenikas dhe ndërtuan me te alfabetin e parë të Evropës. Harta_e_vjetër_që_sot_quhet_GreqiKush e përdori alfabetin fenikas? Pra, ishin pellazgët të përzier me pakica të vetat dhe të Afrikës (Libisë). Më të parët qenë pellazgët këtë alfabet, më parë se kushdo tjetër në Evropë. Janë germat e para të shkrimit të Linearit B, që datohet prej Mikenës, që datohet rreth 16-12 p.e.s dhe rrasen e Lemnit, që datohet si e shekullit të 7 p.e.s, që janë përdorur në shkrimin bustrofedik  dhe përbëjnë germat e para  të përdorura në Evropë. Alfabeti pellazg ka shërbyer si bazë për ndërtimin e alfabeteve helene dhe latine, ashtu si shërbeu kultura dhe gjuha pellazge.Gjuha pellazge apo epirotase, ka dhënë një kontribut të veçantë në kulturën e vjetër parahistorike Evropiane dhe të shkrimit të gjuhës së sotme shqipe. Gjuha pellazgo-shqipe është zhvilluar më tej nga ilirët, dardanët, makedonët, epirotët, etruskët, thrakët, për të arritur deri në ditët tona. Pseudoshkencëtarët grekë rus e sllavë që përbëjnë Evropën e Bashkuar, e rendisin me veprat të shumta qoftë në disa vepra të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë dhe vënë në gjumë shkencëtarët e botës me përrallisjet e tyre. T`u thuash se nuk ka pasur aspak “Greqi të grekëve”, se këto që thonë për veten e tyre janë gënjeshtra të mirëfillta apo të pavërteta, etj., ata të përsërisin në pafundësi fjalët e gënjeshtarëve më të mëdhenj, se “ilirët nuk kanë pasardhës”, se “ilirët nuk kanë gjuhë të tyre”, etj. etj, dhe nuk të dëgjojnë fare. Kjo është një dukuri e “përgjumjes” së qëllimtë të këtyre “shkencëtarëve” me porosi. Ne po ua sjellim edhe njëherë këtyre “shkencëtarëve” dhe opinionit botëror thënien  e Nermin Vlora-Falaskit, e cila thotë se “Gjuha shqipe nuk u helenizua, megjithëse përdori shkrimin grek për shumë shekuj; nuk u latinizma mbas zaptimit të Romës me 168 para Krishtit; nuk u sllavizma si tek fqinjët e tjerë, kur Sllavët zbritën në jug…; nuk u turqizua gjatë 5 shekujve të zaptimit Otoman”;  dhe thënien gjeniale të shkencëtarit madhor shqiptar, Dhimitër Pilika, që thotë se “I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!”  Ai thotë: “Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët… Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare…”  Më konkretisht se: “Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës… Pellazgë, ilirë, arbër, albanë, shqiptarë, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërprerë…”  Dhe, askush nga kjo botë, nga shkencëtarët e politikanët apo intelektualët e botës dhe të Evropës nuk e shohin origjinën e Evropës. Në Evropë kanë qenë pellazgët të shpërndarë kudo dhe i vetmi popull para themelimit të ndarjeve të saj në forca të caktuara të shteteve. Fillimisht Evropa ka qenë pellazge dhe ajo u flijua që në shekujt e 18-të e 19-të.  Themelimi i “kombeve” ka ardhur prej gjysmës së shekullit 18 e 19, kur ajo bën prova për ta “harruar” kombin arbër, pra kombin shqiptar të vonuar në këtë drejtim, që ishte i shpërfillur dhe i shkatërruar që nga romakët me ilirët brenda tyre e nga bizantinët me iliro-shqiptarët brenda tyre. Nuk duan ta kuptojnë se pellazgët kanë qenë të vetmit banues të Evropës. Të pashkëputur nga ata janë ilirët, që ishte shtet i madh i Evropës dhe pashmangshmërisht trashëgimtarët e tyre, bijtë e vetëm të tyre- shqiptarët. Shqiptaro-pellazgët janë arbërit, që grekët na i quajnë avranitas; romakët albanë; turqit arnautë dhe sllavët albanci.Për ta shpjeguar më mirë, që në fillim, po i marrim prej antikës dy libra të veçanta; të parën, nga një grup autorësh, “Si jetonim atëherë-në Greqinë antike” , dhe në tjetrën, Henric L. Wuermeling, “Një kërkim kah Evropa/ udhëtim kohe nëpër histori”, . Ato përbëjnë kulmin e këtyre “shkencave” dhe na ndihmojnë që ta kapim që në gjenezë këtë çështje. Në të vërtetë, ato na e mundësojmë të shohim këtë padrejtësi të madhe që po na e bën sot Evropa. Pikërisht, e ndërlidhin me shumë vepra “shkencore”, që nuk kanë fund. Në veprën e parë, “Si jetonim atëherë-në Greqinë antike”, do ta shohim vendin e lindjes së demokracisë, Greqinë e vjetër antike dhe Athinën. Në Greqinë e vjetër, sikurse në Athinë, dhe nëpër të gjitha veprat prej themelimit e nëpër librat e shumtë të mitologjisë, të cilat nuk ka nevojë ti numëroj, grekët dhe bota e quajnë veten si “themelues” dhe botën në të cilën i prijnë se është “botë greke”. Ata, në të vërtetë janë arbër, por aty nuk njihen si të tillë, por si “mite greke”. Mitet kryesore të kësaj periudhe, prej Olimpit e deri te Olimpia dhe Aleksandri i Maqedonisë, bir shqiptareje, që e kam nxjerrë në Facebook, me zbulimin e testamentit të tij,  “unë jam ilir” , në të cilën ai i drejtohet popullit të Shkodrës, që e ka bërë studiuesja e shquar italiane, Lucia Nadin. Zeusi dhe Hera; Athina dhe Posejdoni; Apolloni, Artemisi, Aresi dhe Afërdita; Hermesi, Dhemitri (Demetrea), Persefona dhe Hadi; Shkolla dhe Medicina; gjeneza e Demokracisë; Athina dhe Sparta; Agamemnoni, Herakli dhe Akili; Odiseu dhe Platoni; etj., të gjithë janë pellazgë të vjetër dhe arbër, por kurrsesi nuk janë të “kombit grekë”, sado që shihen e shiten e studiohen si “grekë”. Mjafton ti shikojmë veprat, si, p.sh. “Pellazgët e pasardhësit e tyre”, të Eduard Shnaider ; “Greqia përpara Grekëve” të Luis Beonlew ; “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, të Robert d`Angelys ; “Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve”, të Arsim Spahiut ; “Pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët” të Nermin Vlora-Falaskit ; “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” dhe “Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme” të Arif Matit ; “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, të Besnik Imerit ; “Roli pellazgo-ilir në forminin e kombeve dhe gjuhëve evropiane”, të Elena Kocaqit ; etj., sidomos dy veprat e Niko Sylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, dhe “Etruskishte-Toskerishte” , të cilat, në mënyrën më shembullore na i deshifrojnë emrat e vjetër “grekë” sipas “mitologjisë greke”, prej librave të vjetra, sepse janë arbër, arvanitase, etruske, ilire, pra shqiptare, ndonëse qarkullojnë edhe sot si “greke”.Nëpër duart e grekëve flet edhe Evropa, sepse kjo hyn e del nëpër armiqtë më të mëdhenj që kemi gjatë historisë përplot me luftëra të shumanshme, në radhë të parë, të Grekëve, të Bullgarëve, të Serbëve, të Rusëve, të Turqve, të Sllavo-Makedonëve, të Malazezëve; të Romakëve; etj. dhe të tjerëve, që na rrethojnë me gënjeshtrat e tyre. Janë me qindra vepra që mund të radhiten këtu, madje edhe “shkencëtarët” shqiptarë. Ne nuk kemi kohë të merremi me to.Evropa e merr emrin nga Kreta, në të ashtuquajturën “Greqi”. Kreta është teatër i madh i botës. Askush nuk e vranë mendjen se edhe atje është kombi shqiptar, se këtë komb e “njeh” bota që prej vitit 1462 e këtej, por jo më parë. Kanë dëgjuar të flitej “një gjuhë barbare” në këtë truall, që është shqipja, por nuk e vrasin mendjen se kombi “arbër” është pikërisht ky komb, pra kombi i sotëm shqiptar, që ka jetuar prej pellazgëve hyjnorë. Ata janë të shpërndarë nëpër Evropë dhe janë të transformuar në popujt e ndryshëm të saj. Në Greqinë e vjetër, që sot quhet “Greqi e grekëve”, të ashtuquajturit “grekë” nuk e njohin gjuhën e vjetër “greke”, të cilën bëjnë përpjekje disa herë për ta reformuar. Shkrimi Lineari B i Mikenës është i deshifruar me gjuhën pellazgo-shqipe. Shkrimi i gjuhës shqipe do të përmblidhej prej hallkave të para:

1)         Shkrimit të Lenearit A të Kretës, para shekullit të 16 p.e.s, pra ende e pa  deshifruar, që mund të deshifrohet nëpërmes të dialektit gegë;

2)         Shkrimit të Linearit B të Mikenës, shekujt 16-12 p.e.s., pra që mund të deshifrohet nga shqiptarët e sotëm dhe dialektit gegë;

3)         Shkrimi në rrasën e Lemnit, shekulli 10-7 p.e.s.;

4)         Poemat epike të Homerit, shekulli i 8 p.e.s.;

5)         Mozaiku i Mesaplikut, Vlorë, në shekujt 6-4 p.e.s.;

6)         Shkrimet në mjaft rrasa varresh, të gjetura në Durrës, Apolloni, Butrint, Itali, etj. të shekujve 4 p.e.s. dhe fillimit të erës së re (lindjes së Krishtit);

7)         Deri tani, Formula e pagëzimit, nga viti 1462;

8)         Pra, gjuha shqipe, e rishkruar në formën e dytë, pas errësirës së madhe të robërisë dhe paditurisë.

Dija dhe padija sillen në rreth, si akrepat e orës. Nata e robërisë së rëndë ka zgjatur mbi 500 vite të robërisë turke. Njerëzit, tani, në mesnatë, flasin ashtu si dëshirojnë armiqtë tanë. Edhe ata “shohin” me sytë e huaj. Shpirti i Evropës ik përtej reales dhe nëpër duart e përgjakura të turqve, të grekëve, të serbëve, të sllavo-makedonëve, të malaziasve, të rusëve, etj., nëpër duart e pjellës bastarde, rreth e përqark shqiptarëve. Specifikat e Evropës në Bashkimin Evropian mbesin jashtë përgjigjeve tona. Kur mendojmë ne si definohet “Evropa”, vendet e ndryshme të kontinentit Evropë, rreth e më rreth Detit Mesdhe dhe Detit të Zi dëshirojnë të futen në trashëgiminë e Evropës, të cilën nuk e njohin. As Spanjën, Portugalinë, Francën, Anglinë, Shtetet e Beneluksit, etj. nuk i njohin sa duhet, me ato që dëshirojnë ato, duke i shtypur tendencat e zgjimit me forcën e vet të Baskëve dhe të Irlandës. Këtu, do të përpiqemi të japim një përgjigje të vonë, në vazhdimësi…

 

Brahim AVDYLI

 

 

Zyba Hysen Hysa: Bota na shpall të pavarur duke na lënë të varur me kokëposhtë…

$
0
0

zyba“Për t’u bërë sa më të besueshëm dhe për të zgjatur sa më shumë sundimin e tyre, pushtuesit e përshtatën fenë e tyre me ritet tona të krishtere, por jo me emrin tonë, me imamë, kryepeshkopë…  të huaj dhe baballarë, priftërinj…  “shqiptarë”, ashtu siç ka vepruar Turqia, Italia dhe Gjermania që lejuan pashallarë shqiptarë e më pas qeveri shqiptare për qëllime antishqiptare, ashtu siç veprojnë edhe tani përmes marrëveshjeve të fshehta Serbia, Greqia, në pajtim me ndërkombëtarët për të organizuar dhe vënë në skenë KOMEDINË e zgjedhjeve nga populli për ta shndërruar atë në TRAGJEDI për popullin me skenarë serbë, grekë… të luajtur mrekullisht me aktorët tanë politikanë, që veç politikanë shqiptarë nuk janë…” Këtë shkrim e nisa duke marrë shkas nga dekorimi i Janullatusit në një nga Universitetet më prestigjioze në Amerikë dhe nga protestat “si koshi pas të vjelave” të shoqatave “kundër” tij. Në kërkimet dokumentare që kam bërë në funksion të disa librave studimorë, kam gjetur në errësirë mjaft gjëra të ndritura që mbaheshin mbyllur për të mos lejuar ndriçimin e mendjes sonë që të dallojmë të vërtetën, e cila shpesh ishte e hidhur, por ajo duhet thënë  ashtu siç është, se sado e hidhur të jetë, ashtu siç janë dhe ilaçet, por na shërojnë nga sëmundjet, ajo do na bëjë mirë për t’u shëruar nga miopia mendore. Në shkrimet e mia, në librat e mi, jam munduar të flas “hidhur” për të shëruar veten dhe gjithë lexuesit, por jo përherë kam dhënë “ilaçin” e duhur, kjo jo me ndërgjegje, por nga pamundësia për ta gjetur atë, por të paktën, nuk kam dhënë “ilaç” tërbimi, por qetësimi dhe besimi… Të qenit dhe të mos qenit janë dy gjëra që plotësojnë njëra – tjetrën, se duhet të mendosh sikur s’je, që të realizosh të qenarit tënd, ndaj çdo gjë në jetë duhet parë nga dy këndvështrime, ashtu si dhe në letërsi, horizontalisht dhe vertikalisht dhe në jetë si fotografi, pra si duket, si shfaqet dhe si pikturë, që tregon jo vetëm atë që duket, por dhe atë që fsheh. Çdo fenomen shoqëror, çdo ngjarje, çdo ngritje dhe zbritje që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Shqipëri, Kosovë, apo kudo nëpër botë, por që ka lidhje me shqiptarët, ashtu siç shkojnë tek zgjoi i bletës për të marrë mjaltin, lëshojmë tym që të trullosim bletët dhe e marrin qetë – qetë, pa u pickuar asnjëherë, po ashtu angazhohet një tymnajë mediatike, demonstrative, gazetareske, deri në biseda të tavolinave klubore e nëpër shoqata e klube shqiptare që financohen nga ata që vjelin mjaltin dhe… duhen lente të kthjelltë inteligjente për të depërtuar përmes kësaj tymnaje mbytëse për të dalluar atë që po na vjedh “mjaltin”. Një gjë kam kuptuar (sigurisht nga numri i lentës sime)si ata që protestojnë pro, si ata që protestojnë kundër, si ata që shkruajnë pro, apo kundër, të gjithë përbëjnë “tymin” për të trullosur popullin dhe fatkeqësisht populli është trullosur aq shumë saqë me një “dozë” fare të vogël, bëhet i parrezikshëm për vjelësit e “mjaltit”, se inteligjenca e mirëfilltë shqiptare shpërfillet, inteligjenca që paguhet me çmimet e prostitutave “lidere” kanë në dorë tymësen dhe janë bërë mjeshtër, saqë nuk ka më njeri t’u presë dorën. Janë kjo kategori që lartësohen, nderohen, bëhen “Nder i Kombit”, sponsorizohen dhe bëhen deri në mite të pakritikueshëm, është kjo kategori, që nëse politika “shqiptare”është një herë mëkatare ndaj tragjizmit të popullit tonë,  ata janë dyfish mëkatar. Bëra një hyrje të përgjithshme për të dalë në temën që dua të trajtoj sot veçmas, se përherë më ka shqetësuar dhe përherë kam shkruar duke e prekur në shkrime, apo dhe librat e mi, por sot e shtyrë nga dekorimi i Anastasios Janullatos në Amerikë dhe nga shkrimet që lexova në faqe elektronike për këtë problem, dua të ndalem, por për fat të keq vetëm do shprehem, se jam krejtësisht e pafuqishme të ndryshoj diçka, në një kohë kur gjithçka ka marrë firmën dhe vulën për të shprehur fatalitetin tonë dhe gjunjëzimin tonë para ndërhyrjes së poshtër të huajve deri në të mësuarit se si të besojmë, si të lutemi dhe të na tregojnë se cilës fe i përkasim. Nëse sistemi i diktaturës komuniste fshiu me fshesë çdo institucion fetar për të spastruar bindjet fetare të shqiptarëve, kjo ishte “plugim i shpirtit tonë qilizmë, për të përmbysur çdo besim, që në një të ardhme, të huajt të mbillnin farën e tyre të besimit, se ne nuk kemi besimin tonë…” Historia na ka mësuar, se kishat  greke dhe manastiret serbe, as kanë luajtur ndonjëherë rolin e institucioneve fetare, por pushtim ideologjik të shqiptarëve, për t’i bërë ata që t’u vijë turp nga vetja e se për t’u bërë të qytetëruar, duhen të besojnë në fenë Ortodokse greke, një fe që ka vrarë, helmuar dhe zhdukur sa e sa klerikë të kësaj feje shqiptare, veç se ishin shqiptarë dhe ishin patriotë, gjë që e bëri dhe E. H. me klerikë të veçantë që ruanin fenë si ushqim shpirtëror të shqiptarëve me shqiptarizëm. Unë, si gjithë brezi im, kemi qenë ateistë, por një ndodhi personale në vitin 1985, më rrotulloi trurin dhe më bëri të besoj se ekziston një lloj lidhje mes njeriut dhe universit dhe ne kemi aftësi të komunikojmë me universin përmes kuanteve të shpirtit tonë dhe këtë komunikim, historikisht e kemi bërë përmes institucioneve fetare, por edhe përmes njerëzve të besuar të fesë, ndaj ky besim që u rrënjos tek unë, më bëri të rend për të zbuluar të fshehtat e misterit të fesë, ndaj kam studiuar edhe Kuranin, edhe Biblën dhe më kanë mrekulluar, por kurrë nuk i kam gjetur në ato fe që përdoren tek ne për shkombëtarizim dhe pushtim. Unë nuk dua të bëj historikun e masakrave të kishës greke në vitet 1900 e këtej, ku mallkonin shkronjat shqipe e shkishëronin mësuesit, apo priftërinjtë patriotë, por do kujtoj Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, apo më saktë, hartën e Kosovës, sipas Paketës së helmatisur të Ahtisarit dhe nuk më shkitet nga mendja harta e Kosovës në dy ngjyra, ku shumë pak më tepër ishte trualli shqiptar i Kosovës dhe pjesa tjetër troje të manastireve serbe nëpër Kosovë dhe diku kam shkruar: “Manastiret serbe janë si çibanë në trupin e Kosovës, që po nuk u mjekuan në kohë, do mahisen dhe do qelbet e gjithë Kosova”. Sot i hodha një sy, Paketës së Ahtisarit të 2 shkurtit 2007, se po ta studioj me vëmendje, më duhet të çmendem dhe vura re se të gjitha institucionet fetare serbe, jo vetëm që nuk mbyllen, por ruhen me ligj dhe jo vetëm territoreve të pushtuara prej që janë me mijëra ha, por edhe nga një perimetër 50 – 100 m të mos afrohej njeri e të mos bëheshin ndërtime që t’u prishet qetësia. Vaj medet, o vaj medet! Këtu skenari shkruhet nga Serbia, redaktor bota (sipas pagës) dhe përmes këtyre institucioneve që vetëm fetare nuk mund të jenë (se të shkosh atje, duhet marrë leje nga qeveria serbe, pra të marrësh leje për të biseduar me Zotin) mbahet pushtimi i përhershëm i Kosovës, këtë bën dhe Janullatusi me Voroi Epirin dhe tani që e vuri mullirin në miell petash, sigurisht që meriton një çmim dhe çmimi merret në Amerikë, sigurisht nderohet me çmim maksimal. Do Zoti nuk ka Zot, se s’ka Zot t’i falë këto krijesa përbindësha! Pas viteve ’90 Shqipëria ishte “fatlume” që Janullatus ka “Ringjallur Krishtin” në Shqipëri, por unë them se ai ka ngjallur dhe ka krijuar kushte të favorshme pushtimin territorial të Vorio Epirit, ky është Krishti i tij! Nuk ka si shpjegohet ndërtimi i kishave greke përgjatë Vorio Epirit, zhvarrosja e stërgjyshërve tanë dhe varrosja pranë këtyre kishave si të ishin ushtarë grekë që janë vrarë për të mbrojtur vendin dhe të gjitha këto nën një shqetësim të vazhdueshëm të qytetarëve dhe të heshtjes së qeverive shqiptare, sikur të mos ekzistonin fare. Kështu, më zënë ethet e tmerrit, se ne, shqiptarët, që kemi mbetur gjallë, jemi si pasojë e fatit, jo e mbrojtjes prej shtetit tonë, që për fat të keq nuk është yni e pse ne e votojmë, apo bëjmë sikur votojmë, se zgjedhjet bëhen nga të tjerë, votimet janë thjesht procedurë, një procedurë për të fshehur dhëmbët vampirë të një shteti që kurrë nuk u shqetësua për popullin e për vendin. Ngrihen e bien qeveri gjoja opozitare, por janë qeveri që ndërrojnë kukullat, sipas radhës së shfrytëzimit të popullit tonë prej armiqve tanë shekullorë, të cilët lidhin marrëveshje të fshehta për të plotësuar epshet e tyre në kurriz të shqiptarëve dhe në aleancë më njëri – tjetrin që të mos merren vesh planet e tyre djallëzore dhe me lezet, herë me fe, herë me propagandë, herë me luftë sa vite shkojnë tkurren trojet tona dhe bota na shpall të pavarur, në një kohë që ne kemi mbetur varur me kokë poshtë. Vetëm në një pikë i kam parë njëlloj Berishën dhe Edi Ramën, po kështu dhe kryeministrin grek, kur përshëndetën nënshkrimin e Marrveshjes Kosovë – Serbi nga baronesh Ashton. Kjo është fotoja e politikës Shqipëri – Kosovë – Serbi – Greqi – Bruksel, pse jo, dhe Amerikë. Duke menduar që feja duhet ta bëjë njeriun të dojë vetveten, jetën, familjen, atdheun e tij, më tërhoqi vëmendjen dikur një shprehje e shkruar në derën e teqesë së Vlorës “Pa Atdhe, nuk ka fe!”, fillova të hulumtoj për bektashizmin dhe shkrova librin “Obelisku i Bektashizmit” në vitin 2006, ku dola në përfundim, se kjo fe është më pranë kulturës dhe traditës shqiptare dhe e kam mbyllur librin me fjalët: “Nëse myslimanizmin në mënyrë figurative do ta krahasoja me Letërsinë, Bektashizmi është si Poezia e kësaj letërsie, që i bën njerëzit, ashtu si poezia, ta shohin jetën në zhvillim dhe duke u frymëzuar nga parimet kaq poetike si: mirësia, urtësia, dashuria, toleranca, mirëkuptimi, humanizmi… nën dritën tej pamore të diturisë, të vjelin frytet e ëmbla të kësaj bote që vetë Zoti ua ka falur dhe të futen në portën e përtejme pa e kthyer kokën pas.” Vite më pas lexoj një studim shkencor të Perikli Ikonomit për Dodonën Pellazgjike, një studim që më bëri të qëndroj dhe të meditoj për lashtësinë e popullit tonë, për ekzistencën e perëndive parahelenike, ku tempulli i Dodonës Pellazgjike mbi malin Tomor, ka qenë i përmendur para Opimpit të Greqisë. Studiuesi Perikli Ikonomi edhe ne çaste që do vdiste tha me shqetësim: ”Përse nuk flitet për malin e Tomorit… më thoni përse?! Nëse Olimpi, mali i përmendur i Greqisë së vjetër, ka rëndësi historike sot, ca më shumë Tomori i Shqipërisë duhet të jetë më i përmenduri, si selia parahistorike perëndive të vjetra të stërgjyshërve tanë Pellazgo – Illyrianë dhe duhet të ketë një rëndësi historike më shkëlqyese për kohën e vjetër… Tomori për Shqipërinë është monument i madh kombëtar.” E nxitur nga këto që lexova nga ky studiues kudo dhe kurdoherë isha në kërkim të vërtetës historike, ku zakonisht historia jonë është ngritur e transmetuar si një përrallë. Kështu shkoj mbi Tomor tre vjet rresht dhe bisedoj me shumë njerëz, klerikë, popull, personalitet që vinin, si dhe të huaj që i kishte tërhequr studimi i bektashizmit si fe dhe pikërisht se pse në Shqipëri ishte kryeqendra bektashiane. Shikoja konkretisht ritet që kryheshin atje dhe i ballafaqoja me studimin e Perikliut, ishin po ato dhe dola në përfundim se; për t’u bërë sa më të besueshëm pushtuesit e përshtatën FENË E TYRE me ritet tona të krishtere, por jo me emrin tonë, me imamë të huaj dhe baballarët shqiptarë, (ashtu siç kanë vepruar edhe pushtuesit tanë si Turqia, Italia dhe Gjermania që lejoi Qeveri Shqiptare për qëllime antishqiptare, ashtu siç veprojnë edhe tani përmes marrëveshjeve të fshehta Serbia, Greqia, në pajtim me ndërkombëtarët për të organizuar dhe vënë në skenë KOMEDINË e zgjedhjeve nga populli për ta shndërruar atë në TRAGJEDI për popullin me skenarë serbë, grekë… të luajtur mrekullisht me aktorët tanë politikanë, që veç politikanë nuk janë) që në kohën Pellazge, mbi Tomor, mendohet se ka qenë tempulli i Dodonës Pellazgjike, Dodona dimërkeqe, për të cilën kanë shkruar edhe Homeri “…O Zot, mbret i Dodonës pellazgjike/ Që qëndron në ato vende të largëta/ E sundon mbi Dodonën dimërkeqe/ Këmbëzbathur e gjumëpërdhese…” Kanë folur edhe rilindësit tanë, edhe Isuf Luzaj i Kaninës “Pa qëndroni molloitë/ Kënaqni veshët dhe sytë/ Me harmoninë qiellore/ Që në Kaninë e Shashicë/ Ullishtet, vreshtat pemore/ Me ngjyra të një mijë lloinjtë/ Dhurata Zonjës Dodonë/ Me pasqyrën e Të Madhit/ Me Burunin dhe Sazanin…” (Topografi Labçe” , faqe 10) kanë shkruar dhe ata që e kanë dëgjuar të transmetohet gojarisht brez pas brezi përmes betimeve që vijnë deri në ditët e sotme. Po ta shkruaja sot atë libër, do ta kisha shkruar krejtësisht ndryshe, por për ritet nuk kam se çfarë të ndryshoj, se janë tërësisht shqiptare. Në fshatin tim, Kokrevë, në një kodër, janë varreza me kryq, gjë që tregon origjinën e hershme të krishtere, po kush u financua nga shteti ynë për të bërë studime? Shteti ynë edhe studimet e mirëfillta, si e Ikonomit, nuk u lejuan të botohen e jo më të bëheshin kërkime mbi malin e Tomorit, apo dhe në vende tjera që flasin me gjuhën e lashtësisë së kulturës sonë. Gjatë studimit të kësaj zone (Librazhdit) për efekt të librit “Kur Shpirti Vallëzon” jam ndeshur me shumë toponime që tregojnë origjinën e hershme të krishterë, edhe në zonën ku unë jap mësim, Shushicë të Vlorës, ka mjaft gojëdhëna si dhe toponime, apo dhe vende të shenjta të krishtere që vendasit shkojnë e luten dhe ndezin qirinj (“Maja e Kishës”), apo fakti që Isuf luzaj në tragjedinë “Princesha Ruginë” jep pagëzimin e çiftit (Rugina Balsha me Aranit Komnenin)me prift, në një kohë që ne kemi qenë nën sundimin osman, pra në vitet 1383 – 1462, ndaj në institucionet tona fetare dhe në vendet e shenjta, të kujtdo feje qofshin, shkojnë të gjithë shqiptarët, kjo jo se janë tolerantë, por në ato vende, ku janë kthyer bektashianë, myslimanë, ortodokse grekë, apo italiane, se nuk ua di shumë mirë emrat, por një emër kanë të gjitha; nuk janë fe, por janë antife, janë institucione që në emër të fesë, bëjnë propagandë antishqiptare që do të thotë, ta mbajnë popullin, larg natyrales, larg identitetit, larg shqiptarizmit, larg perëndisë dhe sa më afër Greqisë, Turqisë, Serbisë, Italisë…isë…isë… pra shkurt, fetë që lëvrohen në Shqipëri, në Kosovë, apo dhe në trojet tjera etnike shqiptare nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë… ajo janë fe pa fe! Në poezinë “Dy vende të shenjta” të shkruar para pak muajsh, them: “Dy vende të shenjta/ Unë lutem në mes/ Kur i flas Kaninës/ “Kuz’ Babai” hesht!” pra ne të shenjtë kemi Kaninën, ku ka lindur profeti ynë Ismail Qemali, por asnjë nuk shkon atje për të bërë pelegrinazh dhe për t’u lutur, se jo pa qëllim u transferua dhe varri i Ismail Qemalit dhe u dërgua poshtë në Vlorë (nëse është dërguar, apo thjesht një ceremoni për të zhdukur origjinën e lindjes në Kaninë) e më poshtë poezia vazhdon: “Pyes “Kuz’ Babanë, vallë nga je ti?/ Unë vij e lutem, si të jesh perëndi/ – Unë quhem Gjergj, emrin ndërruar/ Eja bijë e lutu, është tokë e bekuar! Kur i flas Kaninës/ “Kuz’ Babai” hesht…” Në pak vargje del komedia historike në Shqipëri, se këto komedi i shkruan pushtuesit me institucionet fetare që brenda tyre të luhej tragjedia e popullit tonë. E ç’më mbetet në shkrim për të thënë për Anastasios Janullatos, kur ai të parën veprim që bëri, ishte heqja e fotografisë së Fan Nolit nga kishat shqiptare, kur ai ngriti kishat përgjatë Vorio Epirit dhe zhvarrosi stërgjyshërit tanë e i varrosi pranë këtyre kishave si ushtarë grekë nën mbrojtjen e qeverive “tona” e më paradoksi është se kryeministri aktual e mbylli fushatën me poezinë e Nolit dhe asgjë nuk ka noliane në veprën e tij, se kurrë nuk ka kundërshtuar “Jezusin grek” për veprat e tij antishqiptare, kur përdor Nolin për fushatë dhe eshtrat e tij dergjen në dhe të huaj, kur populli po kalon kohë migjeniane dhe ai u heq kafshatën e “dhuron” Preshevës për ta qorruar preshevarët dhe për të ushqyer Serbinë me shfrytëzim maksimal në këto treva… E ç’mund të them tjetër…?! Eh, o popull, sa fort më dhimbsesh/ Ti kurrë nuk shkove atje ku nisesh/ E pse lufton, prapë gremisesh/ Veç tradhtia, s’të lë të ngrihesh…!

Dita e Valentini, kur dashuria humbet kuptimin

$
0
0

sheniNdoshta po pyesni veten se përse nuk e publikova pikërisht me datën 14 Shkurt?

Sepse jam e  sigurtë që do jeni tepër të zënë duke bërë blerjet e ‘Shënit’!

Po përse e quaj ‘Shën’?

Sepse nuk është aspak i tillë.

Shumë histori çka qarkullojnë mbi këtë festë, të cilën në të vërtetë askush nuk e shpjegon me fakte se çfarë domethënie ka. Ekzistojnë me qindra variante, secili asnjë i njëjtë me tjetrin. Një festë non sens, e cila i është shitur në shekuj njerëzimit, e që ka denigruar në një festë komeciale të rëndomtë.  Po a nevojitet vërtetë një ditë e vetme në vit, ku çiftet t’i tregojnë dashurinë njëri tjetrit?!    Dhe në ç’formë madje, në atë më të rëndomtën, më boshen, më të shëmtuarën që mund të ekzistojë, atë me anë të mashtrimit materialist. Një fetishizim i panevojshëm, një politikë e lavazh truri nga i cili përfiton vetëm biznesi në kuptimin e vërtetë të fjalës. Sarkastik është fakti që pikërisht kjo festë e cila pretendohet se është për të dashuruarit, bëhet shkak i grindjeve dhe shkatërrimit të lidhjeve sentimentale e më tutje! Një tablo për të qeshur e për të qarë. Ja si festojnë kategori të caktuara në vendin tonë modest dhe halleshumë:

Bëhuni gati për stresin tuaj të rradhës të dashur:

1-         Meshkuj dhe Femra,

2-         Bashkëshortë dhe Bashkëshorte,

3-         Dashnorë dhe Dashnore,

4-         Adoleshentë dhe Adoleshente,

5-         Katundarë dhe Katundare,

6-         Qytetarë dhe Qytetare….

Shën Valentini tashmë po troket!

Me nisjen e një viti plot dinamikë, stresi i rradhës i njerëzve dhe xhepave të tyre mban vulën e Shënit. Askush nuk i’a di domethënien, bile-bile as nuk i’a ndjen kujt për domethënien, por një gjë e kanë fare të qartë, dhurata duhet ta lërë pa frymë ‘atë’ bashkëvuajtësin e tyre! Le të analizojmë secilën kategori sipas veçorive përkatëse.

Të gjithë:

1- Meshkujt dhe femrat këtë periudhë nuk bëjnë tjetër, veçse flasin për Shënin, për dhurata dhe pushime. Për firmato, për Marka e gjithçka ka lidhje me festën! Një ekstazi e tipit ‘pandemi botërore’ i ka zënë të dy kategoritë, apo edhe tre kategoritë njerëzore, se këtu për pak harrova  pa përmendur dhe komunitetin LGBT, sepse edhe ato në formën e tyre tepër intersante, festojnë si të gjithë ne. E të gjithë në grup, njësoj sikur të na komandojnë me satelit nga hapsira, na drejtojnë receptorët drejt festës dhe askesorëve të saj që duhet ta them, se kushtojnë sa frëngu pulën! E gjithë kjo gjendje krijon ankth, stres dhe natyrisht kaos hormonal kolektiv.

2- Bashkëshortë dhe bashkëshorte, të gjorët familjarë, po shtrydhin trurin se me çfarë t’a shokojnë njëri tjetrin të paktën një herë në vit. (Ndoshta edhe duke shpresuar në nën-koshiencë, që njëri t’i lërë shëndenë tjetrin nga goditja.) Sigurisht, ato as e kanë vënë re fare, për gjithë vitin personin me të cilin kanë ndarë shtratin, jetën dhe jo vetëm. Thjesht tani po kujtohen për ekzistencën e tyre dhe kështu u mbyllin gojën me një dhuratë. Në këtë formë lajnë gjynahet e gjithë vitit, momentet kur i kanë nxirë jetën tjetrit me ulërima, mallkime, me indiferencë, padashur të them dhe tradhëtira, apo për të larë të gjithë ato momente që i kanë fyer, (rrahur) dhunuar e përdhunuar apo që i kanë trajtuar si askushi. Ja kështu erdhi dhe Shëni dhe Katarsisi bashkë me të.

Rroftë Shëni Njerëz!

3- Dashnorë dhe dashnore, këtu ndaloj pakëz, mendoj që kjo kategori është ajo që e përjeton dhe feston më tepër, ‘molla e ndaluar’ shijon me shumë. Bravo, një super duartrokitje! Kjo kategori ka disa nënkategori, por për efekt kohe po i  bie pak shkurt për të mos i rënë gjatë. Paradite pasi i kanë blerë dhuratën bashkeshortes/bashkëshortit, mbarojnë punë edhe me dhuratën për dashnoren/dashnorin dhe në mesditë takohen, dhe moment më breslënës nuk ka! Kjo festë është padyshim etydi i tyre i dashurisë, i tradhëtisë dhe i ndyrësisë. Sigurisht, do jeni shumë kurioz të dini ndryshimin midis dhuratës së gruas dhe asaj të dashnores ose e burrit dhe dashnorit?! Epo natyrisht, dhurata për dashnoren/dashnorin është mbretërore, në krahasim me atë modesten deri në sakrilegj për bashkëshorten/bashkëshortin.

Besoj po qeshni tani!

4- ‘Adoleshentët in love’, kjo është pjesa më qesharake e gjithë festës, por dhe më naivia sigurisht. Them naive, sepse harbimi hormonal i tyre është ku e ku më i pastër se intrigat dhe mashtrimet e kategorive të sipër përmendura, çmenduritë e tyre rinore infantile janë për të vënë kujën. Pa e ditur fare kuptimin e pakuptimtë të kësaj feste, rendin nëpër dalldisjet e tyre rinore dhe e shfrytëzojnë çdo detaj për të arritur qëllimet e tyre. Ndryshe do ta quaja ‘Hormon’s in love’!

5-  Katundarët dhe katundaret, pikërisht kjo është kategoria që më pëlqen më shumë. Mënyra budallaqe e të festuarit të tyre më çmend, më krijon një ndjenjë euforie në shpirt. Për një vit rresht, mezi e pres Shënin vetëm për të ndjekur ato edicionet me ‘vox pop’ te Liqeni Artificial në Tiranën tonë të dashur.

Apo ato lulet artificiale që dhurojnë, apo ato drekat modeste nëpër restorante morri, apo daljet në treg për një dhuratë modeste, shëtitjet te liqeni, puthjet alla-porno që i japin në vende publike si në urbane, parqe, tregje etj.

O’ Zot, është kaq idilike!

6 – Qytetarë dhe qytetare, kategoria gjoja më normale e kësaj zallamahie, festë tipike moderne, e thjeshtë, fine me një dhuratë të mirëmenduar, ku të gjithë bëjnë gjoja sikur i’a dinë kuptimin kësaj dite, sikur e vlerësojnë, por brenda kësaj kategorie ka edhe nga ata që nuk e festojnë, se ka dhe katundaro-fobë që nuk  festojnë sepse e quajnë festën e katundarëve, dhe meqe e mbajnë veten për qytetarë nuk e festojnë vetëm për këtë fakt, ndryshe do bënin mëkat. Patetike! Pa dashur të merret si një traktat moralist, ajo çka në të vërtetë dua të përciell si mesazh është, përse e festojmë këtë festë kur nuk sjell asnjë dobi, përkundrazi! Dashuroni çdo ditë, rrespektoni çdo ditë dhe do harxhoni më pak, por do keni fituar një përjetësi.

MSc. Nidela Hoxha Zenuni

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


23 vjet Republika

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (II)

$
0
0

Brahim AVDYLI:

Veprën e tij e fillon Henric L. Wuermeling me një kërkim të gjetjes së bazave të vjetra të Evropës. Ai e nis kërkimin prej Zeusit, prej Zotit të Madh, që është pellazg hyjnor, pra Shqiptar, dhe i cili e sjell, apo e rrëmben apo e grabitë me fjalë Princeshën Evropa dhe lundron për në qytetin e përjetshëm, d.m.th. të amshuar, pra në Kretë, d.m.th. në Bashkimin Evropian.

Ai e fillon një punë të tillë me një mit, me kualifikimet e besimit njerëzor dhe merr para vetes një mori veprash të Gjermanisë e të Kontinentit të Evropës dhe të Botës, që i vë në listë të librave. Ne, e dimë këtë listë.

Po e marrim një vepër tjetër, mitet më të famshme të lashtësisë, të Gerold Dommermuth-Gutrich[1], të përkthyer në gjuhën shqipe me licencë nga gazeta “Shekulli”, e cila paraqet një vepër të veçantë të 50 miteve më të njohura të lashtësisë. Nuk thuhet asgjë mbi prejardhjen kombëtare, por ato paraqiten si “mite të lashtësisë greke”, që nënkupton Greqinë.

Kur të thuash “të lashtësisë greke”, ne detyrohemi të gjurmojmë prejardhjen e këtij cilësimi. Etnonimi “grek” është sajuar prej kombit të madh pellazg, i cili është marrë nga sistemi matriarkat dhe nuk e shprehë etnonimin grek, por sajimin e tij artificial. Ithtarët e sistemit matriarkat ishin “adhuruesit e kultit të Greëve”, d.m.th. “gratë plaka”, grave plaka, që rrjedhë nga Graia, Gruja në gjuhën e mbetur gjallë të gjuhës së sotme shqipe, ndonëse e ka ndërruar nëpër luftëra formën e shkrimit. Prej tyre e ka prejardhjen fjala greke “Graicos”.

Ky kult matriarkal u zëvendësua nga të sapoardhurit e tjerë në atë vend, pra sot në Greqi, me kultin e “Hellos”, e cila është zanafillë e dytë e “grekëve”, pos mitit të Helenit, birit të Deukalionit. Edhe këtë duhet ta dimë…

Greët (Gratë) ishin tri veta, të cilat e shikonin fallin me tre pëllumba, dhe ngjyra e flokëve të tyre ishte sikur ngjyra e pëllumbave.

Kulmi i këtyre gjërave është se pa dashur u është dhënë nga romakët emri “grekë” atyre që kanë ardhur të “graicot” apo “graieci” dhe i kanë përzier me këtë të ardhurit nga një fis nga kombi i madh pellazg, që fliste këtë gjuhë, sot gjuhën shqipe, i cili vinte nga Epiri, tokë shqiptare. Ata e përhapën etnonimin e tyre të rrejshëm apo të gabuar vazhdimisht “grek”.[2]

Krijimi i nxitur i arkeologëve, pa ditur se çka po krijonin, krijimin e “Lenearit B”, pa asnjë përqasje me dialektin e sotëm gegë, që është një dialekt i vjetër i Shqipërisë së Veriut dhe të Kosovës, dhe është gjuha më e afërt me greqishten e lashtë, e zëvendësuan me prova të prekshme të folmen e këtij qytetërimi, me qytetërimin e “grekëve”, “graikove” të lashtë, pra të pellazgëve.[3]

Asnjë vepër e tërë Evropës dhe botës, të shkruara dhe të botuara po kështu, nën shtytjen e “grekëve” dinakë, që ngrihen lartë me mundin e të tjerëve, popuj të shtrirë për dhé, të lindur prej Zotit të Madh, që të punojnë pa fjalë, nuk është shkruar për të vërtetën shkencore të zanafillës së Kontinentit të Evropës. Madje askush nuk ka guxuar të pohojë se poemat epike, që merren si veprat e para të shkrimit letrar të botës dhe të Evropës kanë qenë rapsodi pellazge të traditës gojore, të devijuara, të shndërruara dhe të manipuluara nga pushtuesit “grekë” dhe heronjtë e tyre, si Akili, Uliksi (Odiseu), Agamemnoni, Priami, Heleni, Parisi, Hektori, Kasandra apo Enea, etj., që i kanë përdorur që ti shërbenin kauzës së pushtuesve helenë, nuk kanë qenë “grekë”, por edhe ata pellazgë.[4]

Edhe Atlasi i historisë së botës, i hartuar nga një kuadër i autorëve të njohur të prirë dhe të udhëhequr nga historiani Dr. Geoffrey Wawro, të botuar nga ana e “Millenium House”, Pty Ltd. 2008, u gjënë vend të parë në botë Athinës, Spartës, Romës, Arabisë dhe Indisë, krahas tërë Evropës dhe Botës, me Kinën nëpër histori dhe fillimin e botës e lë në errësirë. Ai fillon me regjionet e Irakut dhe Egjiptit, që janë 3000 vjet para Krishtit, të cilën njerëzimi e quan “djep të qytetërimit”, sikurse shumë të tjerë, që e quajnë kështu.[5] Harrohen shkrimet e vjetra të botës, që vinë prej Evropës, të ruajtura në muzetë e saj. Sikur fillon ajo, pa e shqyrtuar origjinën e domethënien e tyre.

Ne po e shqyrtojmë emërtimin “atlas”, sepse është fjala e parë. At-las do të thotë rrëfimi që , apo e la pas ati ynë i madh për botën. Vjen nga fjala shqipe, pra arbërore, avranitase dhe është mjaft domethënëse. Rrëfimi i atit që ua brezave trashëgim botën, si është bota. Ndërsa, fjala “miti” shpjegohet më mirë në veprën tjetër “Miten dhe legjenden”, të botuar nga Neil Philip, me 50 mitet nga e gjithë bota, në të cilën thuhet se mitet janë “rrëfime, histori dhe legjendë”, të cilat, sipas mundësisë së besimit të njeriut “fillon prej Egjiptit”, [6] me Zotin e Krijimit, që është atje “Re-Atum” apo “Ra-Atum”, siç thotë Xh. Katapano.

Kjo lidhet me fjalën dhe veprimin, të dëshmuar prej analizuesve të këtyre miteve, qofshin prej besimtarëve, prej antropologëve, etnologëve, psikologëve, ose kritikëve të letërsisë së lashtë e të re, që kanë shpjegimin e vetëm përmes ilirishtes/shqipes. Xhuzepe Katapano e fillon prej themelimit të botës e deri te alfabeti fonetik egjyptian. Autor i hieroglifëve fonetike të Egjyptit ishte THOTI, “i dituri i të diturve”, që shqiptonte fjalët krijuese të gjithësisë, dhe që ishte i pranishëm gjatë shqyrtimit të “peshës së zemrës”, në praninë e Perëndeshës Maat, apo Mát, pra Perëndeshës së Drejtësisë.[7] Një karakteristikë e kupës qiellore është SFINKSI, emblema në gur e një race që e nderonte DRITËN, si gjënë më të afërt me ZOTIN, adhurueses së DIELLIT, që është raca e vjetër boreale ilire, pra pellazgët, d.m.th. shqiptarët, pra kaukazianët dhe shqiptarët e rajonit aziatik në mes të Detit të Zi dhe Detit Aziatik; baskët e Spanjës; Amitët dhe Semitët e Afrikës dhe Azisë; indoevropianët e Azisë dhe të Evropës, etj.

THOTI nuk ishte një egjiptian i vërtetë, por boreal, pellazgo-ilir, shqipfolës, krijues i doktrinës DRITË, shfaqja e të cilës është DIELLI, simbol i ZOTIT NJË, ATUM ose TEM, që në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë në shqipen e sotme, do të thotë në këtë mënyrë:

1)     AT=at=baba; U=unë; M=, mëmë;

2)      T=tatë=baba; E=e; M==mëmë.[8]

Unë jam TEMI, i vetmi NJË, arsyeja e jetës, Burimi i Vetëm i çdo ekzistence[9], ndërsa RA është emërtimi i asaj që vjen nga lart, në njëjtën formë me fjalën shqipe, me rënë nga lartë, me të cilën RE është e njëjta fjalë.[10] E vërteta është rikthyese si drita e Diellit, apo siç thoshte Jezu Krishti, “unë jam ringjallja dhe jeta, ai që beson tek unë, edhe sikur të jetë i vdekur do të jetojë, dhe cilido që është i gjallë dhe beson tek unë, nuk do të vdesë kurrë.”[11]

Ekziston një SFINKS etrusk, me kokë të femrës, trup të luanit e krahë të shqiponjës, simbol boreo-ilir; dhe një SFINKS hitit, një popull që njësohet me popullin trojan dhe etrusk, me kokë të femrës, e lumtur në pavdekësi, për dallim nga SFINSKI i Gizës, që e ka një kokë burri, që dallojnë në parimin e gjinisë, njëra palë e ka anën femërore e tjetra atë mashkullore, pra matriarkatit dhe patriarkatit, që dallojnë edhe për kohën e ndërtimeve.[12] Sipas arbërishtes apo shqipes moderne, i pari i shtetit, faraoni, do të thotë fara e jonë, fisi (fara= fara; onë= e jonë), Faraoni ishte mbreti i parë që mbretëronte apo qeveriste njerëzit e Nilit, dhe i dërguari i parë prej Zotit, përfaqësues i tij në tokë, ndërsa “Kryetar i Kryesisë së Shtetit”, një mëkëmbës i Faraonit, pra Kryetar i Qeverisë është Zát, që në të njëjtën kohë kishte detyrën e priftit më të lartë të shtetit. Faraoni emëronte Këshillin e të Dhjetëve, i ngjashëm me kabinetin e qeverisë në shtetet demokratike, me dekret mbretëror, të quajtur UDJA, etimoni i së cilës është, pa asnjë dyshim, fjala e shqipes dhe e arbërishtes, UDHË-A, që do të thotë pikërisht: rregull, normë, ligj, komunikim,  arsye, drejtësi. UDJA është ligji në kuptimin më të gjerë. Si thotë Katapano, ”Shkenca, në kuptimin më të gjerë dhe më të qartë të fjalës, kërkon ndjeshmëri të lartë intelektuale, plot vëmendje ndaj bashkëlidhjeve të disiplinave më të larmishme.

Popujt kurrsesi  nuk kanë mbetur në vend…” [13]

Në Egjipt, në Mesopotami, në Palestinë, në Lindjen e Afërt, Anadollin e gjerë, si dhe në rajonet e tjera të botës e gjejmë kudo farën tonë, iliro-pellazgëve të vjetër, ilirët, trojanët, etrusket, hititët, dhe më vonë romakët, etj.

Kur të merret shqyrtimi gjeografik i prejardhjes së Evropës, në rrafshin e saj mitologjik, sillet në Kontinentin e Afrikës. Më përpara grekëve, fenikasit janë vendosur në brigjet siriane, kanë zotuar zonat lindore të Mesdheut. Fenikasit ishin semitë që rridhnin nga Kanaenët e famshëm të Biblës, të cilët grekët i quajtën “fenikas”. Bibla nuk e njeh këtë emër dhe përmend vetëm emrin e “Kanaanëve”.[14] Legjendat e EUROPËS dhe KADMOSIT zbulohen në rresht pas rreshti, sikurse emrat e tjerë të mitologjisë, që shpjegohen në saje të shqipes së sotme, Zeusi, Akili, Afërdita, Apolloni, Artemisa/Artemida, Hera/Hëna/Ndera, Hadi/Hades, Ari/Aresi/I Pari, Athina/Thina/E thëna, etj.

Pjesa më e madhe e këtyre emrave kanë zanafillë pellazge, pra prej Pellazgëve hyjnorë, siç na bënë të ditur Homeri[15], duke shpjeguar e dhënë në radhë të parë origjinën e Zeusit prej DODONËS pellazge, pra EPIROTASE, në vendin e ashpër të SELLËVE, fis iliro-pellazgë, pra e themi ne- SHQIPTARË.

Emri i vendit EPIUR është shtrembëruar në EPIR, që do të thoshte “I pirë, i dehur nga vena”, greqisht OINEU/OINEA, që sot në të folmen popullore greke (demotike) atë do ta quanin ATVERA (Ati i verës) dhe emri vendit EPIR (greqisht ISPIROS), vije prej kësaj, që evropianët perëndimorë e quajnë EPIRUS, ku për shkak të eufonisë e ka ndërruar vendin e U-së me R-në. Nga shkrimtarët grekë na është i njohur se Oineu ishte mbret i ETOLISË[16], e cila kishte si kryeqytet Kalidonën, d.m.th. “Kalin e dhënë”.[17] Epiri e ka rrjedhën e vet prej djalit të dytë të Euritemës dhe Testit, pranë Ifiklisë, Evipin.[18] Oineun apo Atin, që ndryshe i thonë Atunis, apo Kalorësin e Parë, e gjejmë edhe në Dhiatën e Vjetër, kur ati i tij, Abrahami (Brahimi) shkoi ta flijojë djalin e tij, Isakun, që frikohej shumë dhe e quanin Friksi, që është i njëjti person me Isaakun, dhe rrjedhimisht me Oineun apo Atin. Vërtetimin e kësaj e gjejmë edhe te Diodori, se Isaaku apo Friksi, i biri Nefelit, është Kalorësi i Parë.[19] Në vazen etruske, na ndërrohet pak emri “AEKAS” nga “OIENEA” në “IKSION” dhe me shndërrimin e dyfishte prej “AE” në “OE” dhe të “KS” në “S”, ajo bëhet “FSHIONAS”, që ka kuptimin se “ishte i jonëve apo i iliadëve të parë”, dhe prej kësaj apo këtyre e ka marrë edhe emrin domethënës “Iliada” e Homerit, sikurse “Odisea”, d.m.th. Uliksit, që ne, në mermer, i shohin me plis të bardhë (borealë) të shqiptarëve, edhe sot.

Friksi ishte i njëti me Isaakun, Oieneut, apo Atit të parë, që ishte burrë i Tiros, dhe ishte me emrin KRITEA (KRITHEA), që në avranitase/arbër/shqipe do të thotë në KRYE TË FISIT, KRYE apo PATRIK (i provuar), në radhë të parë si farëmbjellës, si djalë bujku, që mbolli dhe e korri me elb e grurë atë tokë, që mund të mësojmë nga Dhiata e Vjetër, Gjeneza.[20]

“Fjalorin” e Marko Boçarit e gjejmë se KRITEA në të folmen avranitase, pra arbërore apo shqipe i thonë ELBË.[21] Atin e parë, Patrikun, në avranitase e quajnë LULE. Emrin LULE e kanë e greqizuar e shtrembëruar në LULOS. Po ta marrim parasysh tingullin L të dialektit toskë dhe J të dialektit gegë do të kemi emrin JULE. Ky personalitet JULE, JULIE (JIULIE) apo PIKO, apo NANA ose OINEA është një nga dymbëdhjetë hyjnitë olimpike dhe njerëzit e hyjnizuar e quajnë ARI (I PARI), por edhe DIA, dhe me te emërtohet KORRIKU sipas latinishtes JULI.[22] Ari, greqisht Aresi, është I PARI, Elinas (Helenas), që do me thënë I ARTI apo Nakoja. Nakoja dhe Sharria janë djem të Jonit, apo si e gjejmë karakterizimin “ishte më i devotshmi i njerëzve”.[23]

Nga tekstet e ruajtura nëpër të tërë hapësirën mesdhetare është teksti i Mumjes së Zagrebit dhe teksti i Dodekadeltos (dymbëdhjetë pllakave)Grottinos së Kretës, me përmbajtje historike, llamarinë ari të Pi(y)rgit, që janë gjetur në Pirgi të Toskanës (Itali), nga zonja Falconi, ndihmesë e profesorit etrusk Massimo Pallotino. Dy janë të shkruara në etruskishte dhe e treta  është e shkruar në kartagjenase (cartagenése), gjuhë të cilën evropianët e quajnë gjuhë punike, dhe ruhen në Muzeumin Kombëtar të Romës, në Villa Giulia, që konsiderohen se janë themeluar në fillimet e shekullit 5-të p.e.s.[24]

Kjo pllakë e artë i është kushtuar mbesës së IONIT (Jonit), në grafi (shkrim) që fillon nga ana e djathë, pra “E jona”, “Tanët”, dhe kartagjenasit hyjneshës i thonë Tánit (Távit). E para është shkruar me alfabetin jonik, i dyti me alfabet dorik. Tirenasit janë një nga tre fiset etruske, etruskët janë jonike, dhe jonët një nga të shumtët fise pellazgjike.[25] Pra, mbishkrimet e Grottinos së Kretës janë të shkruara me dorë, në dorike, dhe ruhen pikërisht në Evropë.

Emri i shkrimit “dorik” rrjedhë prej fjalës “dorë”, në gjuhën e sotme shqipe, sepse të shkruhet nga njeriu shkruhet me anë të dorës. Prandaj, quhet “dorik”. Dhe, nëse ka filluar  prej Kretës, e ka fillimin prej arbërve, jo prej grekëve.

Emri Italia ka mbetur sipas së folmes së vjetër tirene, pra me gjuhën e vjetër të Tirenejve të lashtë, që ishte një fis i lashtë i pellazgëve apo i shqiptarëve të sotëm,  I TALË, do me thënë vendi i Talit (Tauros, Talos).[26]

Etruskën (Toskën), a Etrunjëtën e ka folur edhe Prometheu apo Thalin a Talin, nga e cila e ka marrë emrin ITALIA, i quajtur edhe Tauro, që në folmen e sotme shqipe i thonë KA, e gjejmë edhe emrin e Kadmi Milisit. Për-më-theu, që është fjalë shqipe për Prometeun, është i njëjti me mësuesin e Akilit, Finikun, i njohur më shumë si Centauri Kiron, si dhe Kadmi Milisin apo Thali Milisin. Ai vajzë të tij e kishte Semelin. Kadm (Kadëm) Milisi është Heleni i parë, dhe ndërmori kohë të shkruaj historinë “Ndërtimi i Milisit dhe i gjithë Jonisë”, që është zhdukur, në katër vëllime. Grekët e mëvonshëm thonë se ai ka jetuar në mesin e shekullit të gjashtë (VI) para erës sonë, por ne ia shtojmë edhe një mijëvjeçar, sepse duhet ti afrohet të vërtetës. Ata thonë se Fenikasit i gjetën (i shpikën) shkronjat, ndërsa Kadmi i solli në Greqi. Kadmi është Finiku, pra Prometeu, babai i Semelës dhe vetë Thali apo Tali.

Këtu duhet të tipizojmë historinë e shkrimit, se këtu është fjala për shpikje të shenjave dhe jo aspak për shkronjash, shpikja e të cilave është Athinaja, Altea e quajtur kështu nga etolët, me ç`rast i gjejmë fjalët “SENENË A THE”, karakterizimin e shkronjave, që do të thotë “shënova apo gdhenda alfën” apo “e emërtova alfën”. Shenjat janë paraqitjet e ndryshme që shqiptohen si tingulli i parë i asaj që do të shqiptohet dhe kjo është baza e alfabetit fonetik.

Shpikës i këtyre shenjave është Danai, që ishte gjysh i Thalit apo Kadmit, apo Prometheut (Prometeut) apo Finikut. Ato i bëri në Laka të Demonit, në Libi, ku ishte mbret, i të emërtuarës ndryshe FINIKISË. Shenjat apo shenjat e alfës (alfabetit) të Danait janë ruajtur në diskun e Festosë. Nga që shenjat e Danait ishin shenja të grafisë hieratike (priftërore), Thali apo Prometeu bëri shkrimin e popullit dhe për te gjejmë të dhëna edhe në pasqyrën etruske, ku e kemi Talin (Thalin) me vajzën e tij Turan (Semelës) me të vëllanë e dhëndërin e tij.[27]

Diku i Festit, që ka shpëtuar nga zhdukja dhe ruhet është alfabeti fonetik prej Ermit të Parë, nga Egjipti, që rrinë me Apolonin, nga e ashtuquajtura Greqi dhe ka në rrobën e tij simbolin e alfabetit, që dihet se është Ermi i Parë, por të dhënat gjeologjike janë zhdukur. Çdo simbol është figurë-shkronjë dhe është mbështetur alfabeti sllav, i ashtuquajtur alfabeti i gllagolicës.[28] Shenjat i kanë shfrytëzuar më vonë Çirili dhe Metodi për të hartuar alfabetin e gllagolicës për liturgjinë fetare sllave në kishat ortodokse, të cilat, edhe shumë vonë janë quajtur kisha serbe.[29]

Në lashtësi ekzistonin dy alfabete, alfabeti i klerikëve dhe tregtarëve, pra ato u përkisnin gjuhëve priftërore dhe popullore. Penda e Mullirit me ujë dhe shtjellësin e mullirit me erë, pra qerthullin, që duhej të ishin dy nga shumë shpikjet teknike të Thalit (Talit) a Prometheut, atëherë mund të themi se mullinjtë, mullinjtë, termilët, milisët apo miliejtë janë nga jonishtja, dhe fillon nga mullinjtë me erë, sipas fjalëve “të erë milles” apo “të erë mullitë”. Në të folmen  avranitase i thonë “mulli” millos-it, dhe “mulli t`er`s apo t`er mulli.[30]

Pellazgët janë ata që me kanal të nëndheshëm hodhën ujërat e Nilit në të quajturat sot Fushëthella të Mallkimit apo Gropa të Demonit, e thirrur nga të ashtuquajturit “grekë”, pra nga “graicos”, nga grekët e lashtë, që janë pellazgë, pra iliro-pellazgë lakedemonos, kur e ndalën ujin.

Lakodemonët e kanë shkurtuar në Libi, të cilën judejtë, që janë një fis tjetër i hititëve, aty e emëruan Parajsën. Kariasit nuk paguanin të Minosi haraq, i cili ishte bashkëmbret, pra greqisht “Amfianakta” dhe shumë e quajnë Iovati, që e shkruar më saktë është Iobati dhe i shkruar edhe më saktë është Iobeti, alias Karait apo Ikaros.[31]

Nga Dhiata e vjetër, kur mësojmë emrin Ismail, bir i Abrahamit (që i thonë te shqiptarët Brahim), me shërbëtoren egjiptase Agar të Sarës, i cili banonte përballë të gjithë farefisit të tij, kemi fjalën kare, në kuptimin përballë. Atë fjalë e gjëjmë edhe sot te avranitasit (pra çamët) në fjalën e përbërë karshi (karësi, kur si), që do të thotë përballë, para syve. Në Dhiatën e Vjetër e nënkupton vendin përballë Greqisë, d.m.th. Azinë e Vogël.

Ikari për rrjedhojë është nga Laka e Demonit, është ikanak lakedemonas, në vendin përballë Greqisë, të quajtur edhe për këte Karia, që siç është e njohur është në Azinë e Vogël, apo Anadoli apo Ilidë (Ilidhë), do me thënë në anën ku del dielli, anën ku lind dielli.[32]

Për kariasit, të ardhurit prej Kretës, e kemi të dhënën se shumë herë i kanë quajtur Lelegë (le le jes), prej të folmes pellazgjike, ndërsa të gjithë pellazgët i kanë quajtur prej fjalëve të ngjitura “pjellaz je” dhe “të lindurës tokë”, “pjellë bardhë”, pra “boreanë” ose “borealë”, prej fjalës “borë”, që kishte në malet e larta të Tomorit dhe Tomarit, ku e kishte selinë e shenjtë Dodona e Zeusit të Madh; dhe athinasit e parë të Athinës, pjesëtarë të familjeve të rëndësishme besonin në Zeusin Karias, d.m.th Dias. Salmoneu është quajtur Ikaro dhe Kara të vetëquajtur Dias (Zeus) dhe ai është Ikarios dhe Thalis. Bijat e tij kanë qenë vajzat e famshme të Karait apo Ikarios, apo Amfianaktas, a Sarpedonit a Thalit, pra bijat e Thiestit, që në Athinë i quanin me emrin e përbashkët Kariatide dhe atyre u është kushtuar një nga dy tempujt e Akropolit të famshëm të Athinës.[33]

Edhe autori Henric L. Wuermeling, në veprën e tij “Një kërkim kah Evropa/ udhëtim kohe nëpër histori”, kapitullin e dytë e ka Athinën, si “vend i shfaqjes” apo “ekspozim i teatrit”  dhe “vend i demokracisë” [34],  por Athinën nuk e “njeh” mirëfilli dhe shumë gjëra ia ka vendosur shtrembtë…

Si na pohon Niko Stylos në veprat e tij, dhe sidomos në veprën “Etruskishte-Toskerishte”, emrin e Elinit, si e kemi të shkruar në shkrimin origjinal ELINI, pra Oineut, apo Nakos, bashkë me të vëllain e tij, Sharria, i cili ka qenë mbret në Atikë dhe “u helenizuan” nga athinasit me pa të drejtë. Nuk ishin helenë nga origjina, por jonë pellazgjik, pra JONAS, dhe nuk ishin grekë (helenë),  por pellazgjik që u helenizuan. Sharria, vëllai i Elinit, e ka zbuluar sharrën, nga nofulla e gjarprit, si një nga shpikjet e tij të mëdha, dhe në gjuhën shqipe i thonë kështu, d.m.th. Sharra, që u ka shërbyer për të sharritë drutë. Grekët e kanë greqizuar në Sarpedon prej Sarpëdhon, pra Sarpë dhona, që ne edhe sot mund të themi Sharpë dhona dhe Sharrë dhona, [35] mirëpo, ky emër nuk është sinonim i Sharrias, sepse Sarpedoni është vëlla i Minosit, të quajturit ndryshe, Nako apo Ati apo Nana. Jo. Sharria është mbret i Atikës, vëllai Nakos, bir i Jonit apo Jonaut dhe shpikësi i sharrës së druve të ndërtimit.[36]     Në vazhdimësi, do të shohim si do të analizojmë këtë çështje…

[1] Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, emri origjinal i veprës “50 mitet klasike”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006.

[2] Shiko Arif Mati (Aref Mathieu), veprën “Mikenët=Pellazgët/Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 576.

[3] E njëta vepër, faqe 39.

[4] E njëta vepër, po aty, faqe 576.

[5] Atlas der Weltgeschichte, von 10`000 vor Christus bis heute“, H.F.Ullmann, Ullmann Publishing GmbH, Postdam 2013, faqe 21, „Der Anfang“ (Fillimi).

[6] Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999, në „Hyrje“, faqe 6.

[7] Xhuseppe Katapano, „Thot-i fliste shqip“, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 55.

[8]Po aty, faqet 48-49.

[9]Po aty, faqe 50.

[10]Po aty, faqja 51.

[11]Po aty, faqe 53, marrë nga Dhjata e Vjetër, Gjoni XI, 23.24, të dhënë shqip nga Arbër Xoxa.

[12] Shiko shpjegimet në faqet 52 e 53.

[13]Po aty, faqet 56 e 57.

[14] Arif Mati (Aref Mathieu), “Mikenët…” faqe 291.

[15] Homeri, „Iliada“, Kënga XVI, Vargjet 233-234.

[16] Kjo do të thotë se Etolianët janë abër/epirotas, e jo “grekë”. Në atë kohë, nuk ka “grekë”, pos “graicos”.

[17] Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010, faqe 86.

[18]Po aty,  faqe 87.

[19]Po aty, faqe 111.

[20]Po aty, faqe 112.

[21]Po aty, faqe 113.

[22]Po aty, faqet 123-124.

[23]Po aty, faqe 63, sipas Apollodori, Libri 3. XII.6

[24]Po aty, faqe 55-57.

[25]Po aty, faqe 55.

[26]Po aty, faqe 133,

[27]Po aty, faqet 157-159.

[28] Niko Stylos, „Historia e shenjtë e Avranitasve“, Printig Press, Prishtinë 2004, faqe 112.

[29] Shiko punimet e mia, „Armiqtë më të rrezikshëm gjatë reines së Perandrisë Bizantine”, sidomos pjesën IV.

[30] Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, faqet 160-161.

[31] Shiko faqen e atyshme, 143.

[32] Po aty, faqe 141.

[33]Po aty, shiko faqet 142-143.

[34] Henric L. Wuermeling, „Auf der Suche nach Europa/Zeitreise duch die Geschichte“, Langen Müller, München 2005, faqe 16.

[35]Po aty, faqet 103.

[36]Po aty, faqe 105. Sphinx-i_i_Gizës Trekëndëshi_i_parë_për_Zo  tin nga Nuhi (Noa) nga Dodona në Malin Ararat,  në_Tebë_dhe_anasjelltas Disku i Festit Libri Muharrem Abazaj Prometheu_dhe_Semela_apo_Thali_(Tali)_d he_Turan_dhe_vëllai_e_dhëndërri_tij

 

Një nga një po bien lisat

$
0
0

KOSHENAGjeografia e humanizmit të Musa Koshenës nga Dukati e meriton këtë lule mirënjohjeje 

Kur ikën nga jeta një njeri, na dhemb të gjithëve. Kur ikën një njeri i mirë u dhemb dhe zogjve. Kur rrëzohet një lis i lartë e hijerëndë i dhemb dhe malit. Nga Thilpati i Dukatit ra një lis, po ai qëndron përsëri në këmbë me emrin dhe veprimet e mira që bëri në shtatëdhjetë e shtatë vite, mbi këtë tokë me histori. 77 vjeçari nuk u thye e nuk u shkul dot nga erërat e rrebeshet për gjysëm shekulli, kur vjen e merr për dore, urtë e butë e pa bërë zë, e pakthyeshmja vdekje. Kur ka një jetë me furtunë, por tërësisht të pasur me vlera e virtyte, një plaku të pastër shpirti i shkon në qiej të pastër. Një uratë e tillë njerëzore quhet Musa Koshena, nga Dukati i Labërisë së Vlorës, i cili, ka pesë vjet që shlodhet, më në fund, pranë të tijve. Ishte djali i madh i nacionalistit Maliq Koshena, i atij burri krahine të nderuar e të respektuar; sepse nderonte e respektonte traditat, doket e zakonet e mira shqiptare; sepse vëllait i thoshte vëlla e mikut mik; sepse e donte dhe çmonte sa jetën LIRINЁ. Atij, ndoshta më saktë se çdokujt tjetër, i shkonte vargu i këngës: “Ne mikut i themi hajde / po zot shtëpie s’e bëjmë”. Ai qe luftëtar për liri, kundër shovinistëve grekë më 1913 – ën, në Llogora, tok me të kunatën Sado Koshenën me emër në histori. Ka qënë në Kuvendin e Barçallasë, trim i epopesë së Njëzetës, mik i Avni Rustemit e Halim Xhelo Tërbaçit, adhuronte Fan Nolin, qe mik me elitën e vendit…Të premten e zezë të 7 prillit, kur retë e murme të fashizmit mbuluan qiellin shqiptar, ai e fali një gjak që kishte në Dukat, bëri pajtimin, për të qënë një trup i vetëm e të shporrej pushtuesi jashtë sinorëve tanë, të hiqej qafe nga kufiri që na lanë të parët si gjën më të shënjtë. Bëhet organizator dhe drejtues i rezistencës së 7 prillit, tok me Sheme Sadikun, Ahmet Mëhillin, Imer Bodon etj. Më shkurt 1943, ka qënë pjesëmarrës në aksionin e Selenicës, drejtuar nga antifashisti i orëve të para Hysni Kapo, që në atë kohë ishte një figurë popullore e respektuar. Maliqi qe organizator i forcave nacionaliste, tok me Hysni Lepenicën, që zotëronte trimëri, zgjuarsi, autoritet dhe atdhetarizëm. Për këtë, ai u ndëshkua keq. Burgu do të bëhej “streha” e tij, po shqiponja s’jetonte dot në kafaz. M. Koshena  kishte lindur për liri, jetoi për liri, luftoi për liri e nuk do ta duronte  haurin e errët e të blinduar. Maliqi luftoi kundër pushtuesit për liri, por e nëpërkëmbën kanibalisht hienat e shkretëtirës. As varri s’iu gjet. Sa qe gjallë, Musai u bë vazhduesi më i mirë i vlerave të babait. Një jetë të tërë kaloi mbushur me furtunë politico – sociale shpirti i tij, që qe vëlla me hajmali me prillin e pranverës. Po të kërkosh të vizatosh karakterin e tij, del një personazh që mishëron veçori thelbësore morale e psikike të larta, ku spikat vullneti i fortë, qëndresa e burrëria, këmbëngulja e madhe dhe vendosmëria, mirësia njerëzore dhe respekti për jetën e lirë. Musa Koshena qe njeri i thjeshtë, i mirë, pa vese, me kulturë, me një dituri të pabujshme, të padukshme, por, menjëherë të evidentueshme në komunikim me të. Ai qe një copë shkëmb, vërvitur në shkulmet e dallgëve të tërbuara të Detit të Egër. Unë, para tetë vjetësh, pas një pune kërkimore, krahasuese, studimore, verifikuese e ballafaquese botova monografinë “Një shkëlqim i trishtuar”, kushtuar figurës interesante dhe dinjitoze të Maliq Koshenës. Njerëz të ndryshëm për të të kanë mendime të ndryshme, por për karakterin, burrërinë, gjykimin dhe për respektin popullor që gëzonte, askush nuk mund të flas keq, sado i indoktrinuar errësisht e  vogëlsisht me politikën në thonjëza komuniste. Disa gjallesa, apo më saktë 2- 3 frymorë, që në fakt përmbajnë peshë specifike në komunitet sa 0.75 e  një personi, më kanë akuzuar dhe mua që kam shkruar për një ballist dhe paskesha qenë shitur te “Ballistët” e Dukatit dhe të Lepenicës për nja 30 a 300 aspra, a’smë kujtohet, se sa, ata, si duket, e ditkan më mirë, se unë s’di gjë. Jaderi ku e ulin veten me fëlliqësirat e pavërteta në këtë botë e në atë botë. Dhe për mendimin tim, ka njerëz të keq ose njerëz të mirë. Nuk ka popull të keq. Popujt janë vetëm të mirë. E pra, në Dukat, unë kam dëgjuar këngën, që këndohet dhe  sot e kësaj dite: “Ku këndon pushka dhe pena?!/ Komandant Maliq Koshena!” Populli e këndon, jo unë. Ec, e merruni popullin e Dukatit, po ua mbajti, u them atyre dy kulufëve paemër, që përdorin emrin e një homogjeni të qyqarit në individualitet, se Dukati s’pyet për perandori e qeveri, për sulltanër e shejtanër, po e shkele në kallo; s’ka nge të merret me liliputër Dukati, “gjysm’ e Misirit”, i shpërfill indiferendshëm asnjëgjërat, se vetë koha i harron natyrshëm. Unë shkruaj, interpretoj, mbush fletë të bardha me reflekse drite e burrërie, që burojnë nga gurra e traditës së mirë, e cilësive burrërore të “veqilit të shtëpisë së tij, të mëhallës së tij dhe të fshatit të tij, nga zotësia, besnikëria dhe bujaria e patriotit Maliq Koshena.  Fati më ndihmoi t’i njihja shumë mirë djalin e madh, të paharruarin Musa Koshena. Për atë burrë nga Dukati, kisha dëgjuar fjalë me respekt. Më dukej si një lis tragjik. Rasti e pruri të punoja në Dukat. Njoha njerëz, vende, ngjarje, fakte. Më turbulloheshin fletëzat e historisë e përsëri ravijëzoheshin qartas. Tetor 1997 qe kur trokita në shtëpinë e vjetër por të pastër të bujarit Musa Koshena…Një burrë i gjatë si bredh Paliske, i hollë si shufër dyfeku, hap lehtë si kaproll mali, seroz, i vëmëndshëm, me mend e tolerant, me një shkop në dorë, që e mbante më tepër për hir të zakonit, jo s’e i hynte në punë…Dukej si një copë shkëmb nga  masivi prerë. Me dashamirësi më çeli portën dhe në sofrën e mikpritjes së tij më shtroi kafe, raki, siç e ka tradita labe dhe zemrën e madhe siç e ka fisniku. Miku im i vyer dhe po aq i respektuar, mësuesi i dukat, i paharruari Azis Gjoni, që më shoqëronte në misionin tim historiografik ma lehtësonte dhe ma bënte kollaj realizimin e misionit të thjeshtë atdhetar. E pastë me sheqer dheun ku prehet i qetë, se mjalt e dituri nxorri nga goja sa qe gjallë Aziz Gjoni! Po kështu, miku im, me zemër në dorë e aq i mirësjellshëm, Qani Shakaj, që më fali aq shumë besim. U jam mirënjohës atyre. U them gjithmonë faleminderit edhe Qani Mëhillit, Lirim Nezhës, Sherif Tavës, Zaho Peçulit, Rrahman Gjipalit, Çezar Koshenës, Xhemil Seferit, mendimtarit Gëzim Llojdia, mandelës së Vlorës Petrit Velaj, kushëririt tim Elmas Rodaku, patjetër dhe punëmadhit e zemërgjerit të pabujshëm, Ferjat Mëhilli. Të gjithëve u jam mirënjohës!… I ritheksova vetes detyrën të grumbulloja materialet, gjithshka, kudo, nga çdokush, të shkruaja të vërtetën, ashtu si qe, aq sa qe, pa të tepërta, pa të mangëta, me përgjegjësi. Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, kisha botuar të parën monografi timen “Hysni Lepenica”, e cila u mirëprit pothuaj kudo, nga të majtë e të djathtë, sepse deviza ime ka qënë, është dhe do të jetë: Partia ime – kombi. Politika ime – Shqipëria. E kisha dhe fatmirësisht e kam këtë siguri. Sigurisht dhe në të ardhmen. Dukati më shtroi si meze rakie zemrën me sinqeritet, kështu që u mbusha me frymë të kthjellët atdhetarie dhe nisa të dritëroj me devocion një fletëz tjetër historie. Musa Koshena është patrioti që shkriu jetën,familjen e pasurinë për lirinë. Në Dukat m’i çelën portat e kaltra të shpirtit e të kujtesës sa e sa burra me thinja të mençura, miq të heroit të librit tim, intelektualë, veprimtarë me një barrë mend e dy hejbe dashamirësi. Sa qe gjallë, me xha Musain pata shumë letërkëmbime, shumë takime respektore dhe miqësinë me të e ruaj, sidomos tani, që ai më mungon, si diçka të shenjtë. Kur po punoja për “Shkëlqimin e trishtuar”, xha Musai më thoshte: “Nuk e di kur është vrarë babai? Ku i ka eshtrat? Hirin? Pse e vranë? Pse? Ç’bëri kundër Dukatit? Ç’bëri kundër Atdheut? Pse?”

Në një letër, nisur nga Dukati, më 10. 04. 2002, xha Musai më shkruan, midis të tjerash:

… “Për kujtesë do ta përsërisja: Mos u mundo t’i thurësh areole që nuk meriton, do të ishte shërbim i më i keq që do t’i bëje emrit të tij, dhe mua s’do më vinte mirë. Për ta konkretizuar këtë të fundit, dhe me pak banalitet, ngaqë njihet sot dhe në shkrime, miqësisht të shprehem: Kur e qanin  një të vdekur dy gra labe, u krijua natyrshëm kjo situatë: E para i thurte shumë lëvdata si: “bilbil, jastrit, luan, etj. E dyta, mbasi mbaroi e para, filloi me këto fjalë: “Motra ime, moj Xhane,/ mos e qaj lart e përdhe,/ po qaje ashtu siç qe, shtëpi m…e prag hale…”.O njerëz të mirë! Ky është mesazhi njerëzor, që vjen nga një njeri pa komplekse, i vërtetë, i respektuar e i nderuar në Dukat. Ai u bë model i njeriut që do mirëkuptim e vëllazërim. Asnjëherë s’duhet të grindemi, thoshte ai, jemi pak, duhet të duhemi shumë me njëri – tjetrin. Çfarë do të ndajmë? Çfarë do të marrim me vete? Po s’deshëm ne njëri – tjetrin, s’mund të na dojë kurrë bota. S’i hapet barku shumë jo, na kthen kurrizin e shikon punën e saj, ecën përpara. Gjeografia e humanizmit të atij njeriu të veçantë, tokësor e të çuditshëm, u mësua më së miri sidomos ditën e përcjelljes së tij. Mbushur Thilpati e Dukati me njerëz kokëulur nga dhembja, që iku një njeri i mirë nga jeta. Në 17 vjetët e demokracisë, që xha Musai jetoi, nuk u pa urrejtje në sytë, në fjalën e shpirtin e atij burri. Vetëm buzëqeshje e dashamirësi i lexohej në tërë qenien e tij. Kënaqej, kur shikonte harmoni midis njerëzve. Këto janë vlera, virtyte, cilësi të larta që rrallëkush i gëzon. Foli në atë homazh ing. Mustafa Dedenika, kryetar i Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Dukati, për të paharruarin fjalëmbël, që dinte dhe gjuhë të huaja dhe shkruante vjersha; foli dhe Bujar Deromemaj, për atë lis, që s’u thye e s’u shkul nga erërat, për atë njeri që vendlindjen e tij e donte më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, për Musa Koshenën, që shpirti i këngëzonte në Dukat: “Diva janë burrat, zana janë gratë”. Ka ngelur si thënie për t’u dhënë kurajo njerëzve, tek përballen me vështirësitë, që vërshojnë me turbullirë të murme  e të egër në çdo kohë: “O njeri, shtërngo dhëmbët, mblidh mendjen e të mos ia bësh  o, kur të të vijë dita, vdis si Musa Koshena!” Në Dukat,  emri  Musa Koshena  lexohet dhe kuptohet ndryshe: Mirëkuptim e Vëllazërim. Në këtë kohë të trazuar, (për dreq e për mend të kokës, njëkohësisht), kërkohet ta duam shumë çiltër e vëllazërisht njëri – tjetrin, të jemi të qetë, punëtorë, të pazhurmshëm e veprues të vlerësuar nga ata, që janë shumë më mirë se ne, t’i hapim krahun njëri – tjetrit, kur duhet, e bashkarisht të ecim përpara drejt qytetërimit dinjitoz. Jemi kokërriza rëre në këtë kozmos e duhet të jemi lastarë  të globalizmit, të ndihemi në shoqërinë e informacionit e teknologjive të reja, për ta përmirësuar jetën e jo për ta alabakizuar atë. Gjërat e liga, që kanë ndodhur, mos të na përsëriten më. Boll, se padrejtësisht u qëlluam me pëllëmbë me njëri – tjetrin, – më thoshte i ndjeri xha Musa, sa herë. Ai sot prehet pranë  së shoqes, Sofisë, që i iku 39 vjeçe, pranë vëllait Isuf, pranë dy nipërve  e djalit kërthi, se bomba këputi dy djemtë e Isufit dhe 10 vjeçarin e Musait. Atje ka Minon  me halle e burrëneshë, ka Hyson, ka Pelivanin e Ardianin, si dy filiza që ranë  aq brishtë. Ka Marinelën, ka Valterin, ka Fitoren, që iku si një frymëmarrje e freskët dhe aq. Kaloi halle të rënda e probleme të mëdha. Edhe të vëllezërit.- Kështu flisnin njerëzit, në përcjelljen e tij me zë të vogël. – Po ata i kaluan hallet me gra. Ai u u helmua nga hidhërimet, po goja, fjala dhe shpirti i tij nxorri vetëm mjalt. Prapë ai ka plot, ka tre djem e një vajzë. Ka plot. S’numërohen dot njerëzit e tij sa shumë janë. – Jetë të vështirë, dhe me Zotin, dhe me Robin, – psherëtinin plakat e rënda të Dukatit  atë ditë me diell të plotë tek i jepej lamtumira fisnikut të Thilpatit. – Zoti i mori gruan dhe një djalë. Robi – burgjeve, pa të drejtën më të vogël.

Si lule  fati xha Musait   po i  lë kujtim respektor këtë epitaf:

S’jemi personazhe nga “Iliada” e Homerit,

S’kemi bërë bëma gjeniale, këngë a heroizma.

Vdekja jote më tonditi sa rrathët e Ferrit’

M’u errën sytë të tmerruar, sikur erdhi kataklizma.

U pikëllova, o i bardhi xha Musa, ndoshta më shumë

Se pikëllimi i Akilit nga vdekja e Patroklit,

Lotët që më ranë shikimin ma zunë

Edhe pse këtë njeri të mirë, s’e njohën gjithë të mirët e globit…

Gjeografia e humanizmit të Musa Koshenës e meriton këtë lule mirënjohjeje.

Nga Albert HABAZAJ/ studiues

 

 

WP: Aleanca e transformuar franko-amerikane

$
0
0

IMAGEShkruajnë: Barack Obama e Francois Hollande

Paqja në Siri do të nënkuptojë fundin e diktaturës por edhe terrorizmit, thonë dy presidentët, ai i Shteteve të Bashkuara dhe tjetri i Francës, Barack Obama e Francois Hollande në një editorial të botuar të hënën në gazetën Washington Post. Dy liderët global nënvizojnë se regjimi në Siri duhet t’i përmbush obligimet e dala nga marrëveshja e arritur për dorëzimin e arsenalit kimik, pasi perëndimi po e mban fjalën dhe ka nis largimin e këtij armatimi, për ta shkatërruar më vonë. “Me luftën civile e cila po kërcënon stabilitetin rajonal, përfshirë edhe Libanin, bashkësia ndërkombëtare duhet të shtojë përpjekjet e saj për t’u kujdesur për popullin sirian, të forcojë opozitën e moderuar siriane, dhe të punojë për procesin e samitit të dytë në Gjenevë, drejt një zgjidhjeje politike kalimtare, e cila i çliron popullin sirian nga diktatura dhe terrorizmi”, thuhet në editorialin e përbashkët të dy presidentëve. Presidenti i Francës Francois Hollande niset të hënën për Washington ku do të kaloj tri ditë, ndërsa pritet të bëjë përpjekje për të lehtësuar lidhjen e marrëveshjeve afariste mes kompanive të të dyja vendeve. Në shtetin e tij, Hollande është në fokus të medieve pasi Pallati Elyseeka mbetur pa Zonjën e Parë Valerie Trierweiler, për shkak të aferës së tij të dashurisë, me aktoren Julie Gayet. Lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës janë transformuar në dekadën e fundit, ndërsa presidentët Obama e Hollande në editorialin e tyre kanë shkruar se zyrtarët francez dhe amerikan, përditë këmbejnë informata për të luftuar terrorizmin gjithandej botës. Washingtoni dhe Parisi zyrtar, nuk kanë qenë gjithnjë në sinkron, posaçërisht pas kundërshtimit të Francës për invazionin në Irak, që ngjau një dekadë më parë. Mirëpo, dy presidentët në editorialin e tyre shkruajnë se kjo aleancë, tani është transformuar, dhe shembull marrin bashkëpunimin që dy shtetet e tyre kanë në kontinentin e Afrikës, ku janë të angazhuara në misione të përbashkëta, ndërsa vlerësojnë se kjo aleancë duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera. Kjo meqë, sipas tyre, kërcënimi nga terrorizmi është global, e jo vetëm i përqendruar tek këto dy superfuqi. Andaj marrin si shembull bashkëpunimin e tyre, për të nxitur të tjerët t’iu bashkohen. “Ndoshta askund tjetër, partneriteti jonë nuk shfaqet më mirë sesa në Afrikë. Në Mali, forcat franceze dhe ato të Unionit Afrikan – me mbështetjen logjistike dhe të inteligjencës amerikane– kanë larguar militantët e Al-Kaidas, dhe i kanë mundësuar popullit që të ndjek të ardhmen demokratike. Përgjatë rajonit Sahel, jemi në partneritet me këto vende për të parandaluar Al-Kaidan që të fitoj terren”.”Në Republikën Qendrore Afrikane, ushtarët francez dhe të Unionit Afrikan – të mbështetur nga logjistika dhe shërbimet e inteligjencës amerikane – po punojnë bashkë për të frenuar dhunën dhe të krijojnë hapësirë për dialog, pajtim dhe përparim të shpejt që do të çonte në zgjedhje kalimtare”, shkruajnë Hollande dhe Obama. Përveç luftës kundër terrorizmit, dy presidentët kanë shkruar në Washington Post edhe për bashkëpunimin që Franca dhe Shtetet e Bashkaura kanë në forcimin e raporteve bilaterale ekonomike. Sipas tyre, Franca është një prej eksportuesve kryesor në tregun amerikan, kurse Shtetet e Bashkuara janë konsumatori më i madh i të produkteve franceze jashtë zonës së Bashkimit Evropian, një tregti kjo e cila, sipas tyre “përkrah afro një milion vende të punës në dy vendet tona”. Shkrimi editorial i dy presidentëve është bërë në kohën kur presidenti Hollande pritet të nis vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, ku në tavolinën e bisedimeve do të jetë edhe marrëveshja për pezullimin e pasurimit të uraniumit në Iran, Siria, kriza politike në Ukrainë, dhe këmbimi ekonomik mes dy vendeve.

 Përgatiti: Fatmir Aliu/ REL

TË LARTËSOHEMI DUKE U PËRKULUR PARA GJIGANTËVE TË KOMBIT…

$
0
0

(Në kuadër të 101 vjetorit të lindjes së Prof. Dr. Isuf Luzajt; 21 shkurt 1913 – 21 shkurt 2014)

Sa herë kthehemi pas në vite, sa herë që lexojmë historinë e sa herë kërkojmë rrënjët e historisë sonë kombëtare… ngado që shkojmë me mend, përsëri vijmë e qëndrojmë mbi Kaninë për të prekur shenjtërinë e baltës së saj, ku lindi dhe u rrit mbretëresha, e shoqja e luftëtarit të madh të Evropës, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, është altari i princeshës së Kaninës, Rugjina Balsha, e cila ka mbetur simbol i qëndresës dhe i krenarisë kombëtare, model i pavdekshëm i femrës shqiptare, aty takojmë figura të shquara, burra me emër si princi Gjergj Araniti, një luftëtar i madh që kundërshtoi dhe fitoi ndaj ushtrive të Perandorisë Aziatike, duke u barazçmuar nga Evropa si një Skënderbe i dytë, Andrea Vrana, një fisnik i shekullit XIII, Gjegju Sinan Pasha, sanxhakbej i Vlorës dhe i Kaninës, Hadër Resul Kanina (Murati), Sinan Pashë Vlorës, kryeministrit shqiptar gjatë sundimit të sulltan Bajazitit të dytë në shekullin e XV, i Ferit Pashë Vlorës, kryeministri shqiptar në vitin 1902 – 1908, Ismail Qemali, prijësi i Shqipërisë dhe i krijimit të shtetit të parë shqiptar në 28 nëntor 1912, Abaz Nuri Hamzaraj, i cili themeloi “Shoqërinë e gjuhës shqipe” dhe hapi shkollën shqipe në Kaninë, më 1902, Elmaz Xhaferri, anëtar i “Komisionit përgatitor për shpalljen e Pavarësisë”, Zini Abaz Kanina, një nga katër  firmëtarët e pavarësisë…  kështu, lindja e një personaliteti të jashtëzakonshëm, siç ishte Prof. Dr. Isuf Luzaj, nuk ishte as e rrallë dhe as befasuese, por ishte në vazhdën e burimit të gjakut të pastër shqiptar që më shumë se çdo gjë tjetër në botë deshën lirinë dhe mëvetësinë kombëtare. Isuf Luzaj për nga fuqia intelektuale dhe krijuese i kalon caqet e një njeriu të zakonshëm, kjo bën të kuptojmë se ai ka pasur bekimin e perëndisë e duhet të besojmë fjalëve të së bijës Elisabetës, kur thotë: “Gjyshja ime kishte lindur nëntë fëmijë dhe të nëntë i kishin vdekur. Atëherë gjyshi dërgoi në Mekë para për ta kënduar e që andej i sollën një letër ku i thuhej: “Nusen e ke me barrë dhe e ka djalë. Kur të lindi do ta prisni mbi këtë tabaka e t’i vendosni emrin Isuf…” E pra, vetëm pak muaj mes zjarrit ngazëllues që ndezi Ismail Qemali me shpalljen e Pavarësisë, lindi në Kaninë më 21 shkurt 1913 Isuf Muhamet Luzaj nga një fis i hershëm prej 500 e ca vjet  më parë i ngulur në Kaninë.  “Kur vendi ynë ishte i pushtuar, -  tregon Çoban Fejzo, – Nexhat Pashaj, një shqiptar, që në atë kohë kishte funksione në qeverinë turke, solli nga Turqia një hoxhë, por shqiptar dhe e nguli në këtë lagje. Në atë kohë edhe kalanë e kishin pushtuar turqit dhe qyteza filloi të shpërndahej dhe të ngriheshin lagjet e vjetra të fshatit, hoxha lindi tre djem; Shakon, Llanon dhe Muratin, nga Shakua lindën fiset Fejze, Llano ose Alirajt dhe po nga Shakaj lindën dhe Luzi, që sot i themi Luzaj, kështu lagjja ku ka jetuar familja Luzaj nga Hoxha e ka marrë emrin Hoxhollaj… ‘ Po këtë gjë thotë edhe Kastriot Hoxha në librin “Kanina në gjurmët e qytetërimit” : “Kjo xhami e ndërtuar që në shekullin e XVI, rreth V shekuj më parë është inauguruar ose e ka fillesën nga një hoxhë i ardhur nga Turqia…” Edhe biri i tij, Dalan Luzaj thotë: “S’di sa thellë shkojnë Luzajt, por për një gjë jam i sigurt se, për katër breza, para Isufit (babait) të parët tanë, kanë studiuar në Stamboll për hoxhë dhe janë kthyer e kanë jetuar dhe punuar në Kaninë”

_MG_1029Kur detin rrëmbejmë me vështrim, ndalojmë në Sazan, ku Isufi do të thoshte se ngjan “me një vigan të kërrusur, dënuar nga Dodona të qëndrojë gjysmë brenda – gjysmë sipër detit…”, ngopemi gjer në dehje nga hiret e tij, sikur të kemi pirë verë shekullore, më pas kthejmë krahët detit për të përcjellë bukurinë hyjnore, pushtojmë me sy pllajën e gjelbër me një peizazh po aq magjik që na detyron të ngremë kokën për t’i prekur me vështrim deri majën më të lartë, ku na shfaqet krenare mbi kodrinë një fortesë e hershme, që ne e thërrasim me gojën plot “Kalaja e Kaninës”… por në prekjen e parë vështrimi ynë përqafohet me rrënojat e një shtëpie, ku në 1920 do të prishej nga bombardimet italiane, por ajo edhe sot e kësaj dite, ashtu si kalaja e Kaninës, si një gërmadhë me hir selvie, qëndron për të rrëfyer histori, historinë e birit të saj, Isuf Luzajt. Aty, në atë shtëpi, ku dritaret putheshin çdo mëngjes me valët e detit e çdo mbrëmje reflektonin portokallinë e perëndimit të diellit që linte mbi det, aty, në këtë magji peizazhi, gërshetuar me një kulturë të gjerë familjare, sa fetare, po aq atdhetare, filloi të hidhte hapat e para një gjeni, të mësonte ritet e para të kulturës së fesë islame nga Mulla Muhamet, babai i tij, ku vetë Prof. Dr. Isuf Luzaj do të shkruante: “Fetar gjer në eshtër, i thellë si deti,/ E fike zërin me lutje Profetit;/ Më shtrëngove kokën fort në kraharuar./ Ta dëgjova pëshpëritjen: “Vazhdo mësimin,/ Zbuloje dhe ndiqe gjurmë për gjurmë mendimin,/ Kurseje kohën: nat’ e ditë duke shkruar!”, aty, pra në Kaninën e historisë, mori dhe mësimet e para, ku mësoi të shkruante dhe të lexonte gjuhën e mëmës, atë gjuhë që kurrë nuk e harroi e me atë gjuhë shkroi pafundësisht poezi, prozë, filozofi, histori… hodhi shpirtin në letër, për ta kthyer dritë për brezat që do të vijnë.

Më 1926 ai mbaroi shkollën fillore dhe më 1933 përfundoi Gjimnazin e Shtetit, Dega Normale, Shkodër. Në vitin 1933 e pse ishte një nxënës i shkëlqyer, nuk përfitoi bursë nga shteti, ndaj detyrohet të dalë ilegalisht nga atdheu. U regjistrua në Sorbonë,  ku studioi deri në nëntor 1935 ndërpreu studimet, për arsye financiare, kthehet në Atdhe dhe në vitin 1936 emërohet mësues i gjuhës frëngjishte në Normalen e Elbasanit (Janar – Korrik), ku për pak kohë lë punën se nuk pranoi të puthte dorën e beut të Elbasanit dhe emërohet më pas mësues i gjuhës frëngjishte në Liceun e Korçës, periudhë që punuan bashkë me ish diktatorin Enver Hoxha, ku organizojnë demonstratën e parë, ku Isufi kundërshton policinë duke thënë që studentët nuk kërkojnë komunizmin, por liri dhe demokraci dhe nga 1938 – 1939 si mësues i letërsisë në Institutin Tregtar, Vlorë, punë që e braktisi me ardhjen e Italisë fashiste. Këtu vlen të përmendet fakti, që ai ka qenë mik me Mujo Ulqinakun, i cili ka banuar disa vjet të Ujin e Ftohtë tek shtëpia e tij, ndaj nuk duket i çuditshëm fakti që më 7 prill ai bashkë me çetën e Sevasterit me komandant Rrapo Çelon e patriotë tjerë do të luftonte në Mol kundër zbarkimit fashist, ashtu si dhe Mujo Ulqinaku, më pas ai nuk pranoi që në shkollë të heqë flamurin shqiptar dhe të vendoste atë italian, si dhe nuk pranoi që të bëheshin përshëndetje fashiste.

Lëvizja kombëtare ishte gjithëpërfshirëse, çdo gjë bëhej kombëtarisht dhe e koordinuar, kështu më 28 Nëntor 1939 krijon në Vlorë Shoqërinë “Mbrojtja Kombëtare” me Aristidh Rrucin, Ali Beqirin, Alush Runën , Rrapo Çelon etj, më 1939 – 1940 organizon rininë qytetare dhe studentë të Institutit Tregtar Vlorë, Gjimnazin e Shtetit Tiranë, Gjimnazin e shtetit Shkodër në demonstrata anti – italiane dhe në 1940 formon Partinë Social – Demokrate

“Isuf Luzaj është një figurë emblematike e kulturës dhe e politikës shqiptare. Ai është luftëtar i madh i lirisë, luftëtar i madh i Atdheut, kur u desh të rrëmbejë armën e mori atë, kur u desh të rrëmbejë penën, rrëmbeu dhe penën. Ai i dha kohës, pikërisht atë që donte ajo.

Biografia e Isuf Luzajt, është biografi e vendit të tij, e historisë tonë moderne… Është e mrekullueshme ta thuash, që ai shiti nga pasuria e tij, shiti tokë, shiti ullinj për t’i shndërruar ato në kulturë, për t’i shndërruar ato në investim për vendin, kur ai kishte aq shumë nevojë. Mbaroi në Sorbonne, mori dy doktoratura atje, doktoraturën në filozofi dhe në letërsi. U kthye t’i shërbente vendit, punoi në arsim, në Lice e gjimnaze të ndryshme të vendit…” (Visar Zhiti ; Intervistë për librin “Isuf Luzaj në Biografinë e Kombit”)

Duke lexuar jetën dhe veprën e patriotëve më të shquar të vendit tonë, vihet re se të gjithë kanë provuar burgjet si këtu në vendin tonë, të burgosur nga pushtuesit (për fat të keq, edhe nga shteti ynë) si dhe në burgjet larg Atdheut në Turqi, Serbi, Greqi, Itali dhe me dhembje në shpirt themi: “Kur kemi pasur ndonjëherë qeveri shqiptare?

Vetëm qeveria e Ismail Qemalit dhe e Fan Nolit nuk vranë e nuk burgosën shqiptarë, por për fat të keq, vetë drejtuesit e shtetit patën fat tragjik (Ismail Qemali u  helmua, Fan Noli provoi mërgim të përhershëm si Isuf Luzaj dhe shokët e tij, u burgosën, u vranë, apo detyruan të ikin larg Atdheut.

Me fillimin e shfaqjeve te tij në shtyp dhe aktiviteti i tij për evoluim shoqëror dhe kundër regjimit të fashizmit në Shqipëri, nga viti 1937, deri në vitin 1942, provoi kaluarin në të gjitha ato lloje burgjesh që nga Shqipëria deri në përtej detit në Itali, kështu në 1941 arrestohet bashkë me 12 studentë të tregtares së Vlorës që organizonte Duro Kreshpani dhe burgoset në Durrës prej nga transferohet në burgun e Napolit dhe më vonë në ishullin e Ventotenes dhe në 1942 për arsye shëndetësore, dërgohet në kështjellën Cortona d’Arezzo, ku takohet me Ali Këlcyrën dhe harton Dekalogun e Organizatës “Ballit Kombëtar”, ku ai propozoi të hynte dhe pika e 7: “Organizata e Ballit Kombëtar do të zbulojë vlerat e vërteta, do t’i edukojë njerëzit pa marrë parasysh besimin, krahinën ose partinë politike.”

“Krahas intelektualëve më të mëdhenj të vendit, me Mit’hat Frashërin, Stavro Skëndin, Musine Kokalarin, Safet Butkën, organizoi protesta kundër pushtimit, shkruan poezi, vendi kishte nevojë për poezi dhe ai ia dha dhe poezinë e tij, ku u internua e u burgos për to, shkon në Ventotene i internuar, ku njohu personalitete te mëdhenj të Evropës, të Italisë, institucionalistë të mëdhenj , si Alessandro (Sandro) Pertinin, Spinelin, të cilët mbahen si ideator të Evropës së Bashkuar. Altiero Spinelli, në kujtimet e tij thotë se ka njohur shqiptarë dhe veçon Zai Fundon, i cili ishte shok, mik idealesh i dashurisë për atdhe dhe me Isuf Luzajn. Do të thosha, se po të rrëmojmë më shumë në këtë Evropë të Bashkuar, që po e lakmojmë që është kaq e bukur, ka diçka nga vizioni, nga hiret, nga dëshirat e shqiptarëve atje… (Visar Zhiti; intervistë dhënë për librin “Isuf Luzaj në Biografinë e Kombit”)

22 Maj 1939   “Nata e parë e burgut më qe e tmerrshme, – do kujtonte Isuf Luzaj. -  Kur dëgjova për të parën herë që gardiani më mbylli derën për së jashtmi, kur pashë që më hodhi bukën nga vrima si një qen, kur kuptova që më shikonte nga vrima se çfarë bëja, kur më pruri ujë në një teneqe të vjetër e një kuti të vjetër për nevojat fiziologjike, qe me të vërtetë një poshtërsi kundrejt jetës” dhe më vonë do krijonte: “Po, o Zot i madh/ Zot i adhuruar/ Kur shoh gjurmët nga kam udhëtuar/ Çuditem me shpirtin, si i pati duruar / Gjithë padrejtësitë që erdhën kundra meje/ Asnjë mirënjohje, as mendje, as feje/ Kur u dhashë bukë, më qëlluan me gurë/ I nxora nga deti, më hodhën në lumë/ I përqafova, më ndukën me dhëmbë/ U shërova plagët, më shtytën me këmbë/ U dhashë dashuri, më dhanë hidhërim, Kam qenë i bindur, i dashur, i urtë/ Kam ndezur në ballë fener diturie/ Ngado më shpuri çdo furi stuhie/ Kam edukuar breza rinie/ I sinqertë në paqë, mëshironjës në luftë/ O Zot i madh/ Zot i adhuruar…”

Në qershor, Të vitit 1942 lirohet nga burgu i Kortonës dhe hyri në atdhe, shumë i sëmurë nga vuajtjet dhe në tetor 1942 del ilegal. Komiteti Qendror i Organizatës “Balli Kombëtar” e ngarkon të formojë Komitetin Krahinor të Vlorës me Aristidh Rrucin, Doktor Vasilin, Bego Gjonzenelaj… Isuf Luzaj ka qenë i pari misionar i Organizatës së Ballit Kombëtar në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë dhe 1942 – 1944  me një oratori të pashoqe organizon popullin për luftë në kuadër të Organizatës së Ballit Kombëtar dhe lufton me pushkë herë si ushtar, herë si komandant, herë i vetëm në: Gjorm, Ruzhdije, Sykuq, Hekal, Ballsh, kundra Isa Toskës, operacionin e Mallakastrës, Kuçovë, Qafë Plloçë, Qafë Dardhë, Tepelenë, Sinanaj, Vasjar dhe Selenicë, ku komandon luftën 13 orësh me fitore të plotë, ku u vranë 117 karabinierë italianë, 9 oficerë dhe u zu rob kolonel Rreci. Në 1943 përpiqet kundra një autoblinde italiane në Vajzë, vetëm filli; lufton afër një orë rresh.

“Isuf luzaj nuk është thjesht një emër, është në një farë mënyre, pjesë e një fenomeni politik dhe shoqëror shqiptar që kulmin e arriti gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, sidomos në angazhimin e tij me Ballin Kombëtar duke pasur një periudhë jete interesante përpara dhe po kaq interesante pas, e cila ka qenë dhe pjesa e pa zbuluar e tij. Praktikisht është një prej atyre intelektualëve të diplomuar jashtë, të cilët tentuan të ngenë Shqipërinë e viteve ’30, pra fundviteve ’30, në një shoqëri të emancipuar, një shoqëri të shkolluar dhe ishin ndër pionierët e parë që mendonin dhe besonin, se ecja përpara e një vendi  bëhej përmes krijimit të një elite universitare.

Vetë ishte diplomuar në Francë, ishte prej atyre njerëzve që kishte një vizion, pra ishte një filozof, sigurisht në fillimet e tij në vitet ’30 që po tentonte të përshtaste, ose t’i aplikonte idetë e tij në shoqërinë shqiptare, pikërisht për këtë arsye u angazhua me forcat e Ballit Kombëtar, ku hyri nga angazhimi i tij shoqëror në një angazhim politik, nga ajo që ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë…” (Blendi Fevziu; Intervistë dhën ë për librin “Isuf Luzaj në Biografinë e Kombit”)

Në 1 – 3 gusht 1943 Isuf Luzaj bashkë me 12 delegatë përfaqësues të  Organizatës së Ballit Kombëtar dhe 12 tjerë të Frontit Nacionalclirimtar, morën pjesë në Kongresin e Mukjes dhe mbron tezën e Kosovës dhe të Çamërisë për t’u bashkangjitur Shqipërisë në Shqipërinë Etnike “Konferenca e Mukjes, – do shkruante Isuf Luzaj, në vitin 1943, është ngjarja pa të cilën është vështirë të flitet për historinë e asaj kohe. Ata që morën pjesë në të, me të vërtetë ishin përfaqësues të popullit. Në të merrnin pjesë edhe kosovarët, edhe çamët, edhe komandantët e forcave të armatosura… 12 përfaqësues kishte Balli, e po aq kishte edhe Partia Komuniste… Merrnin pjesë mijëra veta, do kujtonte prof. Dr Isuf Luzaj, -  Në shesh ishin vendosur 24 veta, ndërsa të tjerët rrinin anash. U bisedua tërë ditën çështja e Kosovës dhe më në fund komunistët dërguan kasnecin që merrte urdhra nga Enver Hoxha: u pranua Marrëveshja. Kur u mor vendimi i përbashkët nga përfaqësuesit e Ballit dhe PK, që Kosova të jetë pjesë e Shqipërisë Etnike, jehuan kodrat e fushat nga duartrokitjet e turmës, së cilës nuk i shihej fundi. Gëzim më të madh në jetë nuk kam pasur. Më vonë, siç e dini, nga presioni i komunistëve jugosllavë, komunistët shqiptarë na e kthyen shpinën”.

“Ai ka qenë me Balli Kombëtar, ka qenë përfaqësues në Mukje dhe ka mbajtur atje një kumtesë interesante “Kosova dhe Shqipëria Etnike” dhe Mit’hat Frashëri e ka pëlqyer shumë…. “ (Xhevat Beqaraj; Intervistë për librin “Isuf Luzaj në biografinë e kombit”)

Kur çeta nacionaliste e Kaninës, mori pjesë në luftën e Drashovicës, kundër garnizonit gjerman, në shtator 1943 si dhe në luftën e Gjormit më vonë, pas vrasjes së të riut Hazis Sharra me urdhër nga KQ të PKSH më 7 tetor 1943, doli hapur tradhtia komuniste e shpalli vëllavrasjen, luftën civile në Shqipëri, luftë që do vazhdonte që nga ajo ditë e në vazhdim dhe po të shikojmë biografinë e firmëtarëve të kësaj Marrëveshje që u zhvillua në Mukje, të gjithë janë vrarë, ballistë e komunistë, apo pa parti; burgosur, internuar, apo detyruar të arratisen në mërgim, fat të cilin e pati dhe Isuf Luzaj që më 28 nëntor 1944, bashkë me shoqëruesit Ifraimin, vëllanë e tij të vetëm, Hydaiun kushëririn e tij dhe shoqërues tjerë si Ali Mane Aliu nga Shkoza, Sulejman Tahiri nga Kanina dhe Safet Liko nga Trevllazeri … bile para se të ikte nga Shqipëria ai ka mbajtur një fjalim në Shkodër, ku u dha shpresë se me ndihmën e aleatëve do të ktheheshin për të shpëtuar Shqipërinë… dhe gjithë jetën Kosova dhe Çamëria, gjithë trojet tona etnike shqiptare  mbetën më mendjen dhe zemrën e tij shqetësim i përhershëm.

Kur ishte në spital i thotë së bijës, Elisabetës: “Unë besoj që Kosova do jetë e lirë, por unë nuk do jem gjallë, ndaj kur Kosova të bashkohet me Shqipërinë, eja bijë tek varri e më thuaj…”(Elisabeta Kuci (Luzaj): Intervistë për librin “Isuf  Luzaj në biografinë e kombit”)

Prof. Isuf Luzaj më 1945 iku nga Shqipëria ne Austri e më pas shkoi në Itali. Aty e arrestuan duke dyshuar, siç thotë ai, “se kisha vrarë gjeneral Xaninin, i cili kishte vrarë Qazim Koculin”. U bë gjyqi dhe e dënuan me vdekje. Pastaj u shpall amnistia dhe i falën të gjithë ata që ishin të dënuar me vdekje.

“Nga viti 1945 – 1948,  Isuf Luzaj ka punuar mësues i Latinishtes në seminarin Brescia, Itali, më 1948 emigron në Argjentinë, si përkthyes në Ministrinë e Arsimit: Frengjisht, Italisht, Latinisht, në gjuhën spanjolle, librash arsimorë, etj. Në të njëjtën kohë hartonte lajmet e natës “Radio Evropa”, në gazetën “La Prensa”, dy turne punë, 16 orë ditë e natë. Në vitin 1954 fiton me vota të plota doktoraturë në Filozofi dhe në 1957 fiton po me vota të plota doktoraturë në Letërsi dhe nga viti 1957 – 1965 punon si profesor i Filozofisë “Shekulli XX – të, në Universitetin e Buenos Aires, Argjentinë, më pas, në vitin 1960 emërohet Drejtor i Institutit Frëng për Studimet e Larta subvencionuar nga Shteti Francez dhe në vitin 1961 – 1965 si Këshilltar i Direktoriumit të Ministrisë së Arsimit, Argjentinë: Për hartimin e Programeve Akademike, për Universitetin e Argjentinës.

 

Në vitin 1965 ai merr Medalje nderi në Universitetin e Argjentinës, për kontribut pozitiv në USA dhe në vitin 1965 emigron në SHBA, ku fiton me konkurs: Profesor i Filozofisë Frënge të dhënë në gjuhën Frëngjishte në Universitetin e Shtetit Neë – Hampshire.

Në vitin 1966 jep provimet në Harvard University për njohjen e diplomave frënge dhe argjentinase dhe fiton të tri diplomat, të njohura nga Ministria e Arsimit Federal të Washington DC.(DISI)

 

Gjatë viteve 1967 – 1968 emërohet Titullar Katedre, në Universitetin e New – Hampshire: Filozofi e Përgjithshme. Për arsye shëndetësore të klimës së ftohtë, jep dorëheqjen, në 1968 – 1970 punon si Profesor i Letërsisë Frënge në ST. Joseph College of Indiana dhe në vitin 1970 – 1980 – Profesot Emeritus – Titullar Katedre në Universitetin e Indianës. Programon dhe drejton kurset  e Profesorëve të Filozofisë.

Në vitin 1980 del në Pension, por në vitet 1980 – 1990 – Riemërohet Titullar Katedre të Filozofisë në Universitetin e Illinois. Programon dhe drejton profesorë të Filozofisë.

 

Në vitin 1990 Universiteti i Shtetit të Indianës i jep medalje nderi, për shërbim të jashtëzakonshëm akademik. Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë Governor i Indianës; Ministri i Arsimit dhe Presidenti REGAN.” 1990 – 2000 – 20 dhjetor jep dorëheqjen për arsye moshe dhe shëndetësore. (Marrë nga “Ditari i Përpjekjes” Dorëshkrim, ruhet nga e bija, Elisabeta)

“Amerika dihet që është vendi i të gjitha racave, i të gjitha gjuhëve, i të gjitha feve dhe në Amerikë pati fatin që nga viti 1965 të vejë nga Argjentina dhe arriti të jetë profesor në universitet dhe të japi filozofi dhe arrin që të marrë një dekoratë dhe këtë dekoratë “Profesor i Amerikës” ia dorëzoi vetë Regani dhe këtu është një moment për mua shumë interesant, se Regani duke i vendosur dekoratën i thotë Isufit me shaka, sepse Regan ka qenë një president që kishte një humor të hollë, por përdorte dhe shumë fjalë popullore dhe i thotë Isufit: “Unë kam mësuar kush je dhe kam mësuar prej teje.” Isufi ia ndërpret fjalën, si Isuf që ishte një çikë shpërthyes, i thotë: “I lutem Zotit që këto që mendoj unë të mos jenë të vërteta, sepse e vërteta është që unë kam mësuar nga ju dhe jo ju nga unë.” Regani e pëlqen këtë shprehje lakonike, buzëqesh dhe duartroket Isufin. Kjo si bashkëkombës të Isufit na bën krenarë.

Ai ka një amanet për këtë dekoratë. Ai ka pasur dy dëshira amanet, për mendimin tim; të vijë të varroset në Kaninë, edhe kur pushteti nuk ishte përmbysur dhe në çastet e më vonshme e la këtë amanet dhe e sollën. Kur mori dekoratën, kishte një dëshirë – amanet, që kjo dekoratë të vendosej në muzeun e Tiranës “Mbase në muzeun e Tiranës gjendet një gozhdë, ku mund të varet kjo dekoratë.” Mendimi im, është që ata që merren me panteonin e kulturës sonë kombëtare, mbasi të njohin se kush është Isufi, besoj se do ta plotësojnë këtë amanet, sepse më shumë i bëhet nder kulturës sonë kombëtare, se sa vetë Isufit…” (Xhevat Beqaraj)

Nëse do ta krahasonim letërsinë shqiptare me një orkestër, ku çdo vegël muzikore ka rëndësinë e saj, Isuf luzaj do ishte një nga veglat muzikore që shpesh luajnë vetëm dhe do të fitonte më shumë duartrokitje, sesa kur do luante gjithë orkestra… kur lexon Isufin, humb nga realiteti, nuk e sheh veten mes turmës, por ballë për ballë me autorin, i cili flet me gjuhën e një kulture të gjerë botërore të bluar më nge në mullirin e mendjes së tij prej një shqiptari me kualitet brilant e të duket vetja në oazën më të bukur të dijes njerëzore. Në krijimtarinë e Isufit hyn, por kur del, je tjetër njeri…

“Botimin e parë e ka publikuar në vitin 1938 me vëllimin poetik “Rrëfime”, Dhori Kote, Korcë, Vargje lirike, konfiskohet libri dhe burgoset autori, 94 ditë. Në gjyq, kryegjykatësi, Çoba, shkodran, refuzon akuzën e censurës që vjersha “Neroni”, bën aluzion për mbretin Zog dhe në vitin 1946 botoi “Ideologji e falimentuar si interpretim materialist i Historisë”. Librezë 180 faqe, botuar nga Universiteti Gregorian në Romë.

Më 1954 boton novelën “Lumenjtë Zbresin të Kuq” (Los Rios Rotos), Editoriali Ultraviar: Argjentinë, Spanjë, Peru, Kolombia, Guatemala, , Chile. Novelë politike – shoqërore – filozofike, kundra Marksizmit. Pas tri ditë në shitje, Partia Komuniste argjentinase , bleu të gjithë tirazhin (u shitën afro 1000 copë). Gjenden akoma kopje origjinale te Ultramar…

Përveç këtyre botimeve ai gjate viteve 1954 – 1965 merr pjesë në kongreset anti – komuniste botërore si përfaqësues i 76 shoqërive të komuniteteve të popujve nën perden e hekurt refugjatë në: Argjentinë, Brazil, Peru, Guatemala, Colombia, Uruguay, Bolivia, Mexiko.

Kongreset celebrohen në: Brazil, Buenos – Aires, Aipës, Peru, Guatemala, Colombia, Taluan, Tokio, Filipinas, Neë York, këtu, Kryetari i Bashkisë Laguardia, i dorëzon medaljen: “Eisen Haver For Liberty” si dhe gjatë viteve 1955 – 1990 – Merr pjesë në Kongreset Botërore të Filozofisë në Buenos Aries, Lima, Rio Dezhaneiro, Paris, Bonn, Londër, Romë, Madrid, Athinë, New York, përfundon në Universitetin e Buenos Aries, Indianës, Illinois, ku referatet e tij botoheshin ne shtyp dhe ne broshura.

Në vitet 1954 – 1965 – Bashkëpunon me gazetat: “La Nacion” dhe “La Prens” të Buenos Aires, Peru, Brazil, Colombia, Filozofi, Epistemollogji. Në Estudios Sobre El Comunisho të Chiles. Revista “Veritas”, të Buenos Aires,   në 1965 botohet nga Universiteti i Buenos Airesit libreza e vogël me 135 faqe: “Metodologji për Studimin e Filozofisë”, me përdorim për Shkollat e Mesme “Ballalavrent”, në vitet 1973 – 1990 botohen artikuj mbi Filozofinë e Historisë dhe Marksizmi në teori dhe në praktikë, në Gazetat “Washington Post”, “New York Tribuni”, “Chicago”, “Sun Time”, “El Progreso”

1990 – 23 dhjetor. Shoqëria e Gazetarëve të Amerikës, i jep medalje nderi për ato punime, 94 artikuj përkatës të: Edistemollogjia e Materializmit Historik. Ia dërgon medaljen governori Illmsisit Thompson.” (Marrë nga “Ditari i Përpjekjes”, dorëshkrim, ruhet nga e bija, Elisabeta)

“Unë them vetëm kaq: Njeri më të madh, intelektual kalibri si Isif Luzaj, Shqipëria i ka jashtëzakonisht të rrallë dhe do ta rendisja në grupin e atyre që janë pak më të hershëm po nëse duhet të themi për një vazhdues të Sami Frashrit, apo të dikujt tjetër ishte Isuf luzaj, nuk kishte të dytë, një njeri jashtëzakonisht i madh…” (Idajet Beqiri; intervistë për librin “Isuf Luzaj në Biografinë e Kombit”)

Ka sot me mbi 100 tituj, por ndër ta 32 vëllime në dorëshkrim në shqip mbi: “Historinë e Shqipërisë”, “Origjinën Prehistorike”, “Lufta e Vlorës 1920”, “Probleme Filozofike”, “Paleontologji”, “Ditari Metafizik”, “Poezi Lirike”, “Poemë Heroi – Komik”, “Përpjekja e tonë”, “Poezi Ekzistencialiste”, “Morali Shkollor”, “Psikollogjitë e Popullit Shqiptar, “”Rilindja Shqiptare në Shekullin XXI”, “Falimenti i Marksizmit”, “Sëmundja e politikës ndërkombëtare në këtë shekull (1900 – 1990)”, “Faje dhe Fajtorë”, “Tmerre dhe Viktimë”, “Armët e popujve”.

“Isufi, sipas listës që kam unë, të cilën  ma ka dërguar në 1996, në listë ka 100 tituj. Isufi është i çuditshëm, se asnjë nuk mund të flasë me saktësi për librat e Isufit… Për mendimin tim, Isufi është një korpus i tërë librash, një bibliotekë e tërë me libra dhe Isufi nuk përballohet as me një njeri, as me dy njerëz, as me tre njerëz. Librat e Isufit duhen ndarë me gjini, sepse ai ka për historinë, ai ka për gjuhën, ai ka për gjenezën Iliro – Thrake që të cilën e përmend gjithmonë, por edhe kritikon, se Isufi është i papajtueshëm, Isufi është me të vërtetën, të vërtetën e adhuron, Isufi thotë: “Kur të shkruhet historia të shkruhet me vërtetësi, kundër kujtdo, më këdo, edhe kundër meje, edhe kundër interesit të përgjithshëm po qe e nevojshme, edhe kundër një pjese të Atdheut, duhet thënë e vërteta, vetëm e vërteta, se nëpërmjet së vërtetës, ne do të mësojmë dhe duhet të themi më shumë të ligat e historisë se sa të mirat e saj. Një burrë shteti që udhëheq, duhet t’i njohë vendit të vet më shumë të metat, veset, se sa virtytet, një burrë shteti i vërtetë duhet të njohë më shumë rreziqet që mund të vijnë se sa të kremtet…” Për të vërtetën e thotë kështu: “E para pas Zotit, vjen e vërteta, kush është me të vërtetën, është më afër Zotit.” (Xhevat Beqaraj: Interviste për librin “Isuf Luzaj në biografinë e Kombit”)

Prof. Dr. Isuf Luzaj u ndëshkua nga komunistët megjithëse kontribuoi dhe e deshi Shqipërinë më shumë, por ndryshe nga ata. Edhe në kushte të vështira madje tepër të vështira Prof. Dr. Isuf Luzaj nuk pushoi së luftuari për çështjen kombëtare shqiptare. Ai jo vetëm ka qenë misionari i parë i Ballit Kombëtar, por dhe një ndër themeluesit e Partisë Social – Demokrate shqiptare bashke me Musine Kokalarin, Skënder Muço, Ymer Quku… ai kurrë nuk e quante kundërshtarin politik, si armikun e tij, por armik quante atë që ishte në kundërshtim të interesave kombëtare, ndaj dhe ai ia tha në sy Enver Hoxhës: “Jam i sigurte, ju do ta fitoni këtë lufte… Unë nuk kam frike dhe as turp siç thua ti, shok i mire, por nuk bashkohem me ty. Unë kam turp nga ndërgjegjja ime qe nuk beson ne ideologjinë Marksiste – Leniniste, si zhvillimi me i mire i jetës se popujve”

Dëshmi janë një seri dokumentesh historike e letërkëmbime me personalitete të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare si: Fan Noli, Sharl de Gol, Alcide de Gasperi, Palmiro Toliati, Alessandro Pertini, Stanislav Mikolajçik, gjeneral Anders Vladislav. Pa harruar letërkëmbimin me njerëz të shquar të kulturës e të letrave si Neruda, Borges. Kalvari i shkencëtarit mërgimtar vazhdon. Në Argjentinë, fati e ndihmoi të bëhet mik i afërt me poetin e madh Jorge Luis Borges, bashkëpunëtor i filozofit Sartrit, por e pse kishte qëndrim kritik ndaj doktrinës filozofike të kolegut të tij famëmadh dhe  angazhimit të tij politik e intelektual, Sartri dhe Luzaj kanë vazhduar të kenë raporte të mira kolegjiale e miqësore. Në një fusnotë të librit “Ekzistenca dhe Boshësia”, Luzaj shkruan: ” Gjatë vizitave të Sartrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin të funksionoja si përkthyes i 18 Konferencave të tij  në Universitetet e Indianës, Kolumbia dhe Harvard…

“Neruda i dërgoi një letër Isufit dhe thotë: “I admiruari im, Borges më dërgoi librin tënd bashkë me fjalët më të mira. Ne dhe pse s’pajtohemi në fe dhe në pikëpamje politike, na pajton gjuha e përbashkët, gjuha poetike dhe libri yt është vlerë për shkrimtarët latino – amerikanë.” Neruda dhe Borges janë figura kaq të mëdha, ndaj është një vlerësim goxha i madh. Edhe Noli e vlerësonte. Isufi thotë “Unë e kam takuar tre herë Nolin” Isufi merrte pjesë në shumë kongrese ndërkombëtare filozofike, për luftën kundër komunizmit… dhe Noli i dërgon një letër, ku i drejtohet me fjalët “O lap”, jo “o lab”, por siç shqiptohej fjala këtu. Nga Noli ky ka njohur edhe Faik Konicën, edhe e vlerëson. Fan Noli thotë kështu: “Faiku është i vetmi njeri i kulturës sonë afër gjeniut, jo gjeni, siç është Isufi, sepse ishte dembel, Faiku flinte 12 – 14 orë gjumë…” Ai ka disa vjersha për të qenit Iliro – Thrak, një vjershë pastaj më të bukur nga ana artistike, ku thotë “Përtacia Iliro – Thrake na ka lënë mbrapa…”

Pastaj ai ka pasur lidhje me personalitete të mëdha, me Toliatin komunist, pas Luftës së Dytë Botërore, për njohjen e Shqipërisë në OKB, ka me Degonin, me një mori personalitete botërore. (Xhevat Beqaraj)

Nëse në Kaninë në kohën e sundimit osman ka qenë një njeri i zgjuar që nga turqit u quajt “Velo Mendja”, me bindje themi, që Kanina e ringjalli një bir për të marrë emrin “Isuf Mendja”, jo vetëm nga zgjuarsia e lindur, por me plot kuptimin e fjalës mendje, me një mendje të ndriçuar nga dituria… ai ka qenë truri i lëvizjes nacionaliste jo vetëm për krahinën e Vlorës, por gjithë Kombit. Drita e mendjes së tij u përhap kudo dhe tërhoqi vëmendjen e opinionin shqiptar e deri armiqve më të betuar të kombit tonë Stalinit dhe Titos.

Në vitet 1946 – 1950, Stalini i kërkoi qeverisë italiane, kthimin në atdhe, për t’iu nënshtruar “gjyqit të popullit për krime lufte, kjo jo se Isuf Luzaj ishte vërtet kriminel lufte, por se ishte një politikan idealist, antikomunist dhe patriot, një personalitet i zoti për të orientuar, drejtuar, luftuar për liri e bashkim kombëtar, ndaj ai mbeti “i rrezikshëm” përherë e asnjëherë nuk u dha e drejta të kthehej në atdhe. Isuf Luzaj nuk ishte vetëm i mençur, por me një shpirt sa luftarak, ne të njëjtën kohë po aq të butë e të dhembshur, deri në fëmijëror, se vetëm një njeri me shpirt të tillë, nuk do të hiqte kurrë dorë prej aspiratës së lirisë së kombit të vet…  ai ishte krenarë për origjinën e tij Iliro – Trake dhe kishte besim se një ditë shqiptarët do bashkoheshin dhe do radhiten me popujt e tjerë të Evropës, ai jetoi me mallin dhe brengën e Kombit të vet , ndaj shprehet:

“Sa më shumë vuaja, aq më shumë më forcohej besimi që pata në lirinë e popullit tim, sa më shumë gjendesha i vetmuar, aq më shumë jetoja në mes të racës sime…” dhe “Ashtu, sigurisht, një ditë do të vijë,/ Një djalë shqiptari, prej mëme shqiptare. Ndoshta i panjohur as në fshatin e tij/ Do ujdisë pikëpjekje me histori fatbardhë,/ Në një çast të papritur do bëjë mrekulli,/ Do ta ngrejë në këmbë racën tonë krenare,/ Do ta vërë në radhë në mes të Evropës,/ Shembull e pasqyrë, për popujt e botës,/ Të binden, të besojnë që ka Perëndi…” (Topografi Labçe”)

Biografia e Isuf Luzajt, është biografia e vendit tonë këto 100 vjet, është historia moderne e Shqipërisë, një histori që ka ekzistuar, por e mohuar nga diktatura komuniste, Isuf luzaj është modeli i së ardhmes së kombit tonë përmes dritës së diturisë… se Isuf Luzaj kurrë nuk reshti së renduri drejt së panjohurës, misterit…  pas asaj që ndrit përtej errësirës, por që duhet guxim dhe dritë përtej dritës ti shkosh pranë për ta prekur… Kjo e bën Isuf Luzajn të pavdekshëm në thesarin e kulturës sonë elite kombëtare. “Tani që vepra e tij është pothuaj e pa zbardhur, me përjashtim të amanetit të tij për t’u prehur në Shqipëri që është realizuar, vepra e tij mbetet e pazbardhur. Me sa di unë pjesa më e madhe ndodhet në shtëpinë e tij në SHBA dhe u takon medieve, institucioneve, universiteteve dhe kërkuesve që të hedhin sa më shumë dritë mbi veprën e tij. Pa dyshim, ishte i një plejade njerëzish studiuesish, intelektualësh, të cilëve u thye në gjysmë jeta dhe vepra për arsye të Luftës së Dytë Botërore, që u ndoqën pas një fataliteti që ishte fataliteti i luftës së ftohtë, por ai pati fatin që në fund të vërtetonte vërtetësinë dhe drejtësinë e kauzës së tij.” (Blendi Fevziu) “Ai kishte lënë dorëshkrimet, librat që janë botuar një pjesë, la edhe testament, plus që na e tha edhe me gojë që duhet të varrosem në vendin tim, mundësisht në Kaninë dhe kështu e varrosëm në Kaninë para 13 vjetësh. Natën e parë u di, siç është zakoni, se ne jemi familje hoxhe, në xhami, të nesërmen e sollëm tek Pallati i Kulturës “Labëria” Aty bënë homazhe nja dy orë, pastaj kemi ikur me makina e çuam në Kaninë. Siç më thanë, kur makina e parë arriti në varreza, makina e fundit ishte tek Bishti i Kalldrëmit, kaq shumë njerëz kishte atë ditë… Ky varrim madhështor tregoi se babai kishte lënë gjurmët e tij, ai nuk i përkiste vetëm familjes, ai i përkiste Kombit me ato punë që kishte bërë ai… Mesazhi ynë, është mesazhi i babait që thoshte: “Të lihen mëritë, gjakderdhjet, mosmarrëveshjet dhe të krijohet një shtet me të vërtetë demokratik, se deri sot, as e majta, as e djathta nuk janë në ato shina që kërkon kombi ynë.” Qeveritë duhet të venë në vendin që meritojnë personalitetet shqiptare, këtu nuk kam parasysh vetëm të babait, por ka shumë tjerë që meritojnë të marrin vendin që u takon.” (Muhamet Luzaj (i biri): Intervistë dhënë për librin “Isuf Luzaj në Biografinë e Kombit”) Isuf luzaj na ka lënë amanet Shqipërinë Etnike, por një Shqipëri me mendje të ndriçuar, ndaj dhe shkroi një jetë e na porosit: “Dua që librat e mi, t’i lexojë rinia shqiptare e shekullit XXI” Nëse Prometheu u bëri dhuratë njerëzve zjarrin, Prof. Dr. Isuf Luzaj na bën dhuratë dritën e diturisë për të parë udhën e Bashkimit dhe Përparimit tonë Kombëtar.

Ç’është një zë, që nga Kanina,/ Herë si këngë… herë si vaj…/ Një gurë varr, që nga kodrina,/ Farfurinë si një fanarë…!/ Ngjanë si flakët përmbi male,/ Në çdo mal, kur Skënderbeu/ Do sulmonte… ndizte zjarre,/ Zjarr e flakë mëmëdheu!/ Çdo gur i kalasë trime,/ Iso mbanë… kënga shpërtheu,/ Lart gurë varri ndrin me dridhje,/ Brenda varrit… Prometheu!”

 

Nga ZYBA HYSEN HYSA

 

 

ÇFARË BËHET KËSHTU ME TY, MOJ NËNË SHQIPËRI?

$
0
0

Rasim Bebo, atdhetarËshtë e vёrtetë, se shtangia e trurit, plogështia, shpërndarja dhe bllokimi i potencialeve mendore nga elitat drejtuese komuniste, që e kanë kthyer Shqipërinë në çiflig të tyre, e ka origjinën tek “PRONA ”. Prona e rrëmbyer pronarëve të vërtetë është “Baza” e të gjitha rrjedhojave negative të vendin tonë. Qysh nga sekuestrimet e kulakëve, të burgosurve, të pushkatuarve, të internuarve, në  një lufte klasash të pamëshirshme deri në ditët tona. Prona vijoi t’u mohohet pronarëve të ligjshëm me “Strategjinë në ekonomi” të Ramiz Alisë, sipas së cilës: “Kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm, në një vend socialist të jemi ne dhe njerëzit tanë. Që të jemi të sigurt, se e ardhmja do të jetë e jona, kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tonë. Asnjëherë nuk do t’u japim pronat e tyre. Nëse lind nevoja, do të kemi mbështetjen e aleatëve te jashtëm ideologjik në pushtet… me ta na bashkon kauza  jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve”.  (Gazete “Illyria”, 19-11-2004).

Kështu, pasardhësit e Ramiz Alisë në pushtet, më kryesorët ata të PS dhe PD, u kanë vendosur rrethin e hekurt në kokë shqiptarëve, për të stepur e ngurtësuar trurin dhe në këtë rast nuk është, thjesht një dru i shtrembër në barrë ose në stivën e druve, por është e gjithë stiva. Pra, nuk kemi një individ në udhë të shtrembër, por kemi gjithë strukturën shtetërore, me institucionet dhe Akademinë e Shkencave, që drejtohet nga një kupolë komuniste me Panterën e Zezë Janullatos. Po të ndiejnë pak rrezikun, ata bashkohen me serbin, ashtu si janë bashkuar me grekun. Qeveritë  hipin e zbresin sipas diktatit të guvernator Janullatosit dhe “strategjisë  së Ramiz Alisë”, që është një e tëra. Kështu mendoj unë, Z. Vedat Shehu, është mëse i drejtë citati që sjell Dr. Jahjai:

Dëmin më të madh në ngathtësinë e shumicës së kombeve, e luan klasa e tij politike”. Janë pinjollët e ish-elitës komuniste, ata që udhëheqin Shqipërinë këto 20-vitet e fundit.

Çfarë po bëhet sot në vendin tonë?… Po zhvillohet një diskriminim dhe deshqiptarizim nën mjekrën e Priftit Janullatos . Bie fjala kur shteti ynë nuk  aplikon reciprocitetin me fqinjët tonë ndodh edhe kështu:

Pala greke bllokon 4 orë në doganë drejtoreshën e ISSH-së.

Siç njofton shtypi, policia doganore greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ka bllokuar sot kalimin e drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve  shoqërore Vjollca Braho. Zonja Braho është dhe anëtare e kryesisë së PDIU-së… Ajo thotë: kam 4 orë që nuk më lejojnë të kaloj në krahun tjetër. Ishim 15 veta që prisnim, 14 kaluan dhe iu dha vula për të hyrë në shtetin grek, kurse mua nuk më lejojnë. Ju kërkova arsyet përse nuk me lejojnë, dhe mu përgjigjën se pa urdhër nga Athina nuk më lejojnë të hyj në shtetin grek. “Unë jam me origjinë Çame.” Ka deklaruar zonja Braho në një lidhje telefonike me Neës 24. Më tej ajo sqaron: “Ky nuk është rasti i pare, si anëtare të PDIU-së pengohem të hyj në shtetin Helen vetëm se jam me origjinë Çame.” Vetëm pas ndërhyrjes së konsullit shqiptar Riza Poda, zonja Braho është lejuar të kalojë në territorin grek.  (GRID, AL Lajme, 28- 11- 2013).                                                                                                       Betonizimi i pushtetit pushton kalane e Krujes                                                      Betonimi vazhdon të pushtojë edhe kalatë dhe objekte të tjera më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore  e historike, duke mos ndaluar madje as para portave të kalasë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut  në Krujë, ku historia na mëson se janë ndaluar taborët e ushtrisë pushtuese osmane të dy Sulltanëve më të tmerrshëm të Perandorisë Otomane. Në gusht të këtij viti në hyrje të portës së kalasë ka nisur të ngrihet një ndërtesë e madhe prej betoni. Ndërtuesit, për t’ia bërë të qartë qytetarëve të Krujës, në hyrje të punimeve, kanë vendosur një tabelë ku tregojnë se Bashkia e këtij qyteti është ajo që ka dhënë leje për ngritjen e një ndërtese, e cila do të shërbejë për duqane dhe apartamente banimi, edhe pse  për kalanë dhe muzeun e Krujës është përgjegjës Ministria e Turizmit, kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. ( Sheradin Berisha, publikuar  9-12-2012).

Shëmbet natën Muzeu Etnografik, godina e mbrojtur nga shteti si monument kulture në Vlorë.                        Rrezohet një pjesë e ndërtesës së shpallur monument kulture, brenda së cilës ndodhet edhe Muzeu Etnografik i Vlorës. Pak net më parë  dy katet e godinës ranë, duke rrezikuar edhe jetën  e banorëve të saj. Veç muzeut, në ndërtesën monument kulture, jetonin  për dekada disa familje vlonjate. Ata kanë ndier tronditje gjatë natës dhe pasi kanë vënë re edhe krisjet e mureve, kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpitë e tyre. Muri i shembur ka arritur deri te pjesa ndarëse e Muzeut Etnografik. (Vlorë 13 maj 2013 marre nga internet).

Në çdo 17 shkurt, qarqe të caktuara dhe segmente të politikës greke, përkujtojnë vitin 1914, kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë, si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por autonomia u anulua nga konferenca e ambasadorëve në vitin 1921. (athinen sthash. 475 Jt3 cx. dpuf).

Për thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë i bëjnë apel Venizelosit: Të kërkojë falje. Menjëherë pas ngjarjes së shënuar në Himarë dhe thirrjeve antishqiptare, ka reaguar forumi “Djemtë e Gjirokastrës” të cilët të mbështetur edhe nga banorë të Hormovës në Tepelenë, kanë qenë të pranishëm në vendin ku në vitin 1914 u ekzekutuan 214 burra nga ky fshat. Në mënyrë simbolike ata kanë përzënë një tufë me dele, të cilat mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit. Ata kanë ndërruar pllakatin ekzistues në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë, me një pllakat të ri, ku përcaktohej qartë, sipas tyre, autori që shkruan për masakrën. Sheh Hysni Hormova, tha se ky korrigjim si dhe përgatitjet për të përkujtuar 100 vjetorin e kësaj masakre, nuk bëhen në emër të urrejtjes por të memories historike, pa të cilën vdesin edhe vetë kombet. Albi Koçi, në emër të Forumit të “Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës”, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Venizellos, të kërkojnë ndjesë publike dhe të distancohet zyrtarisht prej qarqeve që nxisin urrejtje mes popujve.

Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnjë koment për pjesëmarrjen e deputetëve grekë në festimet e 100 vjetorit të fantazmës së Vorio Epirit. Duket se politika shqiptare është indiferente, ose servile ndaj Athinës, që deklaron se nuk ekziston çështja e Voriepirit, ndërkohë që “dielli me shoshë” nuk mund të fshihet.

Skënderbeu me bisht”…

Pronari i tokës ku u gjet statuja thotë: E hodhën nga një kamion Tirane. Bëhet publike edhe fotoja sajuese e dyshimtë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila u gjet mbrëmjen e djeshme (19-2-2014) në anë të rrugës automobilistike, në zonën e njohur si Qafë-Kashar në Tiranë. Fotoja e statujës tre metërshe është publikuar, në mjetet sociale, nga arkitekti, Artan Shkreli me diçiturën “Shaka, surrealizëm, apo përdhosje?”… Kjo, pasi në foto, Heroi ynë Kombëtar, është me bisht. Vetë Shkreli në një prononcim për “GSH”, tha se, statuja e Heroit me shpatë e përkrenare ishte e përçudnuar, pjesët intime të tij ishin të deformuara dhe në fund të kurrizit mbante një bisht.

Si pas tij, shtatorja ishte gjysmë cjap e gjysmë njeri, madje kishte edhe bisht, Shkreli shtoi se, organet gjenitale të skulpturës ishin shumë të mëdha. Tek këmbët e shtatores shkruhej  “Skënderbeg”.

Gazetari Spartak Kola, raportoi mbrëmë nga vendngjarja, se statuja i përket figurës së  Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Por mbrëmë policia nuk ka lejuar mediat të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërkohë e ka zhvendosur statujën nga rruga.

Në më pak se 24 orë, nga gjetja e statujës, policia ka identifikuar pronarin e tokës ku u gjet objekti. Ruhi Valisi është shtetasi,  në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar, e Heroit Kombëtar, Skënderbeg. Valisi aktualisht akuzohet për përdhosje të figurës së Heroit Kombëtar.  Ndërkaq hetimet e policisë  janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar  statujën e Skënderbeut me bisht. I pyetur nga policia, pronari i tokës Ruhi Valisi, ku u gjet statuja e Skënderbeut, sqaron se statuja u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo e pashë bustin e deformuar, njoftova policinë. Ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar”. Valisi thekson  se ka informuar në kohë policinë dhe për këtë duhet të falënderohet dhe jo të shoqërohet dhe të akuzohet”  (Ballkan ëeb 19 shkurt 2014).

Të mendosh, e jo të bësh diçka të tillë kundër një heroi Botëror, është një akt tepër i rëndë. Skënderbeu është i vetmi hero, mendoj, që ka më shumë buste në Botë, si askush tjetër, që vetëm ta shikosh, të mallëngjen, kurse armikun thjeshtë e tmerron. Faleminderit, i falem GJERGJIT të Pavdekshëm.

Janullatosi, si përfaqësues i boshtit serbo-ruso-grek drejton diskriminimin  e kombit shqiptar dhe ne heshtim. Deri kur kështu vallë?…

Barbarët  “Nekropolitika është një karakteristikë  e njohur e së majtës historike shqiptare dhe hera herës shfaqet në formën më barbare të saj. Kështu pak dite pas instalimit të pushtetit të së majtës,  persona ende të paidentifikuar publikisht, kanë dhunuar dhe shkatërruar varret e të vrarëve nga komunistët  në Mallakastër.  Varrezat e nacionalistëve të pushkatuar, u ndërtuan pas rënies së komunizmit, si varreza të viktimave të diktaturës dhe në to prehen një pjesë e pushkatuarve me dhe pa gjyq nga komunistët. Janë vetëm ata që u bë e mundur t’u gjendeshin eshtrat, pasi një pjesë e madhe e tyre ende nuk dihet ku i kanë.Të rënët në këto varreza janë, figura të njohura patriotësh, një pjesë e firmëtarëve kontribues të shpalljes së pavarësisë më 1912, luftës së Vlorës më 1920, të Kongresit të Lushnjës, e në të tjera ngjarje me rëndësi të historisë tonë kombëtare. Por midis tyre ka edhe 15 fëmijë, që janë vrarë, se i kishin prindërit kundërtshtarë politik të komunizmit. Varret e tyre dëshmojnë terrorin e egër që mbizotëroi në këtë vend për 50 vjet me radhë. Shkatërrime të varreve të viktimave të terrorit komunist… ka me qindra raste, po përmendim, hedhjen në erë të varrit Nënës Mbretëreshë në Tiranë në vitin 1945. Shkatërrimi i varrit dhe hedhja në lumin Osum të patriotit firmëtarit të pavarësisë,  Iljaz Bej Vrionit në vitin 1946 në Berat. Shkatërrimin  e varrit dhe hedhjen e eshtrave në lumë të Patër Gjergj Fishtës në Shkodër. Në momentin e parë (Pas 23 qershorit 2013 shen. im) që u ndjenë në pushtet  “Barbarët” u rikthyen në origjinë dhe gjëja e parë që bënë, ishte dhunimi dhe shkatërrimi i varreve të kundërshtarëve politik, historik. Urrejtja ndaj tyre, nuk duket se është shuar  edhe pse i vranë, i burgosën e persekutuan për 50 vjet ata dhe familjet e tyre. Në fakt, dhunimi i varreve apo kufomave, nuk ka qenë një zakon shqiptari”.  (Nebil Çika, ILLYRIA 3 tetor 2013, f. 13).

        Kisha Ortodokse, në Tiranë predikon greqisht, kurse te arbëreshët shqip.       

       Tiranë - Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Gerasimos Janullatos, po e greqizon kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Kjo duket tek fotoja e automjetit të kishës ortodokse shqiptare, e cila mban mbishkrimin në gjuhën greke, si gjuhë të parë zyrtare, dhe të dytë gjuhën shqipe. Por edhe në gjuhën shqipe, fjala shqipe “ORTODOKSE”  është greqizuar në “ORTHODHOKSE”:
Siç  shihet, kisha jonë e themeluar nga Fan Noli tashmë është gjunjëzuar në Shqipëri, kjo falë  tolerancës së politikanëve shqiptar sahanlëpirës. Në gazetën “Bota sot” është botuar një shkrim, ku denoncohet mbajtja e meshës në Tiranë në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe, ku ndër të tjera thuhet: “Sot në zemër të Tiranës, në ditën e Krishtlindjeve, kryepeshkopi grek Jonullatos, mbajti meshën në gjuhën greke, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë mes tyre dhe kryeministri Rama. Të gjitha mediat e anashkaluan përdorimin e një gjuhë tjetër gjatë meshës, gjithashtu sot, ortodoksët shqiptarë treguan dhe një herë se parapëlqejnë nënshtrimin dhe heshtjen, kur Jonullatos mban meshën në gjuhën greke në zemër të Tiranës!”.(Shqiptaria. Com  26-12-213).

           Anastas Janullatosi valëvit flamurin e Vorio-Epirit                                                               Tiranë, 29 nëntor – Zbardhen fakte që komprometojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare në territorin tonë, me qëllim aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Historiani Arben Llalla, dëshmon me fotografi praninë e Anastas Janullatosit në aktivitete antishqiptare, ku është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, ndërsa janë bërë plane për Vorio-Epirin. Sot do të sjellim fotografitë, ku shihen qartë ngritja e flamurit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Autonomisë së Vorio-Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasios. Besoj se hirësia e tij Anastasios, nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare, që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë. Më 15 gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan, gjatë festës fetare, dhjetëra të rinj kishin veshur bluza me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 duke shpallur shkëputjen e Jugut të Shqipërisë dhe duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina”, shkruan Arben Llalla.
Toleranca e shtetit shqiptar, ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek, të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë, grekët do na ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për t’u kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Siç duket, afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 1914 – 2014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grekë, që nuk duan fqinjësinë mirë të dy vendeve, por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorin e Shqipërisë.

Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që t’i shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të Jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike, nuk janë ndjenjat, anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.
Në një kohë, kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, artikulonte mesazhe për fqinjësinë e mirë në Tiranë, kisha greke organizonte aktivitete për fantazmën e Vorio-Epirit. Më tre nëntor, kisha greke ka organizuar në Lamia, një aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të Greqisë, siç bënë me trojet shqiptare deri në Prevezë, pas konferencës famëkeqe të Londrës në vitin 1913. Duke se të gjitha deklaratat dhe përpjekjet e Athinës, për fqinjësi të mirë, janë thjeshtë një maskë, pas të cilit fshihen qëllimet e artikuluara qartë nga neonazistët e “Agimit të Artë”. Aktiviteti është fotografuar dhe në foto duket qartë të rinj grekë, që tundin simbolet greke dhe bëjnë plane për Vorio Epirin. Ky aktivitet është organizuar nga kisha greke, e cila shpeshherë ka ndërhyrë në punët politike.

Për gjithçka ka ndodhur kur në Shqipëri, kishte zbarkuar presidenti grek, për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për probleme të kaluara, por edhe për probleme të reja, të krijuara kryesisht nga shteti grek. Ndërkaq, aktivitete të tilla për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, janë bërë të zakonshme në Greqi. Aktivitete të tilla janë zhvilluar edhe në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë krerët e minoritetit grek si dhe përfaqësues të lartë të shovinizmit grek. Për përmendoret e ushtarëve grekë, historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, ka reaguar edhe për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.
Por përmendore të tilla ka në çdo fshat, ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013, sheshi qendror i fshati Sopik në Gjirokastër, u pagëzua me emrin e Mihal Zerva”. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e Jugut të Shqipërisë .

Disa mendime për Janullatosin nga trutharët, tradhëtarë:

Këto dite u kristalizua një solidaritet i të gjithë diasporës shqiptare rreth VATRES në SHBA, në një protestë kundër dekorimit të grekut Janollatos,  që është një tumor në trupin e kombit tone dhe përgatitet  gati operacion për ta hequr. Në prag te 100 vjetorit te masakrave greke në vendin tonë të viteve 1912, 1913, 1914, gjatë të cilëve dogji mbi 300 shtëpi , vrau dhe theri e përdhunoi mijëra vetë, kurse ne pragun e Protokollit të Korfuzit te vdekur, ka lëshuar disa tradhëtarë shqiptarë, si K.Kapinova, P.Tedeshini, A.Bergamo etj, që vjellin vrer kundër shqiptareve dhe përçarjes fetare, duke ngritur akuza të një leksiku shumë të ulët. Ata thonë: Nuk ka punë njeri me Kryepeshkopin tonë veç nesh orthodhokësve. Mos guxoni më të shani Kryepeshkopin tonë të dashur. Ai është dërguar në Shqipëri nga vetë Jezu Krishti. Në fakt shoh se ata që kërkojnë heqjen e tij, kanë dialekt të theksuar gegë, bile kosovar, aq sa me zor i marr vesh se ç’thonë. Po ju them edhe diçka. Mos provokoni me durimin tonë sepse edhe ai ka fund. Edhe diçka, Orthodhoksët nuk vrasin për fenë e tyre por vdesin për fe. Duhet ta kenë të qarte njëherë e mirë ata që e shajnë dhe na kërcënojnë këtu. Do ta hiqni Kryepeshkopin kur të kaloni mbi kufomat tona. Ne do ta mbrojmë më jetën tonë Shënjtin tonë të Madh.

Zonja Keze Kozeta Zylo 9-2-2014, “Tribuna Shqiptare” shprehet: Më duhet t’ju kujtoj këtyre zotërinjve në lidhje me besimet fetare të shqiptarëve thënien e Nolit se: “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhëtari”.” …Kjo lloj propagande çon ujë vetëm në mullirin grek, dhe aspak nuk i përket botës demokratike, ku po jetojmë dhe punojmë plot dinjitet. Ndërsa të betuarit e Janullatosit ngrihen dhe e mbrojnë atë me jetën e tyre në tokën tonë, mendoni se çfarë mund të ndodhë me grekërit po të ishte një shqiptar jashtë ligjit në krye të tyre në Greqi? (ku kjo s’mund të ndodhë kurrë)

Tiranë, 31 dhjetor , Kryepeshkopi Anastas: “Nuk trembem nga kërcënimet”. Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,  ka thënë në një intervistë për “Ethniko Kirika”, një gazetë e diasporës greke në SHBA, shprehet se nuk ka frikë nga kërcënimet që vijnë nga disa grupe ekstremiste në Shqipëri.
“Nuk më çudisin sulmet, që vijnë nga një grup i vogël, një formacion i ri politik me program nacionalist, që çdo gjë e sheh nga perspektiva e tij dhe nuk pasqyrojnë opinionin e përgjithshëm në Shqipëri”, shprehet Anastas, transmeton në BE.
Sipas tij, sulmet filluan sapo Kisha Ortodokse kundërshtoi rezultatet e Censusit. “Censusi ishte një surprizë për të gjithë dhe jo vetëm për ortodoksët. Ne analizuam këto të dhëna dhe provuam se ky regjistrim nuk jep informacion të saktë në lidhje me fenë në Shqipëri. Pasi lëshuam  këtë deklaratë, morëm kërcënimet nga Aleanca Kuqezi. Natyrisht disa njerëzve nuk iu pëlqen zëri i së vërtetës, sepse ata dëshirojnë të krijojnë konfuzion të tillë”, shprehet kryepeshkopi i Shqipërisë. Ai theksoi se “ka edhe të tjerë pas Aleancës Kuqezi që kujdesen për këtë situatë”. Pyetjes, nëse ka ndonjë reagim të Qeverisë së Shqipërisë për deklaratën e Kishës Ortodokse mbi regjistrimin, Anastas iu përgjigj: “Jo në këtë kohë” dhe shtoi: “Kam përshtypjen, megjithatë, se ngadalë do të kuptojnë se kjo deklaratë është shumë serioze, është një analizë e së vërtetës dhe unë mendoj se do ta marrin seriozisht, ata dhe të tjerët që janë të interesuar.  Censusi  ishte jo vetëm një manipulim dhe një mashtrim, por u organizua në mënyrë të tillë që të dilte ky rezultat. E themi qartë se për ne është krejtësisht i pavlefshëm. Kjo metodë jo shkencore e ndjekur në inventar, ka krijuar një shqetësim të përgjithshëm”, shtoi kleriku i lartë.
Faktin e evidentuar nga gazetari, që pas 20 viteve punë dhe rindërtimit rrënjësor të Kishës, merr kërcënime, Anastas e komentoi duke thënë se “Kjo është shumë e thjeshtë. Jo shumë janë të kënaqur me rritjen e madhe dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, shumë prej tyre nuk do të donin që të ishte kështu dhe përpiqen të thonë se nuk është kështu, por e vërteta nuk mund të fshihet”. Lidhur me kërcënimet dhe kërkesat për t’u larguar nga Shqipëria, Anastas tha se nuk ka aspak frikë dhe u shpreh se “shpesh njerëzit bëjnë “të fortin”, kur nuk mund të bëjnë diçka kuptimplotë”. I pyetur nëse kërkoi të takojë kryeministri ne Shqipërisë, Anastas u përgjigj “jo, unë nuk mendoj se ne duhet të shkojmë në këtë linjë. Çfarë themi, e themi në publik, e themi në gjuhën shqipe, e përkthejmë në gjuhën angleze dhe do t’ua dërgojmë gjithë organizatave”.
Anastasi, kujtoi ditën e Krishtlindjes, kur ai u vizitua nga krerët më të lartë të shtetit. “Për të parë paradoksin që ekziston këtu, po ju them se disa ditë më parë në Krishtlindje na vizitoi Kryeministri shqiptar, i cili vlerësoi kontributin e kryepeshkopit të Shqipërisë në përgjithësi, na vizitoi kryetarja e Parlamentit gjithë solemnitet. Patëm një darkë me Presidentin e Republikës dhe gjithë drejtuesit fetarë në vend, sikur gjërat po rrjedhin normalisht, sikur nuk ekziston as regjistrimi dhe as zëri i nacionalizmit ekstrem në vend”.
Po çfarë do të ndodhë në Kishën Ortodokse shqiptare “pas Kryepeshkopit Anastas”?. Kryepeshkopi tha se “ne do të vazhdojmë rrugën e Kishës me të gjitha kapacitet e që ajo ka. Aktualisht janë peshkopët shtetas shqiptarë që studiojnë në Akademinë Teologjike, që kryejnë studimet e tyre në Greqi dhe unë këmbëngul që të marrin dhe Master, dhe janë një grup shumë i rëndësishëm”.                                                                           Kodrasadikit,  02.01.2013  ora 21:31  Ky pseudo prift duhet larguar sa ma parë që është e mundur, sepse ky ka për qellim shkombëtarizimin e popullit shqiptar. Si ky, si shteti grek nuk pranojnë se në Greqi shqiptaret dhe arvanitasit s’kanë asnjë të drejtë, qoftë kombëtare, qoftë fetare. Ky shtet është shteti ma radikal, ku te drejtat e pakicave, posaçërisht të shqiptarëve shkelen tmerrësisht, paramendoni si emigrantëve ju ndërrohet emri, kur ata shkojnë për punë shtetin grekë, kjo nuk ndodh askund në botë, ose s’kam njohuri , por nga kjo del se grekët janë shkelësit ma të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Europën e sotshme moderne.

Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve, që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. KOHA net 29-11-2013 – 11:37).

 

Rasim Bebo  Addison  Çikago shkurt  2014

Fatet Shqipëri – Itali dhe lufta e Vlorës

$
0
0

Albert Habazaj= Lufta e Vlorës=IMG_0430Luftës së Njëzetës, i janë kushtuar studime serioze nga folkloristë e historianë, si A. Buda, K. Frashëri, M. Çami, M. Verli, Z. Sako, Q. Haxhihasani, A. Xhagolli, M. Dibra etj. Epika historike përbën një nga ciklet më të plotë, “më të bukurit, shumë i larmishëm, me një intensitet të madh ngjarjesh, tablosh, figurash, që sjellin informacione aq të gjera saqë në një farë mënyre të duket sikur të vjen para syve”   kronika reale e kësaj ngjarje të rëndësishme.

1. Faktorë historikë dhe kulturorë pro europianë

Epoka e Skënderbeut u bë barrikadë e pushtimeve osmane drejt Europës. “Më 1614, u mblodh kuvendi i Kuçit, me përfaqësues të shumtë nga Shqipëria dhe nga vendet fqinje”  , ku u përpunua një projekt, me qëllim që të bashkërendonin luftën e popujve të Ballkanit me koalicionin e shteteve europiane për zhvillimin e luftës kundër Osmanëve.  Mërgimet drejt Italisë. S. Frashëri thotë, se në Itali  jetojnë më tepër se 200. 000 shqiptarë – arbëreshë. 21). Në kohët e sotme, në Itali kanë emigruar mbi 500. 000 shqiptarë. Kleriku italian i Urdhërit të Jezuitëve At Zef  Valentini  (Joseph) (1900-1975) ka thënë:”Shqipëria është perëndimore”.  Ja seç thotë kënga epike:“Moj Vlor’ e bukur në gropë,/ Moj Vlor – o/ Skel’ e parë në Evropë!”, apo: “Obobo, seç qënkej Kota,/ Më e bukur nga Evropa!”, ose: “Evropa shkruajn’ e thonë…”. E shpreh qartë dëshirën populli. Ai kërkon të radhitet në Europë, të intergrohet në familjen europiane.

2. Raporti histori – folklor në rrafshin e marrëdhënieve Itali – Shqipëri

Lufta e Parë Botërore (1914 – 1918), e shndërroi Shqipërinë në shesh lufte. “Greqia pushtoi Korçën dhe Gjirokastrën; Italia zuri Vlorën; Serbia pushtoi Shqipërinë e Mesme, ndërsa Mali i Zi Shqipërinë e Veriut”  .

Epika historike na i sjell këto kohë në këtë trajtë: “Ra një yll në mes të detit, / Isharet për Shqipërinë:/ Të tërë kralet u ngrinë,/ Veç Frëngu me Italinë./ Na u ngul’ e s’na u shkinë!/ Italija shi’ ç’na thotë:/ “Do ta mbajte Shqipërinë” dhe, për pasojë, “Ki Adriatiku ndjerë,/ Pse s’bën valë këtë herë,/ Valë,  dallgë dhe fortunë?” Pas mbarimit të Luftës I Botërore, imperialistët italianë, synonin ta mbanin përgjithmonë Shqipërinë, por populli ynë ua përmbysi planet me luftën e tij heroike të 1920 – ës. Lufta e Vlorës nisi pas fitoreve të mëdha politike të arritura brenda vendit me Kongresin e Lushnjës dhe pasi kishin dështuar të gjitha përpjekjet e palës shqiptare për ta zgjidhur çëshjen e Vlorës me marrëveshje politike. Vendimi për fillimin e luftës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës, të Tepelenës e Himarës, të mbledhur në kuvendin e Barçallasë më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës komitetin ”Mbrojtja Kombëtare” me kryetar Osman Haxhiun. Organizimi në rrafsh kombëtar u bë nga komitetet e ”Mbrojtjes Kombëtare” të krahinave të ndryshme të vendit, si dhe nga qeveria e Sulejman Delvinës. Lufta e armatosur e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe mbaroi më 2 gusht me nënshkrimin e Protokollit, që i dha fund pushtimit.  Përballë ushtrisë italiane, prej afër 20 mijë veta” , (ndërsa garnizoni italian i Vlorës përbëhej nga 7000 – 7500 forca këmbësorie, të pajisura me mjete të blinduara, të mbështetura nga aeroplanë e anije të marinës luftarake), u vunë forcat shqiptare vullnetare, që arrinin në rreth 4 mijë veta. Më 3 shtator forcat shqiptare hynë triumfalisht në qytetin e Vlorës. Në këtë fitore ndikuan edhe faktorët e jashtëm. Lëvizja revolucionare në Itali ishte kundër luftës në Vlorë. U ndezën sheshet e Romës nga thirrjet: “Jashtë duart nga Shqipëria!…Jashtë Vlorës”  Edhe ushtarët italianë kërkonin ”të kthehemi në shtëpinë tonë, t’ua lemë Shqipërinë shqiptarëve”  . Shtypi italian i kohës shkruante: “As Italia, as ndonjë vend tjetër i huaj nuk mund të pretendojë të drejtën e ngulitjes në atë tokë me të vërtetë martire”.  Në Vlorë, edhe sot e kësaj dite, kujtohet me respekt një nënoficer italian, Giovanni Valenza, që u hodh në anën e kryengritësve shqiptarë. Epika historike pohon se të dyja palët janë të pabarabarta në dy aspekte: për nga armatimet, italianët janë shumë superiorë. Kënga e Thanas Benit e sintetizon këtë fakt me vargjet: “Evropa shkruan e thonë,/ Ç’janë këto që dëgjojmë?/ Shqipëtarët po luftojnë,/ Me një mbret dyzet mijonë…”  Dhe më tej: “Po me se lëftojnë vallë?/ Me sëpata, me hanxharë,/ Dufekët lidhur me gjalmë,/ Fyshekët në xhep i mbajnë,”. Ndërsa, për nga morali, përparësia është e shqiptarëve. Epika historike përdor satirën për gjendjen pa rrugëdalje, në të cilën ndodhen trupat pushtues: “Italianët: – Mama mia!”/ E mbajtën vrapin në det” dhe “Shqipëria male, gropa,/ Italin’ e bëri copa”. Në botimin e vitit 1956, “Këngë popullore historike”, janë 43 këngë mbi Luftën e Vlorës. Më vitin 1970, Instituti i Folklorit botoi 108 këngë popullore për Luftën çlirimtare të Vlorës, “me të cilat pasqyrohet fryma atdhetare e shqiptarëve, vendosmëria e tyre për të çliruar Atdheun. Këngët historike u këndojnë luftëtarëve popullorë: Selam Musai, Kanan Maze, Sali Murati, Zigur Lelo, Sado Koshena, Toto Hosi dhe dhjetëra trima të tjerë të shquar në këtë luftë”.

Nga MSC Albert HABAZAJ*/ studiues


Interneti, zhvillim dhe rrezik

$
0
0

interneti160711_thmb1Së fundi po shohim një trajtim të shpeshtë të temës së internetit në median e shkruar dhe atë vizive. Kjo është një çështje që duhet shqyrtuar rrenjësisht duke nxjerrë në pah të mirat por mbi të gjitha, efektet negative si dhe këtë rrjedhë lumi e cila po merr para fëmijët, adoleshentët, të mëdhenjte dhe të moshuarit (edhe pse këta të fundit janë më pak të prekur nga ky fenomen), ndëkohëqë nuk po arrihet të kuptohet se ku do të jetë derdhja e këtij lumi. Po përballemi së fundi me një fenomen i cili u bë pjesë e jona pa e ditur dhe në një kohë rekord u bë i pashmangshëm në çdo drejtim. Gradualisht interneti i ka dhënë një rrjedhë tjetër monotonisë sonë dhe po na shkëput pak nga pak nga realiteti, por edhe mundëson t’i shmangemi shumë gjërave dhe situatave të padëshiruara. Me të vërtetë që interneti na hap një horizont të ri për çdo gjë që ne kemi dëshire të mësojmë, qofshin ato njohuri specifike ose të përgjithshme. Interneti na jep mundësi për të siguruar mbarëvajtjen e biznesit tonë. Na lejon të krijojmë një personalitet tonin përmes një adrese në Google, ne Facebook, në Twitter, YouTube, Skype etj, qoftë kjo edhe një adresë e rremë që ne të bëhemi përdorues por pa na njohur njeri. Po ashtu interneti na jep mundësi të informohemi per të rejat më të fundit rreth aktualitetit, ekonomisë, botës, sportit, politikës, teknologjisë, kulturës, hapsirës etj. Na mundëson të bëhemi pjesë e organizatave të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare. Na mundëson të ndërmarrim nisma në ndihme të shoqërisë në të cilën jetojmë. Të kundërshotjmë aleatë apo t’i mbështesim ata. Të shprehim hapur bindjet tona në lidhje me çdo aspekt të jetës. Të njohim njerëz dhe kultura nga më të ndryshmet ekzsistente në këtë botë por që rezultojnë të përjashtuar nga vëmendja e medias. Të zhvillojmë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare online. Të ndjekim online një universitet të mirënjohur në mbarë botën. Pse jo, nëpërmjet intermetit ne mund të ndryshojmë botën! Eshte me të vërtetë një botë krejt ndryshe dhe e re në ndryshim me atë çfarë Shqipëria dhe shoqëria jonë ka jetuar dhjetra vite më parë. Por smund të mohohen të gjitha të mirat që na privon interneti dhe se me kalimin e viteve shoqëria shqiptare po përballet me ndryshime rrënjësore në rrugën e zhvillimit dhe civilizimit. Pritet që e gjithë shoqeria pa përjashtim, të bëhet pjesë e internetit me apo pa dëshirë. Këtë gjë e mundëson zhvillimi i shpejtë i teknologjisë i cili me hapa galopante po pushton jetën tonë, ku së shpejti ne nuk do mundemi të jetojmë pa ndihmën dhe lehtësimin e teknologjisë dhe shpërndarjen e informacionit me shpejtë se sa shpejtësia e dritës. Këtë gjë e bëri të ditur edhe ministri i shëndetësisë, ku së fundi ka folur për kthimin e recetave në karta elektronike. “Ministri i Sëndetësisë Ilir Beqja tha se edhe receta qe lëshon mjeku, tashmë do të jetë recetë elektronike, e cila nuk i jepet pacientit në dorë, por kalon direkt në sistem dhe se në të do të përshkruhet vetëm emri xhenerik i ilaçit dhe jo emri i patentës, çka i shtyn mjekët të rekomandojnë shpeshherë medikamente të njërës apo tjetrës kompani, në këmbim të favoreve të ndryshëm.” Nëse kërkojmë që teknologjia në Shqipëri të aplikohet në çdo fushë, atëhere është mjaft e rëndësishme që fillimi të jetë i mbarë dhe jo i shpejtë. Këtë gjë na e vërtetojnë brezat, ata do të përballen me gjëra të reja. Teknologjia, e cila kurrë nuk mund të bëjë pa internetin, jo vetëm që e përfshin të gjithë popullatën të bëhet pjesë e botës së teknologjisë, por edhe rrit efikasitetin në punë duke neglizhuar kështu mjaft stërmundime nëpër dyert e ndryshme të institucioneve mjekësore. netFaktikisht, çfarë nuk kam parashtruar akoma për këtë fenomen, mbetet të jenë efektet negative të cilat po diskutohen gjerësisht në median e huaj dhe atë shqiptare. Fakti që interneti ka site nga më të ndryshmet të cilat ne mund të klikojmë dhe të marrim informacione, akoma më shqetësuese është që individët e shoqerisë po klikojnë nëpër site të cilat nuk janë normale dhe të hijshme për të marrë informacion. Po cënohet personaliteti dhe identiteti i shumë njerëzve. Po bien nëpër kurthe të errëta adoleshëntë të cilët janë të vetmit që rrëmbehen më shpejtë për shkak të fazës në rritje në të cilën ata ndodhen. Po bëhen pjesë e organizatave të ndryshme dëmeprurese për ta, dhe kjo vetëm e vetëm sepse informacioni që ata disponojnë në lidhje me anët negative të këtij fenomeni, është i pamjaftueshëm. Më të predispozuar në këtë fenomen janë fëmijët nga mosha 12 deri në moshën 18 vjeç. Sot prindërit kërkojnë që fëmija i tyre të jetë sa më modern, t’iu plotësojnë kushtet fëmijeve të tyre duke i bërë si dhuratë jo më një libër, por një aparat celular të modelit të fundit, një tablet etj. Me pak fjalë prindërit po ua bëjnë rrugën më të lehtë femijëve të tyre për tu predispozuar nga fenomenet më negative ekzistente. Pandehim se jemi në rrugën e mbarë por që mundësia për të naviguar është e pashmangshme. Në një studim amerikan i bërë për fëmijët dhe internetin, janë marrë në pyetje shumë familjareë të cilët kishin vendosur në dhomën e fëmijëve të tyre kompjutera dhe internet. Por qe t’i kishin sa më shumë në kontroll dhe që fëmijët të ishin të sigurt, bllokuan disa faqe jo të hijshme për moshën e tyre. Në një familje, fëmijët e mësuan se si ti zhbllokonin dhe filluan t’i frekuentonin gjithnjë e më shpesh këto faqe. Kur prindërit konstatuan me këtë gjë që femijët e tyre kishin bërë, moren masa ndëshkuese ndaj tyre por nuk ia ndaluan përdorimin e internetit. Ata thjesht e kaluan kompjuterin nga dhoma e fëmijëve në kuzhinë. Ky kalim e beri akoma më të thjeshtë kontrollimin e fëmijëve në kohën që prindërit ishin në shtëpi dhe ndryshuan të gjithë parametrat e bllokuesit të faqeve jo të hijshme. Ky studim tregon që interneti sado të kontrollohet prej më të rriturve, ai përsëri mbetet të jetë një rrezik i madh. Me të vërtetë që fëmijët e keqkuptojnë fenomenin “kontroll” por ata thjesht nuk e kuptojnë se përse prindërit e tyre i ndalojnë të frekuentojnë kohët e tejzjatura në internet. Pra përveç qindra anëve pozitive që interneti na sjell, kujdesi për të njohur dhe shmangur anët negative duhet të jetë gjithmonë edhe më i lartë. Shumë prindërve do t’u rekomandoja thjesht të kalonin pak më shumë kohë me fëmijët e tyre, kjo do të ishte shumë e dobishme në edukimin, formimin dhe minimizimin e pasojave negative që sjell interneti.

 

Sidorela Janca

 

Musolini gjate luftes Italo-Greke qendroi nje nate ne kalane e Ali Pashes

$
0
0
 lufta Nga  Xhenet SULA
BENITO MUSOLINI GJATE LUFTES (ITALO-GREKE) MARSIN E VITIT 1941 FSHIHET PER NJE
NATE TEK  KALAJA E ALI PASHE TEPELENES!
Duçja as vetë nuk do ta kishte menduar se për të realizuar ëndrrën e vet romake “Mare Nostrom”, nënave italiane nga kjo luftë do tu mungonin bijte e tyre italianët e vrarë: 12755, të ngrirë 12368, të humbur 25067, dhe të plagosur 50874.
Dhe nënave greke: 13408 bij të vrarë,të plagosur 42485,dhe mbi 11000 të ngrirë të cilët humbën jetën për mbrojtjen e atëdheut, gjatë luftimeve që u zhvilluan në shtetin Grek,dhe në frontin Jugor shqiptar kundër pushtuesve italian.
Ardhja e ish kreut të fashizmit në fillim të muajit mars të vitit 1941për të ndjekur më nga afër “ Mësymja italiane e Pranverës” që po zhvillohej në qafën e Kiçokut për vetë Duçen kishte dy qëllime: e para se mësymja italiane që ish përgatitur me kohë nga komanda e lartë italiane dhe trumbetuar me të madhe se do të shënonte kthesën e luftës, prania e tij do ta ngrinte lart gjendjen morale të ushtrisë së tij që kishte rënë fare.Dhe e dyta ishte se po të pushtonte edhe Greqinë pasi Shqipërine e kishte pushtuar 18-muaj më parë ai do të krijonte një kryeurë të fortë për pushtimin e Ballkanit,ku objektivi i tij ishte rindërtimi i perandorisë së vjetër romake dhe kthimi sërish i Detit Mesdhe në një liqen romak,duke përfshirë edhe kolonitë e Eritresë, Somalisë,Libisë,dhe Etiopisë. Kështu Benito Musolini pasi hyn në Shqipëri,në një mënyre tepër sekrete marsin e vitit 1941ai shkoi në krahinën e Lopsit duke qëndruar në fshatin Dhëmblan rreth 2 orë tek shtëpia e Sinan Dalanit ku takohet me një nga gjeneralët e tij,dhe prej andej shkon për të inspektuar komandën ushtarake italiane e cila ndodhej e vendosur në vendin e quajtur Hunda e Madhe 300 metra mbi lumin Vjosë kufi me Salarine rreth 3-kilometra larg në verilindje të fshatit Lab-Martalloz.Pasi njihet me situatën nga komanda italiane Musolini kur pa se avionët greke bombardonin mbi batalionet ushtarake italiane të cilët ndodheshin në zonat e Lopsit, Kurveleshit, Salarise, Tepelenë, Amanikaj, Luftinjë, Kashisht, Arrëz e Madhe,Buz, Hormovë si dhe në malin eTrebeshinës, Duçeja nga frika largohet që andej dhe shkon e sigurohet tek Kalaja e Ali Pashë Tepelenës . Atje fjeti një natë ku ende pa u gdhirë mirë Musolini çohet dhe shkon për të ndjekur luftimet e betejës më të përgjakshme të kësaj lufte që u zhvillua 9-25 mars 1941 në qafën e Kiçokut rrëze malit te Trebeshines midis ushtrisë greke dhe asaj italiane për pushtimin e lartësisë 731 Manastiri 200 m në verilindje të lartësisë 723 dhe Qafës së Lusit,të cilat plot 17 herë u pushtuan dhe u lëshuan nga italianët,dhe më në fund ajo fitohet nga grekët. Kështu pas humbjes së kësaj beteje ushtrisë italiane i bie morali, komandës së lartë italiane i shuhen shpresat për ta fituar këtë luftë,dhe Duçes nuk i realizohet ëndrra e tij të cilën e kishte përgatitur me kohë, e qysh 2 muaj pas pushtimit të Shqipërisë kur Konti Galeaco Ciano ministri i Jashtëm i Italisë, në ditarin e tij shkruante se punimet botore në Shqipëri kanë ecur mirë.Programi për ndërtimin rrugor do të drejtohet nga kufijtë grekë. Eshtë dhënë urdhër nga Duçja(Musolini)… se si të sulmojmë Greqinë. Dhe pas 18 muajsh që nga koha e pushtimit të Shqipërisë; më 15 tetor 1940 Musolini jep urdhër për të sulmuar dhe pushtuar Greqinë,me një armatë e cila ishte grumbulluar rreth kufirit jugor shqiptar që kishte shtatë divizjone(pesë këmbsorie,një i blinduar dhe një alpin,) katër regjimente dhe disa batalione te ndryshme autonome, me efektive të përgjithshëm prej 105 mije vetë, ku këto përbënin rreth gjashtëdhjetë batalione, 868 topa e mortaja, 165 tanke të lehta si dhe 883 aeroplanë (194 bombardues,164 gjuajtës,dhe 25 zbulimi).Luftën italo-greke populli shqiptar nuk e mbështeti,sepse nuk donte që populli grek të pësonte fatin e tij. Kundra agresionit të Italisë fashiste,shqiptarët u krijuan vështirësi të mëdha në sabotimin dhe dështimin e planit fashist si mobilizimit ushtarak dhe ai i “mobilizimit civil” të shqiptarëve për ti hedhur në luftë kundër popullit grek.Dhe ata ushtarë shqiptarë të mobilizuar me forcë nga italia,nuk i ngritën armët kundër popullit vëlla grek,përkundrazi batalionet “Tomorri” dhe “Taraboshi” dezertuan nga fronti”.” Dhe vetë Musolini këto fakte i bën te ditura në letren që i dërgonte Hitlerit dhjetorin e vitit 1940 se një nga shkaqet e disfatave të ushtrise italiane në frontin grek ishte tradhëtia pothuajse e përgjithshme e forcave shqiptare,të cilat ngritën krye kundër trupave tona”. Sipas të dhënave në territorin shqiptar në luftën italo-greke që u zhvillua në frontin jugor vepruan: 15 divizjone greke me rreth 135 batalione,dhe 27 divizjone italiane me rreth 142 batalione.Gjithsej 42 divizione dhe 277 batalione.Në drejtimin Janinë,Gjirokastër,Tepelenë vepruan 13 divizione,prej tyre 4 divizione greke me 36 batalione dhe 7 divizione italiane me 54 batalione. Kastoria,Korçë,Elbasan 11 divizione: 5 divizjone greke me rreth 45 batalione dhe 6 divizione italiane me rreth 36 batalione. Kerasovon,Frashër, Berat: 18 divizione,prej tyre 6 divizione greke me 54 batalione dhe 12 divizione italiane me 72 batalione. Nga kjo lufte Shqipëria e jugut pësoi dëmtime të mëdha jo vetëm në vrasjen e popullit të pafajshëm nga bombardimet e të dyja palëve,djegia e shtëpive e të lashtave,por dhe në humbjen e madhe të bagëtive dhe gjedhëve të cilat u therën dhe grabitën.Kurse humbjet më të mëdha që pësuan të dyja palët nga kjo luftë si në njerez e materiale të tjera ndodhën në betejat që u zhvilluan te Qafa e Kiçokut, Mali i Trebeshinës, Këlcyrë, Saimol, Mali i Golikut etj. Sidomos beteja e Saimolës e cila çuditi gazetarin grek i cili tek sa ndiqte nga afër këto luftime të përgjakshme: kur pa se para tij ndodheshin të ngrire në këmbë dy ushtarë njeri grek dhe tjetri italian me bajonetat ngulur në barkun e njeri-atërit ai do të shkruante: “Armiq në gjallje dhe miq në vdekje”.  Kurse më vonë gjenerali nazist Kurt Von Tippelskirch, në librin e tij “Historia e Luftës së Dytë Botërore”, botim rusisht. Mosk, 1956. F. 117 shkruan: “(…) mbas kalimit të kufirit repartet shqiptare(…) nuk pranuan të luftonin. Ata organizuan revolta, diversion, ose kaluan nga ana e grekëve kështu që (italianët) mbeturinat e tyre u detyruan t’i hiqnin nga fronti dhe ti çarmatosnin.”
 Të gjitha këto fakte tregojnë se populli shqiptar asnjëherë nuk i ka drejtuar armët popullit vëlla grek gjatë kësaj lufte.

“Zarathustra në veprim”…..

$
0
0

 

DorinaMSc. Dorina Hoxha

”Jam Jezu Krishti. Perëndia më ka derguar në toke t’ju shpëtoj juve”, frazë e cila me risolli në mendime frazën botërisht më të lakuar “ Vdiq Krishti” i një prej kolosëve të filozofisë moderne ,Friedrich Nietzsche. Këto dy fraza kanë vetëm një të përbashkët e cila është gjëndja psikologjike e autorëve në kohën e shprehjes së deklaratave. Shqipëria, vëndi ku un jetoj, i vogël në numër aq sa pëmet gjeneologjike janë ngatërruar dhe të gjithe njohim dikë nga dikush. Ofron një larmirshmëri ngjarjesh deri diku tronditëse për të reflektuar se veprimet kriminale kanë ndryshuar lartësinë e veprimit. Po ashtu, po në këtë vend ngjarja e ndodhur në qëndër të qytetit të Laçit paraditen e sotme, të mëson të kundërtën e këtij fakti. Një person i pandërgjegjshëm  mendërisht, me fuqinë e një arme i merr jetën dy vëllezërve dhe  le të plagosur dy kalimtarë të rastësishëm.  Mos ndonjeherë ndërgjegjia e disave është më budallaqe se fakti i mos funksionimit të saj tek disa të tjerë?!…

Mjaft shpesh shkruan Niçe, krimineli nuk është në lartësinë e veprimit të tij  pasi e zvogëlon atë e shpif.  Mos do të doje të vdisje nga një i sëmurë mendorë?! Të vendoste e pandërgjegjia e tij për ndërgjegjegjen tënde?! A nuk është e njëjta gjë të vdisje nga kafshimi i ndonje zvarraniku apo nga rënia nga gomari ?! … Mbi gurin e varrit do shkruej: “ kujdes nga Gomerët” apo “ Gomerët i desh, atyre iu hipi, dhe ato e vranë”?!

Po në mermerin e dy vëllezërve 30 vjecarë në Laç cdo shkruhej vallë?! …  Jo, më kot e nisa me dy fraza të fuqishme për nga aspekti moral dhe fetar i përmbajtjes së tyre dhe për nga rëndësia e fenomenit që gjeneron ngjarja  në fjalë, në një shtet demokratik të së drejtës. E nisa këtë shkrim jo për faktin e tronditjes nga ngjarja( me gjithë respektin për dhimbjen e familjarëve të viktimave) sesa për anomalitë e mosfunksionimit të strukturave përkatëse të një shteti. Nw zhvillimet e fundit, tritoli po përdoret si një ‘zile dere’ tek Shqiptarët, në Siri vdesin me mijra njerëz nga vullneti i një pakice, fundja historia njeh plot vdekje absurd, nisur që nga tulla e famshme e Aleksandrit të Maqedonisë, holokausti gjerman etj. Jo të dashur lexues/e, po e sqaroj sërisht, shqetësimin ma sollën pyetjet që më lindën në kokë (fundja nga aty burojn të kqijat, edhe të mirat madje) jo për ngjarjen,por për katalizatorin më të fuqishëm që njeh shoqëria, shtetin. Si mundet një armë të bie në duart e një të sëmuri mendorë në qëndër të një qyteti në ditë me diell?! A ekziston de fakto detyra e kujdestarit ligjorë për këtë target grup?!… nëse ekziston vetëm për një kategori të caktuar, përse nuk ka kontrolle mbikqyerje sesi kryet kjo detyrë nga ana e tyre?  Ligjërisht, autori përgjegjës i rastit të Laçit i shpëton  dënimit të ligjit, nisur nga gjëndja e tij psikologjike. Por çështja është më e rëndë moralisht se kaq, nga ana tjetër vatrës familjare i shuhen dy filiza dashurie, dy bij nënash, dy vëllezër, dy kushurinj, dy shokë. Kush ‘paguan’ për dy jetët e marra, vlerën e së cilës nuk e përfshin asnjë çmim?! Vallë Marramendja?!…

Marramendja, është një e vertet e pavërtetueshme ama edhe e kundërta e saj dyshohet. Nuk përdora emra në këtë shkrimin, nuk ishte qëllimi rasti në fjalë, por fenomeni që gjeneron marramendja brenda nesh, ai  instikt vrasës pa fre, që nuk njeh norma, vlera dhe dashuri që i nënshtrohet arsyeja dhe vetëdija jonë gjithashtu.

Përreth Heroit shkruan Niçe, gjithçka bëhet dramë satirike; ndërsa përreth Zotit gjithçka bëhet… çfarë? Mos vallë “Botë”?…

Pa Mitrovicën nuk ka kuptim Kosova

$
0
0

d2ff93e960a6567f7bdbb193ee0249b7Nga Nuri Dragoj, doktor i shkencave historike

Tirana e Prishtina të mos bëjnë gjumë, pa riparuar shtëpitë e shqiptarëve të Mitrovicës

Politika kombëtare nuk duhet ta heqi nga axheda ditore për asnjë çast “çështjen Mitrovica”

Libri i Ramadan Kelmendit “Gërshetime faktesh në përplasjet politke”, na tregon se Mitrovica është zona e betejave të mëdha, që kanë hyrë në histori si emblema e saj. Ajo është kapilari që lidh sakrificat mbinjerëzore të shqiptarëve të Kosovës në përpjekjet shekullore për pavarësi nga sundimi serb, është etaloni i besnikërisë dhe patriotizmit, ku çdo banor i asaj zone ndjehet krenar për identitetin e vet. Mitrovica është pjesa e zhuritur dhe e goditur rëndë nga okupatorët, por ajo është njëkohësisht edhe barrikada e rezistencës apo treguesi i qëndresës shqiptare. Ajo është djegur e mitraluar disa herë dhe burrat e pafajshëm të kësaj zone janë vënë me qindra herë para murit të pushkatimit të pushtuesve. Por trimat e kësaj toke, ku shkruheshin gjithmonë qartë vetëm fjalë lirie, mbi pellgjet e gjakut të luftës mbollën pemën e lirisë. Mitrovica nuk është dorëzuar asnjëherë dhe duke shtrënguar në trup një koleksion plagësh, kjo zonë ka rigjeneruar vetveten, duke u kthyer në fortesë të papushtueshme të qëndresës. Në Mitrovicë, ku kanë munguar historianët a shkrimtarët e mëdhenj, nuk kanë munguar komandantët e luftrave çlirimtare, heronjtë dhe dëshmorët, patriotët dhe nacionalistët, të cilët, të gjithë së bashku, zbukurojnë aureolën e Nënës Shqipëri. Vet Mitrovica nëpër shekuj ka mëkuar njerëzit e saj me vlerat e humanizmit dhe respektit, prandaj për këtë arsye secili banor atij qyteti, ndihet me fat që ishte bir i asaj treve të përvuajtur, por të lavdishme.

Duke shfletuar këtë libër, nuk është e vështirë të shohësh që Ramadan Kelmendi na shfaqet si një hero, jo vetëm i Kosovës, por i krejt çështjes shqiptare. Ai ka qënë një politikan i shkëlqyer, diplomat bashkëkohor dhe një gazetar për ta patur zili. Në shkrimet e tij në median e shkruar, si dhe në intervistat e dhëna, na rezulton një publicist skrupuloz, që nuk bënë kompromis me askënd para së vërtetës, para mbrojtjes deri në sakrificë të Mitrovicës në veçanti dhe Kosovës në tërësi, mbrojtës i shqiptarizmës. Një person që di të shkruaj, pa shumë ujëra në frazat e veta, problemor, i qartë në mendime, konkret dhe vizionar, gazetar që di të respektoj etikën, por që nuk i trembet kritikës, analist që u paraprin ngjarjeve dhe jurist mjaft i mirë i së drejtës. Stili i Ramadanit është i qartë, i saktë dhe ai anon nga lakonizmi, gjë që nuk është aspak e lehtë për t’ia universalizuar mendimet dhe idetë e tij. Për të shpërthyer kufijtë e kufizimeve provinciale, ai i ka dhënë rëndësi ndërlidhjeve në rrafshin kombëtar, duke cituar dhe thënie shumë të goditura të autorëve të mëdhenj botërorë që kanë qenë mjeshtra të materies historike. Nga kjo pikëpamje, ai ka konstruktuar një vepër të jetës, duke hedhur tej komplekset dhe dhënë rëndësi çështjeve në dukje të vogla, prej të cilave strukturohet e madhja.1958231_10202294506221698_1742463992_n

 

Ku janë politikanët shqiptarë?

 

Si rrallëkush, autori i këtij jetshkrimi historik dhe aktual, nuk e kërkon të keqen te armiku i jashtëm, siç bëjmë shpesh ne, por te vetvetja, te bashkëatdhetarët e tij, te drejtuesit e pushtetit vendor, te deputetët, ministrat e kryeministrat e vendit të vet, te çdo qytetar shqiptar. Në kohën kur grupet militare serbe ishin shtuar, militarizuar dhe egërsuar, Ramadan Kelmendi shpreh dhimbjen që ashpërsia e tyre ndihmohej nga spiunë shqiptarë, njerëz të paguar e të vënë në shërbim të Serbisë, për të dëmtuar vëllezërit e vet, çështjen e Kosovës, në shkëmbim të pagesave plot helm. Ai bënë publike në gazetën Rilindja dhe Bota sot, listën me 66 shqiptarë atdhetarë që duhej të vriteshin nga serbët, emrat të cilëve jepeshin po nga shqiptarë, ku bënte pjesë dhe vet Kelmendi. I njëjti fenomen që ka ndodhur edhe në Jug të Shqipërisë, në vitet 1914, kur forcat militare greke vrisnin, burgosnin dhe internonin parinë e fshatrave dhe të gjithë shqiptarët patriot që dëshironin të flisnin e lexonin shqip.

Kelmendi kur shkruan nuk merr porosi nga askush. Nuk bënë si të tjerë që udhëzohen nga pronarë të mediave, krerë të institucioneve shtetërore apo edhe më keq akoma nga struktura antishqiptare. Ai shkruan me mendjen e vet, duke mos e shmangur për asnjë çast Mitrovicën dhe Kosovën. Në faqet e gazetave ai na jep të gjalla krimet serbe të vitit 1999, vrasjen e një numri të madh qytetarësh kosovarë, djegien e shtëpive, ndarjen e familjeve më dysh, duke krijuar dhimbje e mjerim për fatin e njëri tjetrit, ikjen e tyre refugjatë, vështirësitë e hasura dhe mbështetjen e gjetur te vellëzërit e tyre në Shqipëri.

Interesante janë takimet me përfaqësues të besimeve fetare dhe mendimet e shprehura prej tij para ndërkombëtarëve, ku kërkonte që Mitrovica të ishte shembull i paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë. Duhej të ngrihej vetëdija fetare, morale e njerëzore. Por mbi të gjitha ishte e nevojshme të forcoheshin lidhjet me organizatat ndërkombëtare dhe mbi të gjitha të dënoheshin kriminelët për vrasjet e masakrat e bëra.

Në shtypin e ditës, jo pak vend zënë shkrimet e Ramadanit lidhur me vazhdimin e spastrimit etnik në veri të Mitrovicës, tashmë me një metodë të re, të blerjes së shtëpive të shqiptarëve. Në vitet 2000-2005, ishin shitur rreth 100 shtëpi, gjë e cila e trishtonte Kelmendin. Edhe ai ishte banor i veriut të Mitrovicës, ku kishte një shtëpi 4-katëshe, të cilën ia kishin djegur, por nuk e braktisi. E rikonstruktoi sërish shtëpinë e vet dhe ndonëse serbët i afruan një shifër maramëndëse prej 980 mijë euro, nuk pranoi ta shiste. Ndaj kishte të drejtë të qortonte bashkëatdhetarët e vet, se duke shitur shtëpitë ndihmonin politikën serbe për të shpejtuar ndarjen e Mitrovicës dhe sabotuar politikën e Kosovës, që e donte qytetin shqiptar në veri të pandarë, ashtu siç kishte qënë historikisht. Shtëpitë bliheshin nga Qendra Kordinuese e Serbisë për Kosovën dhe nëse një shtëpi kushtonte 40 mijë euro, ata e 5-6 fishonin çmimin, pasi në to strehoheshin paramilitarë dhe roje të urës.

Ndërtimet masive serbe në veri të Mitrovicës, që bëheshin për strehimin e forcave esktremiste serbe, e shqetësonin shumë deputetin. Revanshin serb ai e bënte problem të shoqërisë kosovare, të plolitikës, kuvendit dhe organizmave ndërkombëtare, duke protestuar në shtypin e ditës, kur reagimet herë ishin të mefshta dhe herë mungonin fare. Ai nuk mund të pajtohej me një gjendje të tillë, ndaj kritikonte autoritetet lokale dhe ato qëndrore, që nuk kishin bërë sa duhet për të ndalur aktivitetin serb në spastrimin e popullsisë shqiptare. Ndërtimi i pallateve në lagjen e Boshnjakëve vazhdonte pandërprerë, në një kohë kur politika kosovare nuk qe ngritur në nivelin e duhur për të tronditur opinionin ndërkombëtar dhe të detyronin të dërguarit e Europës të mbanin qëndrimin e duhur.

1920192_10202294150212798_696827960_nKelmendi nuk pajtohej me konsiderimin e strukturave serbe të mbrojtjes si diçka e zakonshme, pasi forcimi i tyre synonte trembjen e shqiptarëve dhe detyrimin e tyre të zbraznin territorin, pasi vetëm kështu mund të shpejtohej procesi i spastrimit etnik. Shqiptarët që vazhdonin të jetonin në veri të Kosovës, po shiheshin nga të dy palët si qytetarë të dorës së dytë, në vend që Kosova të përqëndronte vëmendjen te ta dhe të nxiste të tjerët të bënin të njëjtën gjë.

Fakti që Komuna e Mitrovicës nuk kishte riparuar asnjë shtëpi të djegur në veri, tregonte se ajo e kishte lënë atë jashtë dore. Për Kelmendin, kur krerët e Kosovës e shihnin që serbët blinin shtëpi shqiptarësh dhe shtonin ndërtimin e pallateve, duhej të mësonin nga veprimi i tyre dhe të investonin edhe ata në riparimin e shtëpive të djegura, të frenonin shitjen e banesave duke u gjendur në krah të njerëzve të gënjyer apo të frikësuar. Pavarësisht nga shkalla e lartë e varfërisë, nuk mund t’u falej shurdhësia dhe indiferenca e treguar përballë realitetit të bërë prezent nga Kelmendi me shokë. E në rrethana të tilla, Ramadani detyrohej të shpresonte te ndëgjegja qytetare, ndaj u bënte thirrje banorëve të Mitrovicës e krejt Kosovës, të votonin ata persona që nuk donin privilegje, por qëndronin mbi ligjin dhe nuk keqpërdoreshin.

Po ku ishte Kosova dhe Shqipëria tërë këto vite? Ku janë politikanët e këtij kombi të ndarë padrejtësisht nga historia? Pse nuk dhanë kushtimin, me qëllim që Tirana e Prishtina të mos bënin gjumë, derisa shtëpitë e shqiptarëve të Mitrovicës të ishin kthyer në gjendjen e mëparshme. Dhjetë euro për çdo familje do të mjaftonin që shtëpitë e djegura të ishin sërish të banueshme. Dhjetë përqind e parave të grabitura nga taksapaguesit t’u merreshin pushtetarëve dhe asnjë shtëpi nuk do të qe shitur në Mitrovicë.

Ramadan Kelmendi e di mirë se pa ekonomi të stabilizuar, pa resurse natyrore dhe të ardhurat e nevojshme, një komb nuk mund të qëndrojë në këmbë. Prandaj, më 1 dhjetor 1999 në Kosova Sot, ai botoi artikullin, “Kush fiton betejën për Trepçen, fiton luftën për pushtet në Kosovë dhe Serbi”, të cilin e bazon në resurset e mëdha që rrjedhin prej saj.

Në kohën e sotme, të turbullt dhe të sodonizuar nga politika, të spekullimeve gjoja globaliste, kur zbehet fare nocioni i kombit dhe për rrjedhim nocioni i krahinës dhe vendlindjes, Ramadani ndihet i tronditur. Ai e pranon eternitetin njerëzor, me kushtin e një sfide të vërtetë, të afirmimit të vlerave kombëtare, të krahinës dhe vendlindjes së tij, që ai iu përgjërohet. Ai e ka bërë këtë afirmim, sepse vetëm kështu mund të afirmohet vetë përpara lexuesit, i cili është shpesh i vështirë, plot kërkesa, dyshime, si dhe sqimatar, dëbatues dhe kriticist, që kërkon të vërtetën.

 

 

Të votojmë ata që nuk duan privilegje

 

Ramadan Kelmendi është shumë i vëmendshëm. Ai sheh dhe analizon çdo veprim të politikanëve kosovarë dhe atyre të huajë, qëndrimin e shoqatave dhe organizatave të ndryshme joqeveritare, të institucioneve apo individëve që angazhoheshin me problemin e Kosovës, duke e parë gjithçka në raport me çështjen kombëtare. E kuptonte që politika serbe gjente njëmijë e një mënyra për të realizuar qëllimin e saj. Kur Instituti Europian për Stabilitet bëri propozimin e ndarjes së qytetit të Mitrovicës, pra pjesa veriore të kalonte me komunën e Zveçanit, ai dha alarmin për një rrezik serioz që e kanoste Mitrovicën. Kjo shoqërohej me masa të tjera shtrënguese nga ana e serbëve, pasi shqiptarët që ishin larguar nuk po i lejonin të ktheheshin sërish në pronat e tyre, duke u mohuar të drejtën e banimit në vendlindje, duke cënuar dukshëm unitetin etnik të rajonit të Mitrovicës.

Kemi të bëjmë me një politikan klasi, syrit dhe mendjes së të cilit nuk i shpëton asgjë. Është ndër të paktët që vëren gjithçka me sy analitik. Kritikon publikisht përpjekjet që bëheshin, gjoja pa dashur, për të shuar unitetin midis kombit të ndarë më dysh. Në prill të vitit 2000, në Kosova Sot, me artikullin “Çfarë i mungon ekspozitës 80 vjet paralament në Shqipëri”, ai evidenton mungesën e madhe të asaj ekspozite, që lidhej me trungun amë, mos ekspozenë e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë që e njihte Kosovën si shtet të pavarur, telegramet e personaliteteve politike dhe shkencore të shtetit shqiptar për këtë çështje, qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë ndaj luftës heroike të kosovarëve etj. Mungesa e tyre i shërbente politikës së përçarjes dhe çonte ujë në mullirin e politikës serbe.

Kelmendi si një intelektual i ndjeshëm, tërhiqte vëmendjen për mohimin e të drejtës së pensioneve për shqiptarët e Kosovës, si një veprim antinjerëzor, pasi mijëra njerëz nuk kishin të ardhurat më elementare për mbijetesë. Në shkrimin me titull “Pensionistët të mos i trajtojmë si lypsa”, në një kohë që NATO kishte mbi një vit në Kosovë, i bëhej apel politikës kosovare por dhe asaj ndërkombëtare, që ta vlerësonin këtë çështje si të dorës së parë, pasi kishte të bënte me dinjitetin njerëzor, me mbijetesën ekonomike.

Akti i vetvendosjes së shqiptarëve në Kosovë, në të cilin Ramadan Kelmendi ka qënë ndër aktorët kryesor, kryetar nderi i 2 korrikut 1990, e konsideron hapin e parë drejt pavarësisë, një rezultat historik të vetëdijes së popullit shqiptar. Duke nderuar 7 shtatorin, ditën e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanikun Legjendar, ku ai ishte vet delegat, e konsideronte atë si përvjetorin e pavarësisë juridike, por ai nuk e sheh me vend për të festuar, pasi endërra e tyre ishte pavarësia. Ajo ishte një platformë e kombit kosovar, që shërbeu si bazë organizative e luftarake, për ndërkombëtarizimin e çështjes.

Përpjekjet e tij në hartimin e Statusit të Komunës së Mitrovicës, si kryetar komisioni, ruajtjen e tërësisë territoriale në mënyrë ligjore dhe përplasjet me grupin që shprehej pro heqjes së Zveçanit nga Statuti, tregojnë qartësinë e tij politike. Ai deklaronte në atë kohë se heqja e Zveçanit çonte në ndarjen e Mitrovicës, kur dihet që është territor i atij qyteti shqiptar. Heqja e tij nga statuti do të thoshte pranim nga ana e vet shqiptarëve, juridikisht dhe politikisht, të ndarjes së Mitrovicës.

Kelmendi si një person që i dhimbej Kosova deri në qelizë, nuk mund të pajtohej me punësimin e njerëzve që i kishin shërbyer Serbisë dhe lënien jashtë pune të shqiptarëve me kontribute të njohura për lirinë. Ishte për zhvillimin e konkurseve, ku të fitonte më i miri. Në gazetën Metalisti, 10 maj 2001, ai kritikonte diskriminimin në punësim, duke dhënë një shëmbull nga industria e akumulatorëve, ku nga 11 emra të punësuar, vetëm dy ishin shqiptarë. Në këtë kuadër, më 16 gusht 2001, në gazeta 55, ai botoi artikullin “Kush e fitoi luftën në Kosovë dhe kush e humbi”, ku ironizon veprimet spekulative dhe antikombëtare, pasi ata që nuk dhanë kontribut fituan beneficet, ndërsa ata që bënë sakrifica mbeten të papunë. Në Mitrovicë 93% e punëkërkuesve ishin shqiptarë. Në vitin 2008 Kelmendi pohonte se 63 mijë shqiptarë qenë të papunë. Në këtë kontekst, ai citon Abraham Linkolin, që thoshte: “Të jesh njeri i pandërgjegjshëm në veprimin tuaj, është tragjedi e juaj pesonale dhe e familjes që i përket, por të jesh politikan i papërgjegjshëm, nuk është më tragjedi personale, por tragjedi e popullit dhe shoqërisë që i përket”.

Në gazetën Koha Ditore ai kundështonte marrëveshjen për tjetërsimin e pasurisë së heroit Kombëtar, Isa Boletinit. Në nëntor të vitit 2007, Ramadan Kelmendi u kërkoi institucioneve të Kosovës të merrnin masa që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit të bëhej në varrezat e fshatit të lindjes, Boletinit. Kërkonte të ristrukturohej kulla e Isës, të hapej rruga e vjetër dhe të asfaltohej ajo ekzistuese nga Mitrovica në kompleksin e kullave të Boletinëve.1979686_10202294156492955_927349546_n

 

Ndarja e Mitrovicës – thikë pas shpine për Kosovën

 

Si intelektual dhe deputet ai kundështoi me forcë ndarjen e Mitrovicës mbi baza etnike. Ishte kundër intolerancës, mungesës së disiplinës, papërgjegjshmërisë. Në detyrën e kreut të LDK-së, dega Mitrovicë nuk pranoi që të legjitimohej ndarja e Kosovës me statut. Në mars të vitit 2002, shtypi publikoi apelin që ai u bënte strukturave më të larta të Kosovës për çështjen e integritetit politik, territorial, administrativ e juridik të Mitrovicës, pasi shqiptarët e njihnin Mitrovicën si qytet të lirë e të pandarë. Ai kritikoi në shtyp krerët e Kosovës që u shprehën pro krijimit të komisionit në veri të Mitrovicës. Gazeta Zëri, më 1 korrik 2002, tregonte se Kelmendi ishte kundër pjesëmarrjes së partive serbe në zgjedhjet lokale të Kosovës, të tetorit 2002, duke mos u pajtuar me vendimin e OSBE për pjesëmarrjen e tyre, pasi ishin parti të regjistruara në Serbi. Ai kishte hyrë në debate edhe me kryeadministratorin e Kosovës, Bernard Kushner, lidhur me shkeljen e të drejtave që u bëheshin fshatrave Kelmend, Boletin e Zhazhës të Mitrovicës, që jashtë vullnetit të tyre patën mbetur në varësi të Zveçanit. Fshatarëve shqiptarë u mohoeshin të gjitha të drejtat, edhe pse komuna në fjalë financohej nga Kosova. Madje edhe pasaportat u lëshoheshin me kombësi serbe. Ndaj në emër të LDK për Mitrovicën, në qershor të vitit 2003, ai kërkonte nëpërmjet gazetës Bota Sot, që të sigurohej e drejta e pronës, e ruajtjes së saj dhe trashëgimisë ligjore, e rregullave, transparencës dhe ligjit.

Nëpërmjet shtypit Ramadan Kelmendi ka sqaruar shkencërisht kuptimin gjeografik të Kosovës veriore dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga vitit 1941 deri në vitin 1999. Ai thotë hapur që Serbia nuk e ka fshehur asnjëherë tendencën e spastrimit. Në vitet 1941-1953 nga Mitrovica janë larguar me dhunë 5 135 banorë. Nga treva e Shalës shqiptare, duke u mohuar të drejtën e punës, mbrojtjen shëndetësore, atë sociale, shkollën, pensionin, serbët bënë që të largoheshin 21.783 banorë. Ai jep shkollat e djegura, shtëpitë, bagëtitë e rrëmbyera, mjetet e punës, bibliotekat e zhdukuara. Mbi 3001 shtëpi të djegura dhe 26.836 banorë të larguar në prag të vitit 1999.

Mos zgjidhjen e çëshjes së Mitrovicës, ai e shihte si bazë për destabilitet, se pa Mitrovicën nuk mund të kishte Kosovë, nuk do të plotësoheshin standartet e kërkuara. Deputeti Kelmendi nuk kishte qetësi, nuk mund të pushonte në plazhe kur vëllezërit e tij në Mitrovicë përjetonin pasigurinë. Në një nga seancat parlamentare, kur u deklaruan pushimet e sezonit dhe deputetët mendonin të zgjidhnin vende të bukura bregdetare, Ramadani befasoi tërë opinionin publik, duke deklaruar se nuk do të pushonte por do të qëndronte mes qytetarëve të Mitrovicës, në shërbim të tyre. Ngritja e problemeve lidhur me padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve të Mitrovicës shihej si obligim qytetar. Shqiptarët duhet të jetojnë aty ku kanë pronat pa dallime etnike e fetare.

Në shtator të vitit 2006, Kelmendi u kërcënua për të mos kandiduar si kryetar i LDK. Në muajin dhjetor i kërkoi Kuvendit të Kosovës të miratonte një rrezolutë të veçantë për Mitrovicën. Nuk duhej harruar që para lufte Mitrovica kishte 76% të popullsisë shqiptare, ndaj popullsia e dëbuar nga trojet e veta duhej të kthehej sërish përtej lumit Ibër, ku banonte në shekuj. Dhe, me gjithë presionin e madh që ushtrohej mbi të, në zgjedhjet e 3 shkurtit të vitit 2007, ai do të fitonte sërish. Decentralizmin politik të Kosovës ai e shihte të konceptuar vetëm si nevojë etnike serbe, në një kohë që duhej parë si proces i lehtësimit ekonomik. Kjo bëri që komunat me shumicë serbe të mos njihnin autoritetet qëndrore të Kosovës, të aplikonin ligjet serbe, vulat dhe simbolet e alfabetit serb. Për këtë, Kelmendi ngarkonte me përgjegjësi Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Pushtetit Lokal. Plani i decentralizmit bazohej në përvojën e demokracive të zhvilluara, por nuk përshtatej me kushtet e Kosovës.

Në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë e u bë shtet më vete, Kelmendi trajtonte në shtyp praktikën që duhej ndjekur për shqiptarët e Kosovës që mund të bënin ankim në Gjykatën e Strasburgut, për çështjet e genocidit të ushtruar mbi të, të dëmtimeve, përvetësimeve dhe të drejtës së pronësisë. Ndërsa regjistrimin e popullsisë, ai kërkonte që të bëhej mbi bazën e kriterit të së vërtetës. Ata shqiptarë që ishin larguar me dhunë nga veriu, duhej të ktheheshin sërish, të regjistroheshin po në veri, pasi ai ishte trualli i tyre. Para vitit 1999 aty ishin 83% e popullsisë shqiptare, ndërsa në vitin 2011 vetëm 20%. Ai shqetësohej pse krimet serbe nuk po i dënonte askush. Kritikonte mefshtësinë e politikës së jashtme për lobim, pasi ata që ngarkoheshin me punë të tilla shihnin vetëm për të pirë ndonjë kafe apo për të zgjidhur probleme të biznesit personal.

 

Kosova nuk është shtet multietnik

 

Kelmendi është nga të paktët që ka ngritur zërin kundër paraqitjes së Kosovës si një vend me numër të madh etnish, kur në të vërtetë pakicat ishin të papërfillshme. A duhet të quhej Kosova multietnike, kur 93% e popullisë ishte shqiptare? Padyshim që jo. Politika kosovare u ndikua nga presioni i jashtëm, qofshin ata dhe individ të dërguar me mison. Duket se mbi ta ka patur më shumë efekt politika serbe, së cilës i interesonte kjo larmi e paqënë etnish. Edhe këtë veprim Kelmendi e shihte si qëllim dashakeq të serbeve por dhe të ndonjë përfaqësuesi të ndërkombëtarëve, që mendonin se në këtë mënyrë mund të zbutej klima me pakicat etnike.

Kaluan 100 vjet nga momenti i copëtimit të Kosovës prej Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës 1913. Po ato fuqi që firmosën copëtimin, duket se u bindën për veprmin e gabuar. U ndërgjegjësuan se pa zgjidhur çështjen shqiptare nuk mund të ketë qetësi në Ballkan. Kjo duhet vlerësuar. Të bashkohemi dhe të punojmë për bashkimin, pasi këtë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët. Të tjerët janë gati të bëjnë sehir dhe punojnë që t’u thonë të mëdhenjëve: “E kini gabim, ai komb nuk bëhet”.

Të mësojmë nga jeta dhe vepra e Ramadan Kelmendit. Libri i tij është një kontribut i madh për historiografinë shqiptare. Ai duhet të studiohet nga politikanët dhe t’u shërbej si udhërrëfyes për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Të analizohet nga historianë, psikologë, sociologë e të tjerë dhe të shërbejë për hartime planesh e platformash në dobi të kombit. Në rikonceptimin e historisë duhet treguar kujdes për t’u shëruar nga dogmat. Ka ardhur koha që të shohim faktet historike në autonominë e tyre, larg politizimit. Gjërat duhen thënë ashtu siç kanë qenë. Historia nuk mund të jetë shërbëtore e politikës. Mund të ketë ndonjë diskutim, por nga diskutimi nuk vjen asgjë e keqe. Janë burimet historike që hulumtohen, që hedhin dritë mbi ngjarjet, të cilat nuk ka askush të drejtë t’i kanunizojë. Dhe më kryesorja duhet parë thelbi, që lidhet me pikënisjen dhe përfundimin e historisë. Ka rëndësi kriticizmi pozitiv. Duket se kjo provë është përballuar nga Ramadani.

Të gjithë duhet t’i hedhim sytë te Mitrovica. Pa Mitrovicë nuk ka Kosovë. Politika shqiptare dhe ajo kosovare të mos e ndajë për asnjë moment Mitrovicën nga axhenda e punëve diplomatike. Mitrovica është e shenjtë dhe e shtrenjtë, në radhë të parë sepse është shqiptare, por edhe sepse ka derdhur shumë gjak, edhe sepse ka resurse të mëdha natyrore, ka ujë të bollshëm që i duhet Kosovës. Sot në Europë ka vende që kanë prodhuar shumë kështjella, por pak heroizma. Ka të tjera vende që kanë nxjerrë shumë historianë, por pak histori. Dhe kjo ndodh për disa arsye. Por shkaku i parë ka të bëjë me faktin se në vet zonat e tyre mungojnë epopetë e luftrave legjendare ose për faktin tjetër se nëpër Europë sot kultivohen më shumë biznesmenë se sa heronj. Ndërsa me Mitrovicën ka ndodhur e kundërta. Ajo ka prodhuar gjatë shekujve shumë dëshmorë dhe pak historianë, shumë epope lufte dhe gjaku por pak faqe librash, ku brezat të shikojnë të pasqyruar identitetin e tyre. Dhe sipas një analize të thjeshtë, shkaku është se heronjtë janë trima të çartur në luftë, por tepër të urtë e modestë pas luftës, pra në kohë paqeje.

Nuk është Ramadan Kelmendi që ka nevojë për Shqipërinë, por është shoqëria shqiptare, kombi shqiptar, që ka nevojë për jetën dhe veprën e tij. Kemi nevojë për të patur sa më shumë Ramadan, pasi shprehja e Sami Frashërit, gati një shekull e gjysmë më parë, është aktuale edhe sot: “Shqipëria do të bëhet kur shumica e shqiptarëve të bëhen shqiptarë”.

Beteja e informacionit për ngjarjet në Ukrainë

$
0
0

Nga Jamie Dettme

lajmetMedia e kontrolluar nga Kremlini ka filluar një fushatë informative për të justifikuar marrjen e Krimesë nga Rusia. Por ukranasit tani janë duke u organizuar për t’iu kundërvënë variantit që jep Moska për ngjarjet. Kur ushtarët rusë morën kontrollin e gadishullit ukrainas të Krimesë javën e kaluar, Moska filloi një fushatë agresive propagandistike për të justifikuar ndërhyrjen e saj. Ajo pretendoi se trupat ishin dërguar për të mbrojtur popullsinë ruse dhe akuzoi forcat neonaziste dhe ekstremiste për rrëzimin nga pushteti të presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, përmbysja e të cilin shkaktoi ndërhyrjen ushtarake të Rusisë. Pas revolucionit  që përjetoi Ukraina, qeveria e përkohëshme e Kievit nuk i ka burimet mediatike t’i kundërvihet asaj që ajo e quan një variant të deformuar të ngjarjeve nga Moska; shumica e ministrave të rinj të Ukrainës nuk kanë zyrtarë shtypi. Por ukrainasit e zakonshëm tani po përpiqen t’i kundërvihen variantit të ofruar nga mediat e kontrolluara nga Kremlini. Pjesë e kësaj rezistence po ndodh në hotelin “Ukraina” të Kievit, ku është ngritur një qendër shtypi për krizën nga një grup ekspertësh të marrëdhënieve me publikun nga sektori privat. Frolova Alina, shefja ekzekutive e agjencisë së marrëdhënieve me publikun shpjegon: “Kur filloi pushtimi i trupave ruse, ne u shokuam dhe e kuptuam se qeveria jonë ishte mjaft e re. Ajo ndeshet me një numër të madh problemesh dhe nuk ka as kohë t’i kushtojë vëmendje mbrojtes së Ukranës në fushën e informacionit. Ne filluam të telefononim njëri tjetrin, duke thënë se duhet të bëjmë diçka për të dhënë informacion më të pavarur, më të besueshëm, pikëpamjen tonë për ngjarjet.” Frolova thotë se qendra e shtypit nuk financohet nga qeveria. “Qendra operon tërësisht mbi baza vullentare dhe të gjithë njerëzit që punojnë atje, janë profesionistë të shtypit, komunikimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.”Qendra e krizës nuk ofron informacionin e vet, por në fakt shërben si një platformë për politikanët ukrainas, aktivistët, biznesmenët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që vizitojnë vendin, që të mbajnë konferenca për shtyp. Komentet e tyre njoftohen më pas në informacionet për shtyp dhe në faqen e qendrës në Facebook, si dhe përmes Twitter-it. Këtë javë, Departamenti i Shtetit e kritikoi propagandën ruse, duke thënë se “bota nuk ka parë një trillim rus kaq befasues, që kur  Dostoyevsky shkroi se: “veprimi aritmetik dy shumëzim për dy bëjnë pesë, nuk është pa përkrahësit e vet”. 18-vjeçari Sviatuslav Yurash është dakord me këtë thënie të Departamentit të Shtetit. Ai është njëri prej shumë rusëve që përpiqet ta përdorë internetin për të filluar nisma për t’iu kundërvënë medias shtetërore ruse. Faqja e tij në internet EuroMaidanPR filloi të funksionojë në janar për të dokumentuar protestat kundër Yanukovych-it. Por tani ai dhe miqtë e tij po përqëndrohen tek Krimea dhe tek kriza me Rusinë.   “Ne përpiqemi të japim më tepër fakte për të evidentuar të vërtetën për atë që është duke ndodhur në lindje, në jug dhe në Krime.” Faqja në internet e Yurash-it i demaskoi menjëherë thëniet e Moskës se dhjetra mijëra rusë janë duke u larguar nga Ukraina. Ai shton se një prezantuese e njohur e televizionit rus “Russia Today”  dha dorëheqjen në shenjë proteste nga stacioni. “Rusia ka filluar një fushatë gënjeshtrash të zhurmëshme. Sot ne dhamë lajmin se një nga prezantuset e la vendin e punës, ngaqë nuk vazhdonte dot më me gënjeshtrat..  Në kushtet kur po shtohen tensionet në Krime, beteja në fushën propagandistike mund të intensifikohet.

 

Marre nga “Zeri I Amerikes”

 

Viewing all 245 articles
Browse latest View live